ARKIVI:
29 Prill 2026

Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë

Shkrime relevante

Republika si kulturë shteti

Isuf Bajraktari, Suedi Kriza politike në Kosovë nuk është thjesht përplasje periodike...

Safet Hasani për librin e Ismet Hasanit, “Mustafë Hasani – Paci rapsodi që këndoi ”Lahutën e Malësisë”

Safet Hasani, Gjermani, redaktor i  librit   Mustafë Hasani – Paci rapsodi që...

Një dashuri e lashtë për Atdheun dhe gjuhën — dëshmi e 75 viteve

Dashuria për Atdheun dhe gjuhën shqipe nuk është vetëm ndjenjë, por...

Shpërndaj

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Kombi shqiptar është në prag të shpërbërjes. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish gjumash. Errësira nuk mund të dëbojë kurrë errësirën, këtë mund vetëm drita.

 Po përsëris diçka që shkrova para pak javësh:

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën

Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.

Përndryshe nuk do të ngriheshe e gjithë bota e egër serbe dhe ledhatuesit e tyre nga i gjithë rruzulli tokësor t`u bëjë presion (kërcënime) shqiptarëve që ta formojnë. Ndërkombëtarët: ambasadorë, qeveritarë, kalemxhinj e “ndërmjetësues” në dialog me nazistët, terroristët mbrojnë interesat e vendeve të tyre apo ato personale, frikësohen nga Rusia e Putinit, prandaj shumica prej tyre përkëdhelin Serbinë – brekët e Rusisë. Në këtë lojë ping-pong Kosova (shqiptarët në përgjithësi) bëhet peng.

PS: Është faji i indiferencës së shqiptarëve të Kosovës, që me dekada lejuan të “qeverisin” (shkatërrojnë)  vendin disa bajga kundërmuese të cilët duke keqpërdorur ndërtesën e Kuvendit miratuan “zajednicën”, një serbistan serbo-sllav-karpatian  brenda Dardanisë-ilire-shqiptare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Gjokë Dabaj, Tivar

    Po. Unë e kam thënë me kohë. A kanë sërbët asociacion në Kroaci? A kanë sërbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë sërbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? Pastaj: A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Sërbisë?
    A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Sërbisë? Kush janë këta ndërmjetës që po u bëjnë presion shqiptarëvet për të njohur një Republikë Sërbe brenda Republikës së Kosovës?! Të këtillë ndërmjetës janë thjeshtë armiq të Evropës, por edhe të Amerikës. Ose janë byla e nuk dinë as çka thonë, as çka bëjnë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu