ARKIVI:
10 Qershor 2026

Shtëpitë e pleqëve edhe sikur të ishin hotele më madhështore, për të moshuarit është një tmerr

Shkrime relevante

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Shpërndaj

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Gjatë 2-3 dekadave të fundit (me “modernizimin” evropian), përveç tjerash, edhe traditat tona të respektit për të moshuarit pothuajse janë zhdukur tërësisht. Prandaj, pak prindër shqiptarë e kanë kuptuar plotësisht përgjegjësinë e madhe të sjelljes së fëmijëve në botë dhe formimit të tyre për të menduar, vepruar dhe zgjedhur (shoqërinë) mjedisin e duhur. Ndaj, krahas të këqijave të tjera, ndodh edhe abuzimi me të moshuarit (që grushtohen dhe shqelmohen) nga disa infermiere kriminale që sillen si fëmijë të llastuar, meqenëse nuk janë fare të edukuara.

Mjerisht, rasti i terrorizimit të nënës së dëshmorit të kombit nuk është i vetëm…Kjo ndodhë në të gjitha trojet…

Nuk është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar (apo gjyshërit- gjyshet) nga shtëpia. Padrejtësi. Turp. Mëkat i madh, që kohët e fundit të jetës t`i kalojnë në ferr, shtëpi pleqsh, që edhe sikur të ishin hotele më madhështore, për të moshuarit është një tmerr.  

PS: Mendimi im, që është i njëjtë me mendimet e të gjithë miqve të mi (atdhetarë, intelektualë, gazetarë të respektuar) të trojeve dhe diasporës me të cilët komunikoj dhe prej të cilëve kam mësuar shumë gjëra…
Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu