Vjosa Osmani bërë homazhe pranë memorialit 11 shtatorit 2001 Në New York, ku i përkujtoi viktimat e sulmit terrorist islamik

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Presidentja Osmani nderoi viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001: Jemi në krah të popullit amerikan, sikurse çdo herë dhe partnerë të vendosur kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve 

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në New York ka bërë homazhe pranë memorialit 9/11 ku ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.

Forhåndsvisning av bildePresidentja Osmani ka thënë se sot ka nderuar kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, duke shtuar se populli i Kosovës është në krah të popullit amerikan, kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve.

Forhåndsvisning av bildeNë vijim, postimi i plotë i Presidentes Osmani:

“Asnjë ditë e vetme nuk do t’i fshijë nga kujtesa e kohës”/ Virgil

Kjo thënie e Virgjilit e vendosur në ballë të Memorialit 9/11, është thirrje për kujtesë të përhershme. 

Forhåndsvisning av bilde

Mbi 3 mijë jetë të shuara në sulmin e 11 shtatorit 2001, na kthejnë kujtesën e na grishin ndërgjegjen sa e çmuar është liria!  

Shkallët e mbijetesës, druri i vetëm i mbijetuar, fotografi të të zhdukurve, një automjet zjarrfikësish përbëjnë një pjesë të ekspozitës së tmerrit nga sulmet e 11 shtatorit 2001. 

E kaluara gërshetohet me të tashmen, dhimbja me krenarinë, kujtesa me të sotmen, jonjerëzorja me njerëzoren. 

Mbi të gjitha, flamuri amerikan kudo si shenjë e mbijetesës se Amerika dhe bota civilizuese nuk zbrapsen para qëllimeve dashakeqe të forcave të errëta, të cilat janë kundër lirisë. 

Rrëfimi i të birit të një zjarrfikësi amerikan, rrënqethës e frymëzues, njëkohësisht. Ata që janë reaguesit e parë, të parët e panë tmerrin, të parët e ndjenë dhimbjen e disa nga ta u bën pjesë e dhimbjes. 

Forhåndsvisning av bilde

Jetë njerëzish u shuan nga sulmi terrorist, në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë. Mon Gjonbalaj nuk arriti ta gëzoj pensionimin. Të njëjtën ditë në vend të pensionit fitoi  përjetësinë.  

Forhåndsvisning av bilde

Sot nderova kujtimin për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. Jemi në krah të popullit amerikan, sikurse çdo herë dhe partnerë të vendosur kundër terrorizmit dhe çfarëdo forme që cenon lirinë e të tjerëve. Amerika është personifikim i lirisë, ndaj në mbrojtje të saj jemi gjithnjë bashkë! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu