Bukuria e historive artistike, ese për librin me tregime të Rrahim Sadikut “Shëti në bjeshkët e Kelmendit”

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ragip Kçiku, Ferizaj

___

BUKURIA E HISTORIVE ARTISTIKRE
(Për librin me tregime “Shëti në bjeshkët e Kelmendit” të Rrahim Sadikut)

Tregimet e librit “Shëti në bjeshkët e Kelmendit” të Rrahim Sadikut kanë frymëzim tabanin kombëtar, duke nisur nga periudhat e hershme, tek pushtimet e trojeve ilire, tek ardhja e hordhive të ndryshme nga lindja, si ato mongole, sllave e të tjera, për të dalë te pushtimi bizantin, serb e turk. Jetesa dhe mbijetesa shqiptare, e parë me syrin e imagjinatës, duke e mbështeur në të dhëna historike, legjenda e traditë, jepet me nyansime të shumta, duke transformuar personazhet, duke i zgjedhur format e shprehjes e duke e inkuadruar stilin, gjuhën e imagjinatën në ambientin ku zhvillohet ngjarja, pra duke mbetur i shkrirë në lashtësi e në të sotmën.

Disa tregime lidhen me periudhën e themelimit të shtetit të nemanjiqëve në këto treva dhe me planet e veprimet e tyre për zhdukjen e çdo gjurme shqiptare në këto troje, si përmes politikës shfarosëse, ashtu edhe përmes institucioneve që kishte ngrehur për ta rrënojsur sllavizmin e për ta zhdukur çdo gjurmë që fliste për banorët e hershëm të kësaj ane e për e qytetërimin e tyre. Janë të një rëndësie të madhe dhe të realizuara bukur tregimet që lidhen me të sotmen, në të cilat del në dukje modernia dhe vazhdimësia shqiptare e sakrifica për gjeneratat e mëvonshme.. Nyansimet gjuhësore e artistike janë arritur përmes forcës së fjalës, qartësisë së shprehjes, korrektësisë së dialogut e begatisë frazeologjike, me të cilat ngjarjet në tregime zhvillohen lirshëm dhe me intensitet të dendur artistik.

Autori ka njohuri e të dhëna për kohën kur ndodhin ngjaret, të cilat na i jep me kronologji kontekstuale, duke nisur nga legjendat, bestytnitë, të dhënat e përcjella gojë më gojë e deri te dokumentet arkivore e historike dhe me të gjitha këto, mendoj, na ka sjellë material të mjaftueshëm artistik e faktik, për ato kohë shumë të turbullta. Ai shpalos vazhdimësinë shqiptare të Kosovës, në të cilën është kultivuar e në të gjitha rrethanat gjuha shqipe, kultura shqiptare dhe të veçantat kombëtare, duke filluar mënyra e ndërtimit të shtëpive, nga kultivimi i bimëve, duke dalë te oda shqiptare, te lojërat e vallet e deri te organizimi për të rregulluar jetën e mbrojtjen e saj e për të marrë pjesë edhe në çlirimin e vendit. Kemi para vetes një biografi të pasur të një qytetërimi, po të tjetërsuar nga pushtimet, sidomos në mesjetë.

Për të ilustruar pohimet e mia, po sjell këtë fragment nga tregimi “Në Fushën e Mëllenjave”, ku shpaloset bukuria e trojeve shqiptare, që në gjenezën e tyre: “Nga këto kujtime më largoi njëri nga priftërinjtë, që me sa dukej ishte mahnitur nga bukuria e Fushës së Mëllenjave dhe sikur nuk po e besonte se nuk ishte ëndërr, se pamja të cilën e kishte përpara ishte reale. Ato lugina, ai gjelbrim i harlisur, ato pllaja e livadhe gjithë lule e gjallëri, ajo joshje që buronte ngado, sikur kishte shkuar deri në qiell e sikur kishte kapluar mbarë atë tokë…”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu