ARKIVI:
12 Qershor 2026

Pykat serbe me pushkë të Xhafer Devës

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Ragip Shala

Kohëve të fundit e tër propaganda serbe : diplomacia , mjetët e komunikimit masivë ,
Institutet shkencore etj , janë mobilizua ta gozhdojnë Republikën e Kosovës pos
,, krimëve ‘’ ndaj serbëve edhe për ,,antisemitizëm ‘’ . Kësaj radhe propaganda serbe
trumpeton për ,, krimet ‘’e Xhafer Devës ndaj serbëve dhe hebrenjëve gjatë LDB në
Kosovë . Beogradi me këtë propagandë mjeshtërisht në njërën anë gozhdon Kosovën , në
anën tjetër , në arenën ndërkombëtare , sidomos në Izrael dhe komuniteti hebre në
SHBA , ka arritë t’i ,, zgidhë duart ‘’ e Serbisë për ofensivë diplomatike kundër
Kosovës . ,, Vrasja ‘’ e serbëve nga pushka e Xhafer Devës ka egzalltua ,, djathëtistët ‘’ e
Kosovës për ,, patriotizmin ‘’ e Xhafer Devës , pavarësisht mercenarizmit kuisling të tijë .
Egzaltizmi i ,, djathtistëve ‘’ kosovarë ka kulmuar me projektin për meremetimin e shtëpisë
së Xhafer Devës në Mitrovicë , madje u propozuan edhe mjete finansiare nga institucionët
qeveritare të Kosovës ?! Meremetimi i shtëpisë , propagandës serbe i sherbeu si ,, qershi
mbi tortë ‘’ për ,, antisemetizmin ‘’ dhe ,, krimet ‘’ ndaj serbëve gjatë LDB në Kosovë .
Pushka e Xhafer Devës , vërtet ishte vrasëse , por nuk ka vrar as serb as hebrenjë , por
ka vrarë vetëm shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë .
Kuislingu Xhafer më 1930 kur po ndërtonte shtëpinë e tijë me ,, dozvollë ‘’ të
N.Pashiqit , Arbëria e Vogël : Galica , Mikushnica , Luboveci ishin rrafshuar për tokë , nga
ushtria dhe gjendarmeria serbe , por pavarësisht terrorit serb , pushkët e lëvizjës guerile
( kaçke ) për lirinë e Kosovës nuk ndaleshin . Mundë të ketë krisur edhe pushka e Xhaferit
në atë kohë , por jo kundër ushtarëve dhe gjandarëve serb , por në ndoni zjafet të
,, pobratimëve ‘’ të tijë . Pushka e Xhaferit ka krisur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore
por nuk ka vrarë partizanë apo çetnik serbë , por vetëm antifashistë shqiptarë .
Si ministër fashist në Shqipëri ishte protagonist i masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë
pastaj edhe i maskarës në kampin e përqendrimit në Prishtinë . Si nuk rastisi të vritej nga
pushka e Xhafer Devës as një serb , apo hebre në kampin përqendrimit në Prishtinë , por
të gjithë qëlluan vetëm shqiptarë ?!
Pas fitorës së antifashistëve në Shqipëri , Xhafer Deva është arratisë në Austri duke
kaluar mes për mes Serbisë , me veturën e tijë personale pa as edhe ,, një therrë në
kambë ‘’. Meqë pushka e tijë paskësh ,, vrarë ‘’ serbë si ishte e mundër kjo ?!
Gjatë luftës së ftoftë , Xh. Deva ishte në krye të operacinëve për vite të tëra ,, çlirimtare ‘’
kundër ,, komunizmit ‘’ në Shqipëri .
Komuniste ishte edhe RSFJ -ja , por ai nuk shkrepi as edhe një plumbë për ta ,, çliruar ‘’
RSFJ prej ,, komunizmit ‘’ , apo për ta ,, çliruar ‘’ Kosovën prej okupimit jugosllavë .
Përkundrazi në tër operacionët e tijë ,, çlirimtare ‘’ kishte komandantë gjeneralët e APJ -s
në krye me Aleksandër Rankoviqin dhe Titon .
Xhafer Deva ishte vrasës , kriminel , icili përgjaku Shqipërinë gjatë LDB , përgjaku edhe
gjatë luftës së ftoftë , madje edhe me Dinar , dhe konstruksione të gjeneralve të
Beogradit .
Heshtja e mekanizmave shkencorë , politik , diplomatik të Republikës së Kosovës karshi
luftës speciale serbe për gjoja ,, antisemitizmin ‘’ dhe ,, krimet ‘’ e Xh. Devës ndaj
hebrenjëve dhe serbëve është për Alarm …

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Nuk mundem me besu qe jam tu i lexu ketu , e ne nje vend, ne 40 e dicka reshta, kaq fjali dhe “te dhana” te gjujtuna ne nje kopertine e qe e kontradiktojne njena tjetren. Shembull shkollor i fenomenit Contradictio in Adiecto dhe faktografik por dhe stilistik. Nuk jeni tu i mbrojt ju ketu shqipataret, zotri. Jo. Por jeni tu e mbrojt Enver Hoxhen. Pash shqipetarin e beses, sepse me thane pash besen e shqipetarit…hmm… kishte qene thanie shume e pergjithesueme, jo e sakt, se besa te shqipetaret eshte bere fenomen endemik. Pra, pashe shqipetarin e beses a mendoni ju qe jeni me te mencur apo me te informuar per hebrenjet e sa vet hebrenjet qe dijne me emra Historine e njerzimit nga Adami (Ademi) 14, gjenerata, deri te Abrahami (Ibrahimi) 14 gjenerata e deri te mbreti i tyre, Hebrejve David, 14 gjenerata dhe ma vone edhe 14 gjenarata tjera deri te personi prej cilit numrohet Era e Re por ketu po ndalem sepse nuk perzihem me tutje te disa qendrime te tyre lidhur me perosin e gjenerates se 14 nga Mbreti David. Pra hebrenjet dijne dhe kane te shenuar te gjitha, Me emna, saktesisht. Dhe kuptohet, me radhe i dijne te gjithe, te gjitha emra ne imtesi, kush ishin ata qe kane mar pjese ne Holokaust, eksterminim i 6 (gjasht) milon hebrenjve nga shtatori 1939., e deri ne maj te vitit 1945. Dhe ju u gjetet me i u tregu hebrenjeve kush ishte Xhafer Deva?! Ju?! Pozicionohuni zotri, pozicionohuni a bon…? Dhe po shkruni ketu qe Xhafer Deva i ka vra shqipetaret. Manuvri klasik, Trego me gisht kah tjetri per me e mlu kryesorin. Ai Enver Hoxha i juj i ka vra dhe eksterminu, shkatrru ma shume shqipetar se sa ne jete i kan pa aq shqipetaret bashk Xhafer Deva dhe Draža Mihajlović. Cka mi ja zon per te madhe Draža Mihajlović, hajt cka? Ai ishte serb, crnorukash, kuptohet qe nuk i ka dasht shqipetaret. Cka mi ja zone per te madhe Aleksandar Ranković. Ai ishte me prejardhje malazez bjellash (proserb). Cka pritet prej tina… Ne fund ai e cenon dhe Titon. Por Josip Broz Tito, kroati, partizan i shkathet qe i ka vra nder njerz me te mire e partizanet antifashist, dhe shume civil kroat, qe nuk ishin partizan, ai Josip Broz kupton vone kush eshte Aleksandar Ranković, kur e cenoi te, pra kur Ranković e cenoi vet Titon, dhe ne menyre shume te shkathet ne ishillun kroat Brijuni i mledh Tito shoke te vet kroat, dhe pergadisin kurth e ne menyre dhe taktike maestrale per Aleksandar Ranković 1966. Asnje, ASNJE serb nuk ishte, i hiqen te gjithe serb nga ishulli Brijuni, dhe pergadisin qe te vjen Ranković, e i rrethum me kroatet. Dhe Tito e shkarkon. Po, te mos dalim nga tema. Ju ketu ne menyre aq amatore, e ne manire te nje nxansi nga shkolla fillore, klasa e 7-te, po na numroni do “te dhena” jo sepse Juve Ju inereson e verteta dhe personi, potre i Xhafer Deves, por doni ta mbuloni kundershtarin e Xhafer Deves, ate mjeranin Enver Hoxhen qe i mposhtnoi i perndjeki familje te tera, i vrau neper burgje dhe kampe perqendrimi mijera shipetare. I vrau shume shqipetar. I shkatrroi shume shqipetar, gjenarata te shumta te shqipetarve.Popullin e vet. Pra, shqipetari Enver Hoxha. Dhe e dorzoi Kosoven shqipetare Titos. E DORZOI KOSOVEN TITOS dhe Jugosllavise! Pa mbylleni dhe mbylluni. Qe ne shenje te Vullnetit te Mire nuk po e hapi temen e Fenomenit shkaku-pasoja, me radhe pse paska pas Enver Hoxha aq probleme me vehten dhe me orientimin-identitetin gjinor me vehten. Qe… ne shenje te Vullnetit te Mire, nuk po e hapi kete teme. Pra, mbylleni! Okeeej?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu