ARKIVI:
4 Gusht 2026

Njëmbëdhjetë mendime me pikëçuditje

Shkrime relevante

Askush nuk duhet me u kërcënue për shkak të mendimeve të veta

Dom Nikson Shabani, Prizren Kundërpërgjigje ndaj Prof. Dr. Milazim Krasniqit . Nëse...

Kur kujtesa zëvendësohet me spektaklin

Agim Vuniqi, Vashigton ____ Kemi dëgjuar shpesh diskursin folklorik: “Hajde veshi çizmet e...

Shembuj dhe fakte, administrata digjitale dhe siguria kombëtare (2)

Safet Sadiku, Zvicër ____ Edhe Republika e Kosovës nuk mund të konsiderohet se...

Serbia që “e ngatërron televizorin” me historinë

Lirim Gashi, Prizren ___ Nga Memorandumi i SANU-së te Vuçiqi: si u ulën...

Shpërndaj

Lis Bukuroca , Gjermani

1. Njerëzit që patën guximin të luftojnë për atdheun ishin tepër pak. Njerëzit që nuk tuten për ta vjedhur atdheun duke shfrytëzuar statusin e veteranëve, janë tepër shumë!
2. Burrat që miratojnë ligje kundër dhunës dhe që kanë pushtet legjislativ, ushtrojnë vetë dhunë aty ku aprovohen ligjet – në Kuvend!

3. Disa gra që pretendojnë se luftojnë për të drejtat e grave, përdorin ato klishe për gratë, të cilat i përdorin edhe burrat që i urrejnë gratë!

4. Njeriu që në kohën e luftës pat ikur me fustan, shpesh para lufte pat ligjëruar për trimërinë!

5. Njeriu që mëson njerëzit për shpirtmirësinë, u thotë atyre: “Ata që nuk janë si ti, duhet ti urresh!”

6. Ai u lëndua gjatë arratisjes nga lufta, por rreth 18 vite  më vonë, u shpall invalid i luftës!

7. Profesori që është shembull par excellence i mediokritetit, ligjëron për menaxhimin e mediokriteteve!

8. Politikani i korruptuar premton se do ta luftojë korrupsionin!

9. Njeriu që bleu diplomën e fakultetit, flet për luftimin e korrupsionit në institucionet e larta të arsimit!

10. Tjetri në debat flet kundër dhunës, por vetë gjersa shprehet kundër dhunës përdor dhunë verbale!

11. Para lufte iku në Perëndim,19 vite më vonë shpallet veteran i luftës në Kosovë. Nuk pati guxim të luftojë për atdheun, por ka shumë guxim për ta vjedhur atdheun!

Dhe kështu vazhdon më tej: prostitutat flasin për besnikërinë në dashuri, klerikët e pamoralshëm për moralin, tucat e luftës për trimërinë gjatë luftës, hajdutët për luftimin e hajnisë, injorantët për luftimin e injorancës, e kështu me radhë poshtë e lartë njëherë e në këtë kohë kur turma amorale kishte marrë turr drejtë pasurimit….

E rinia? Të rinjtë do të ikin në Perëndim, ku shpresojnë për më shumë drejtësi dhe më shumë fitime dhe nuk do të mund të merren shumë me politikë, sepse do të kthehen të rraskapitur nga puna dhe, nuk do të presin më shpërblime nga politika…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu