Perandoria e Fjalës, poezi nga Atdhe Geci

Shkrime relevante

Letër e hapur drejtuar institucioneve daneze dhe europiane

Xhemil Zeqiri, Danimarkë _____ Lënda: Kërkesë për vëmendje institucionale ndaj të drejtave të...

KOS-i dhe UDB-a nga nëntoka

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Ylli me 8 cepa, oktagrami ka kuptime të ndryshme të kultures edhe fesë!

Sabahate Byci, Gjermani _____ Në kontekstin e botës islame oktagrami i përbërë nga...

Shpërndaj

Atdhe Geci
___
PERANDORI I FJALËS – poezi nga libri “Iliada shqiptare”
Atdhe, naltoje  këngën  për  Atdheun
për pellazgo-ilirinë dhe pjesët e tjera
jepi frymëzim muzës dhe marsho, në
gjeografinë ilire shtrihet  atdheu  ynë
Atdheu ka forcë  të jashtëzakonshme
është pjesa e tërë e dheut arbëror, e
ëmbla tokë që e ndjejmë dhe e duam
hisja jonë e zotit, e diellit dhe  e detit
Atdhe, jepi  hov  Lëvizjes Kombëtare
për Iliri, naltoje  këngën  për kthimin
e emrit Atdheut në emrin  e  vet, Iliri
e ardhmja do, jo në kufijtë e tashëm!
Mbi atdheun e lashtë  të  shqiptarëve
u thyen  tri  perandori, plagët  e  tyre
ende i ndjejmë në trup! Dua t´i takoj
dijësit e mi, ata që na lanë vepra pas!
I mbushur me gjak pellazg  të Naimit,
të  Fishtës, Nënë Terezës, të Kadares
kjo tokë shqipesh  të  pellazgo-ilirëve
e do që ta naltojmë këngën  për  Iliri!…
Atdhe Geci – Prishtinë, Pogradec, 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu