Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, mbërrin në Itali

Shkrime relevante

Një vepër që ruan kujtesën historike për Ulqinin shqiptar dhe politika e Malit të Zi 1881 – 1912

Nga Frank Shkreli ___ Në kujtim të mësuesit tim dhe historianit të Ulqinit...

Shqiptarët e Kosovës në qorrsokak drejt një besëlidhjeje kombëtare

Lekë Mrijaj, Klinë Në historinë politike dhe shpirtërore të shqiptarëve të...

Dr. Vlora Obertinca, nga prangat drejt dritës

Nga Sak Muji, Zvicër Ka njerëz që nuk hyjnë vetëm në jetën...

“Një autobus” i një lëvizjeje që tashmë nuk mund të heshtet

Nga Rrezart Kalaja Levizja e Deçanit e hapi debatin – sot ideja...

Shpërndaj

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“ është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit.

Kjo shtatore madhështore, e cila është vepër e skulptorit nga Prishtina Gëzim Muriqi, do të vendoset në sheshin përballë bashkisë në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili. Inaugurimi i saj do të bëhet më 30 gusht 2024, që përkon edhe me datën e themelimit të qytetit i cili daton nga viti 1488.

Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit Italian.

Një falënderim të veçantë kemi edhe për veprimtarin Qamil Isufi i cili është angazhuar me përkushtim dhe ka marrë përsipër shpenzimet shtesë, në mënyrë që shtatorja të niset me kohë e të sigurohet transporti i saj.

Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjithë mërgimtarët, shoqatat, klubet, e bizneset e shumta të cilët me kontributin e donacionet e tyre kanë bërë të mundur që të jemi shumë afër realizimit të këtij projekti.

Pas gati dy vite angazhim të shoqatës “Hora e Skënderbeut”, shtatorja e Skënderbeut ndodhet në Itali dhe në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë së Horës së Arbëreshevet z. Rosario Petta ne do të caktojmë datën kur ajo do të mbërrijë atje për tu vendosur përfundimisht në sheshin përballë bashkisë, e për tu përuruar më 30 gusht të këtij viti.

Sipas informacioneve tona, shumë bashkatdhetarë kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore. Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që rezervimet për shkuarjen e qëndrimin në Horën e Arbëreshëve në Sicili ta bëjnë me kohë. Festa tani është shumë afër!

https://horaeskenderbeut.ch/shtatorja-e-skenderbeut-mberrin-ne-itali/

Hora e Skënderbeut
Am Pfisterhölzli 50
8606 Greifensee (ZH)
Switzerland

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu