ARKIVI:
16 Qershor 2026

Vjosa Osmani ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin që u vra në Banjskë

Shkrime relevante

Edi Rama e preu n’besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

Paul Tedeschini, Milano, Itali  Shkurtimisht: Para zgjedhjeve të 11 majit 2025 Edi...

 Liria Demokratike & Robëria Socialiste

Besim Prishtina ____ Një socialiste e painformuar nga Shqipërisë ka deklaruar se Kosova...

O idhulli im, shpëtimtari i popullit tim

(Vargje mirënjohjeje Presidentit amerikan William Jefferson Clinton, mikut të madh të...

Sot…, poezi nga Fetah Rrustem Sheholli

SOT... Poezi Fetah Rrustem Sheholli Të kërkova: Nën hijen e rrushit Nën degët e kumbullës Në...

Mesazhi i vërtetë për mërgimin dhe përgjegjësia ndaj vendit

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Prej dekadash gurbeti ka qenë pjesë e...

Shpërndaj

Rreshteri, Afrim Bunjaku shpallet ‘Hero i Kosovës’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Zveçanit, Rreshterin Afrim Bunjaku.

Në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, Presidentja Osmani i ka ndarë çmimin “Hero i Kosovës” familjes së policit.

Osmani tha se rreshteri i vrarë u sfidua nga bandat e Beogradit ndërsa ra në mbrojtje të dinjetit të Republikës së Kosovës.

“Ai ra në mbrojtje te dinjitetit të Republikës sonë. Kosova nga sot ka edhe një hero i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e qytetarëve tanë. Afrim Bunjaku u sfidua nga bandat e Beogradit. Heroi ynë ishte një shtyllë e fuqishme e Policisë se Kosovës, ai tregoi trimëri të pashoq. Afrimi na kujton se heronjtë nuk lindin por bëhen me veprat e tyre. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzojë e ta ulë. Lavdi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për Afrim Bunjakun”- tha Osmani në mbledhjen komemorative.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra të dielën pas një sulmi nga një grup i armatosur, terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu