Paradë madhështore në Asti të Italisë

Shkrime relevante

Artistët na e sollën Shqipërinë në Itali

Florim Zeqa Në mbrëmjen e 21 shtatorit në Teatrin “Marcello Mascherini”, nën...

Labirinthi vetkurthues, ose si një gjykatë nuk tradhëton vetëm kur votohet nga PDK e LDK

Lirim Gashi, Prishtinë ____ LABIRINTI VETËKURTHUES, OSE SI NJË GJYKATË NUK BËHET TRADHTARE VETËM...

A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi   A është Islami vërtetë religjion...

Shpërndaj

Gjatë kësaj fundjave, më 21 shtator, në qytetin Asti të Italisë, ASSO Albania Piemonte dhe Qendra Kulturore “Margarita Xhepa” organizun PARADËN e tretë rradhasi të prezantimit të vlerave kulturore dhe artistike kombëtare shqiptare.

Në këtë manifestim madhështor morën pjesë dhjetëra organizata kulturore, artistike dhe arsimore të shkollave shqipe në Itali, në mesin e së cilave edhe Shoqata Kulturore “Zëri Atdheut”, që vepron në qytetin Montebelluna.

Rikujtojmë lexuesit se me iniciativën e shoqatës “Zëri Atdheut”, u bë përkthimi në italisht i romanit “Eskadronët e vdekjes”, i autorit Bardhyl Mahmuti dhe janë duke u shpërndarë falas 1000 ekzeplarët e bortimit të parë. Edhe në këtë manifestim, kryetari i shoqatës, z. Eduard Jakaj dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, shpërndanë “Eskadronët e vdekjes”, si porosi që për asnjë moment të mos harrojmë gjenocidin që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës nga Serbia, gjatë luftës së fundit.

Në foto: Kryetari i Shoqatës Kulturore “Zëri Atdheut”, z. Eduard Jakaj dhe veprimtarja e shquar e çështjes kombëtare, zonja Nereida Xhakolli

***

Për ta ilustruar këtë shkrim, ju lusim të merrni videot dhe fotografitë nga linku i mëposhtëm:
https://1drv.ms/f/s!AoQ1LLkdBF2rgcRHTLxP_dxnV82J6w?e=b2ii0P

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu