Kryeministri Kurti vizitoi qytetin e Pejës

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Pejë, 22 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Pejës.

Vizitën e tij kryeministri Kurti e filloi në Qendrën Nacionale të Xhudos, ku u mirëprit nga Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka dhe ekipi kampion i xhudistëve. Në këtë takim, ata i prezantuan kryeministrit projektin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos si pjesë e programit “Kosova, shtet i Xhudos”. Qeveria po investon në fuqizimin e xhudos përbrenda vendit dhe në promovimin ndërkombëtar përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së mëtejme të rezultateve të xhudistëve tanë.

Forhåndsvisning av bildeNdalesën e radhës, kryeministri Kurti e pati te Kulla e Ministerit, e cila ka një arkitekturë e stil të veçantë, dhe e cila po restaurohet në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të vazhduar në Çarshinë e Gjatë, e cila përkundër shkatërrimit masovik nga forcat serbe është rindërtuar. E më pas, vizita vazhdoi në dyqanin qindravjeçar të briskpunuesit Musa Gorani, i cili është restauruar dhe funksionalizuar falë mbështetjes direkte të Qeverisë.

Forhåndsvisning av bildePërmbylljen e vizitës së tij në qytetin e Pejës, Kryeministri Kurti e bëri me vizitën në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua me drejtuesit e Anibarit dhe Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të animuar, i cili sipas kryeministrit zë një vend të rëndësishëm në skenën tonë të artit duke promovuar diversitetin dhe kulturën tonë përmes filmave të animuar e shumë programeve të tjera. Edicioni i 14-të i festivalit Anibar po zhvillohet nga data 17 korrik deri me 23 korrik.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi dhe deputetët Gramos Agusholli, Fatmire Kollçaku dhe Ardian Gola.

Në këto dy vite janë zhvilluar projekte të shumta të restaurimit në rajonin e Pejës dhe po punojmë që ky potencial të shndërrohet në mirëqenie për qytetarët.

Më shumë foto, gjeni në linkun më poshtë!

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-vizitoi-qytetin-e-pejes/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu