Së pari, ne nuk jemi Diasporë, ne jemi një Mërgatë e mrekullueshme dhe çdo mërgatë në këte botë ka të drejtën e votes!
Duke mos u ndalë, jo vetëm në përkrahjen financiare, intelektuale, shpirtërore dhe deri te proceset dhe levizjet per çlirim dhe shtetndërtim, të cilat nder shekuj erdhen mu nga mergata shqiptare, kam bindje te plotë që edhe kontributi i mergatës së sotme është shumë i madh.
Votuesi nga mërgata është votuesi më i drejtë dhe më neutral. Ai është i pandikuar nga klane dhe grupacione të ndryshme interesash, nga kushtëzimet dhe kurthet e tyre. Votuesi nga mërgata është një shqiptar i mirë, që e don vendin e tij dhe që tërë jeten ka investuar për të mirën e vendit tij.
Është një shqiptar që perkundër mundësive reale për të bërë një jetë të mirë dhe pa brenga, aty ku jeton, ai përzgjedhë vendin e tij ( që shpirtërisht, ligjërisht dhe moralisht e ka të tijin) për investime, pushime, kthim të kohëpaskohshem, shpesh përcjellë me një ëndërr të një kthimi të përhershëm. Ai mëkon të edukojë brezin e ri, me po të njëjtën dashuri dhe frymë për atdheun.
Pretendimi qe ai ska të drejtë të përzihet në zgjedhjet politike të shqiptarëve rezident është tendencioz, dashakeq, përjashtues, përqarës dhe i mjerë.
Gjersa, si diskurs në situatën e tanishme gjithëkombëtare është shumë i pavend dhe i dëmshëm. Në vend tij, mbështetja reciproke e dy krihëve fizikisht të ndarë, si dy krahë, si hallka të forta të kombit do duhej promovuar dhe ushqyer.
Fatkeqësisht, në të ardhmen jo fort të largët mund të bje kjo mbështetje, posaçërisht nëse vazhdon ky përjashtim absurd nga ana e rezidentëve.
Shqiptari nga mërgata është heroi, ndër të ngjashmit e kombeve tjera.



Zonja Bytyç,i plotësisht pajtohem me Ju . Mohimi apo abuzimi me votën e mërgimtarit është mëkat i pafalshëm. Çdoherë atakohemi nga njerëz dhe grupe që përvetësuan nga djersa dhe mundi ynë . Edhe pse në kushte jashtëzakonisht të rënda mërgata përveç shlyerjes së detyrimeve ndaj Atdheut ,arriti me e ruajt me forcat vetanake gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Në organizime festash kombëtare ngase nga mungesa e Atdheut dhe malli , mërgimtarët janë treguar shumëfish më të organizuar se vëllezërit e tyre në Shqipëri e Kosovë.
Poashtu në promovim veprash letrare . Sidoqoftë vota është e drejtë e çdo qytetari që ka rrënjë nga Kosova dhe Shqipëria.
Përpjekjet apo tendencat me abuzuar me votën e mërgimtarëve janë zvehëtnim i Demokracisë , edhe pse ende të brishtë.
Shumë artikull i qëlluar i znj. Shqipe Bytyçi dhe vlerësimi i shkrimit nga gazetari Arif Ejupi. Fatkeqësia është se gjithë kurbetçarët kudo që janë ngavendi i origjines nga partitë politike që kanë udhëhequr institucone shtetërore të gjithë krbetçarët kanë pasur një pamje- fotogtaf so dollarë apo markë- euro etj besa edhe nga familjar e farefisi…