ARKIVI:
27 Prill 2026

Sa herë kaloj të varret në Makoc të Gollakut 

Shkrime relevante

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Shpërndaj

Shkruan: Luan –  Asllan Dibrani  

Poezi

Vitet  ikën  fluturimthi  

Sikur gjethet  e vjeshtës nga vasa  që  bien  

 Rikujtoj  këto dëshmorë me krenari 

Aty sa here   qe shkoj  varret i ujis me lotët e mi 

Ne pranvere  lulet  pran jush i  ujis  

Një nga një  iu puthi  varret e  skalitura në guri   

 Ju na e sollët lirinë  me gjakun  e juaj 

Sa here kaloj  pran jush  e kujtoj  masakrën  serbe  

Pran syve me  dalin barbarët e mesjetës 

 

Këtu në këto varre  janë  te dashurit tanë  

Gollaku  gjithkund është ma varre 

Ju  dëshmor  jeni te radhës së fundit 

Ju pushoni  pran  eshtrave te gjyshërve e stërgjyshërve tanë  

 Edhe ata vdiqën  për  liri e vatan  

Këtu  u masakruat  e u dogjët  egërsisht 

Edhe  ti  fëmija i vogël  këtu  je pran tjerëve  

Ishe   akoma  me  qumështin  e nënës   

Edhe ty gjysh ti kujtoj  rrudhat  në fytyre 

Tytën kur u drejtojshe  pushtuesve  

U rrite dhe  vdiqe ne  front me armikun 

Të kujtoj  ty  nëno qe je në mesin e heronjve 

Ta kujtojmë  bukën qe dhe  për burrat e malit 

Te kujtojmë baba  qe vdiqe  burrërisht  pa u trembur 

Me pushke ne dore lirinë  na  e solle 

Edhe sot me del  pran sysh  gjaku i juaj qe kulloj deri në  lum
Breshëritë e plumbave barbarë iu vranë  

Por atë dite   ju lindët dhe amanet keni lënë 

Tu kujtojmë  për liri  e atdhe keni rënë  

Kurdoherë ne ëndërr   kur na thërrisni 
Për here atdheu iu nderon dhe  rron me ju 

Pak ma andej më shkojnë sytë në kasollen  e vogël  

U poshtëruar krenaria  e jote motër  

Atje  me larte shihet  shtëpia e hallës se babait tim  

Te kujtova ty hallë  të  gjallë  të dogjën  

Në shpirtin tim gjithmonë mbetet borë acar e dimër 

Po tretem i thyer ne shpirt e zemër  

 Lëshoj vetëm  ofshamë   dhe iu them  

Te ju ka vetëm  ditëlindje or dëshmorë 

Kurrë nuk vdesin atdhetarët… 

Varret  e juaja  i shoh te mbuluara me  borë  

Një  copë akull më mbulon  trupin 

Dhe me mërdhinë ne  brendësi  

Krenar ndihem gjithmonë ju na sollët këtë  liri… 

 

  • Poezi kushtuar  dëshmoreve te  Makocit në   masakrën  e viti 1999  

Qershor  2023 Shtuttgart 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu