Të qarkosurit në mediokritetin e tyre gjenial

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Sali Bytyçi, Prishtinë

Shkenca dhe arti janë me pakicë, si ari. Ranë, dhe e thëngjill, mbi tokë e nën tokë, ka me shumicë.
Kujtim Shala i paska botuar deri më tani afër 50 libra, Ernesto Sabato më pak se 10. Ndoshta pak më shumë se 5. Dhe Ernesto Sabato ka jetuar mbi 90 vjet, Kujtimi është aty nga gjysma e moshës së Sabatos.
(Mos më gjykoni për numra, për mua një më shumë a më pak nuk ka rëndësi: jam poet, nuk jam matematikan!)
Kujtimi mund të shkruajë edhe 50 libra të tjerë, i bën 100! Krejt kritikë letrare.
Sabato ka shkruar një libër me titull “Shkrimtari dhe fantazmat e tij”. Kur jemi te librat, te vlera e tyre, mund t’i peshojmë: në krahun e majtë vëmë librin e Sabatos, në të djathtën (se edhe ashtu Kujtimi ka dëshirë të jetë i djathtë!) të 50 librat e Kujtimit. Pesha mbetet nga ana e majtë.
Vëmë edhe rreth 30 librat e Sabri Hamitit! Prapë pesha mbetet në anën e majtë!
Pastaj i vëmë edhe librat e Ali Aliut, Rexhep Ismajlit, Zejnullah Rrahmanit etj., po as që arrijnë ta lëvizin peshën në anën e kundërt.
Vëmë edhe gjithë librat kritikë të krejt Qarkut të Prishtinës, peshorja mbetet në të njëjtën pozitë. Tani mund t’i vëmë edhe librat tjerë, po Qarkistët, të ngërthyer në gjenialitetin e tyre qarkistian, nuk durojnë përzierje!
Për ta përfunduar. Ju që e lexoni këtë shkrim të shkurtër, për një gjë ju siguroj: Nuk jam i çmendur fare! Do të doja me gjithë shpirt të kishte lindur Sabatoja këtu te ne, jo në Argjentinë!
Ta përkthenin Sabaton nga gjuha jonë në gjuhët e botës! Kjo do të më bënte të lumtur mua. Ndërsa Kujtimat, Sabriat dhe të gjithë Qarkistët, të lindnin në Argjentinë. Të kënaqeshin e të vetëkënaqeshin në Qarkun e tyre, ashtu siç edhe e meritojnë! Ta stolisnin njëri-tjetrin me dafinat e lavdisë, dhe të deheshin me opium në atë Olimpin e tyre të cilin nuk mund ta gjesh të regjistruar askund në hartën e botës!

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ore zoteri, ky shkrimi i yt eshte tendencioz dhe i pavlerë. Nuk behet krahasimi i Sabatos me disa shkrimtarë (studiues letrar) nga Kosova. Nuk behet krahasimi i Ronaldos apo Mesit me Vojvoden apo Hadergjonajn. Jane kategori te ndryshme. Ti mund ta krahasosh vehten ( nese ke këllqe) me profesoret Shala, Hamiti, Rrahmani, Ismajli …

  2. Albert: krahasimet i bjene tjeret për vehten tende! E Prof. Dr. Sali Bytyqi din n‘gjum, me shume se te gjithe ata analfabetat qe ke permende!

    • Eshte e drejte e jote qe te kesh simpati per z. Bytyqi. Eshte normale qe per te të ndiesh afersi, të të pelqeje dhe ta cmosh. Deri ketu je ne rregull, por eshte e turpshme thenja qe akademiket tanë (ata te cilet une i permenda) jane analfabete. Z. Bytyqi mund te jete i ditur, por akademiket tane jane shume me lart se sa ai.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu