Ambasadori i i Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, shfaq interesim për veprën “Thesar kombëtar” të përuruar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Tiranë, 10.10.2022 

AMBASADORI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS SHKELQËSIA E TIJ SKËNDER DURMISHI SHFAQI INTERESIM PËR VEPRËN “THESAR KOMBËTAR” DHE RRETH PËRURIMIT QË IU BË KËSAJ VEPRE NGA AKADEMIA E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË 

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Shkëlqesia e Tij z. Skënder Durmishi priti në një takim pune delegacionin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”  të Suedisë, në përbërje të të cilit ishin z.Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës dhe z.Viron Kona, shkrimtar dhe anëtar nderi i Shoqatës.  

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të ndërsjellë mes Ambasadës së Kosovës në Shqipëri dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, e cila është rezidente në Mbretërinë e Suedisë. 

Kryetari i Shoqatës informoi gjerësisht z. Ambasador për veprimtaritë social-kulturore dhe letrare që zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, siç janë probleme të ruajtjes së gjuhës shqipe, veçanërisht për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë; çështje të botimeve letrare e publicistike, të traditave dhe të trashëgimisë kulturore e popullore shqiptare; çështje të integrimit sa më të mirë të mërgimtarëve shqiptarë në Suedi; përkujtimin dhe kremtimin e ngjarjeve madhore e festive të kombit shqiptar, etj.        

Ambasadori i Republikës së Kosvës z. Skënder Durmishi shfaqi interes për veprën “Thesari Kombëtar”, e si rrjedhojë u zhvillua një bashkëbisedim interesant rreth përurimit që iu bë kësaj vepre në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, më 15 korrik 2022 dhe vlerësimeve të kryesisë së Akademisë për këtë vepër me rrezatim të gjerë kulturor, letrar, gjuhësor dhe atdhetar. 

Ambasadori Durmishi siguroi anëtarët e delegacionit për mbështetjen e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë nga ana e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm mes tyre, si dhe shprehi dëshirën për të marrë pjesë në ndonjë nga aktivitet kulturore të Shoqatës që do të organizohen në të ardhmën në Suedi. 

I gjithë takimi u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe vëllazërore. 

             Administrata e Shoqatës    

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu