ARKIVI:
12 Qershor 2026

VIDEO – “Lëvizja e Deçanit dhe përgjigja e hz. Ibrahimit (a.s.)!”, komenti i myftiut të Shkodrës imam Muhamed Sytari

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

Ndërsa prej disa kohësh, vijohet me debate e komente virtuale lidhur me atë që quhet “Lëvizja e Deçanit” siç njihet sot ose “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” me moton “Të jemi vetëm shqiptarë”, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka publikuar një video mesazh në rrjetet e tij sociale.

Në një mesazh video të titulluar “Lëvizja e Deçanit dhe përgjigja e hz. Ibrahimit (a.s.)!”, myftiu i Shkodrës rrëfen një histori që vjen nga thellësitë e shekujve, për ti dhënë një përgjigje edhe lëvizjes që po zhvillohet në Kosovë.

Imam Sytari e konsideron “boshe” lëvizjen teksa flet edhe për “Fenë e kthyer në tregti”. Në rrjetet e tij sociale, nuk kanë munguar as komentet, një pjesë të të cilave, u ka kthyer edhe përgjigje imam Muhamed Sytari.

Sulltan Mehmet Fatihu, i tmerrshmi, gjakatari që e shkatërroj Shkodrën deri në themel, e kolonizoj, i vrau, dhunoj e dëboj shqiptarët prej Shkodrës e një varg qytetesh shqiptare, të cilat i shkretoi tërësisht; por që sot e zgjon admirimin e Myftiut të Shkodrës Muhamet Sytarit, i cili madje i kërkon falje “në emër të myslimanëve” që “nuk jemi treguar mirënjohës” ndaj veprës së tij shkatërrimtare dhe gjenocideve të shumëta të ushtruara ndaj shqiptarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu