Personat e kësaj fotoje që defiluan rrugëve të Prishtinës e që u arrestuan nga policia, a janë “rojet e moralit islam?”

Shkrime relevante

Ngritu, Nënë Terezë

  Luan Dibrani, Gjermani Shtator 2026 Ngritu, moj Nënë Terezë, nga heshtja e dheut, se...

Kim Mehmeti, analist apo myk ideologjik në murin e shqiptarisë?

Nga Rrezart Kalaja Uashington, SHBA Ka njerëz që dalin në skenën publike me...

Debat me sulme paragjykuese ndaj Dejona Mihalit

Agim Vuniqi, Vashington ____ Kur bëhet fjalë për Dejona Mihalin, zyrtare e lartë...

Frika ka emër, ajo e ka emrin “propagandë rrencake”

Lirim Gashi, Prizren ____ FRIKA KA EMËR, AJO E KA EMRIN PROPAGANDA RRENCAJKA ____ Në...

Shpërndaj

Marin Sopi, Llapushnik-Drenas
__
Flitet për “pasdaranët” e Kosovës!
Po këta dhjetë personat e maskuar, me veshje të zeza, që defiluan në rrugët e Prishtinës, a nuk ngjajnë në rojet e moralit të islamit në Iran, apo siç quhen ndryshe Pasdaranët?
Meqenëse Policia e Kosovës i ka arrestuar, është mirë që të dalin me një deklaratë, sepse kështu fusin dyshime dhe frikë te popullata, e cila këto ditë është mjaft e shqetësuar për faktin se kemi hyrë në një fazë të re të definimit çka është vlerë kombëtare dhe demokratike e çka cenim i laicitetit të shtetit dhe me këtë të fundit edhe devijim nga rruga, të cilën na e trasuan dëshmorët dhe martirët e shumë gjeneratave.
Uroj që këta djem, në të zeza e me qen për dore, të jenë pjesë më shumë e një show mediatik, sesa ata që duan t’i sfidojnë organet e sigurisë së shtetit duke i frikësuar qytetarët.
Atë çka shohim në dasma dhe në përditshmërinë tonë, shefqetat dhe BIK – u e kanë humbur betejën. Kushtetuta e vendit duhet respektuar!

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu