Votoni për brezin e ri politik!

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë i kanë zhgënjyer edhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës, e në veçanti SHBA-të, sponsorizuesin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Mes përuljes dhe mospërfilljes

Mosrespektimi i rekomandimeve të miqve ndërkombëtar në fazën finale të dialogut, përveçse ka zhgënjyer miqtë e vërtetë, i ka vënë në lajthitje edhe shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Faza finale e dialogut e gjen Serbinë në një pozitë shumë të fuqishme politike, ndërsa Kosovën në një pozitë të skajshme inferioriteti, shkaku i sanksioneve ekonomike dhe atyre politike.

Si pasojë e moskoordinimit me faktorin ndërkombëtar, kemi degradim të raporteve me aleatët strategjik dhe rënie të imazhit të shtetit të Kosovës në botë dhe jo vetëm.

Si pasojë e kësaj, Serbia ka avancuar me politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, kurse në anën tjetër, kemi regres të paparë të Kosovës në politikën e jashtme!

Përveq mungesës së njohjeve, Kosova dështojë në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, siq ishte rasti i dështimit në çastin e fundit në Këshillin e Evropës.

Kjo është arsyeja pse duhet sa më parë të ndryshohet kursi qeverisës në vend. Sikurse që duhet të largohen servilët e puthadorët, duhet të largohën edhe rrahagjoksët, për t’i lëshuar rrugë një brezi të ri politik, që e do vendin dhe qytetarët, që di të ruajë miqtë dhe di të çmojë faktorin ndërkombëtar pa u bërë vasal i tyre.

Varësisht sa i imponohemi bashkësisë ndërkombëtare, aq do ta kemi mbështetjen e saj dhe e kundërta, për aq sa i anashkalojmë dhe nënvlerësojmë ata, do të braktisemi me injorim dhe përbuzje nga ana e tyre.

Për aq sa ne arrijmë t’i mbajmë afër miqtë ndërkombëtar, aq më të mbrojtur dhe të sigurtë do të jemi në këtë kohë luftërash dhe konfliktesh ndëretnike në kontinentin e vjetër dhe kundërta, sa më largë që t’i mbajmë miqtë tanë aq më afër do ta kemi rrezikun e invazionit ushtarak serbë në Kosovë.

Votoni për brezin e ri politik!

Me 15 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu