ARKIVI:
26 Prill 2026

Çka fshihet pas dështimit të konstituimit të Kuvendit?!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Në foto, me Dode Balje-n… Të gjithë “deputetët tonë” shkrihen pas Dudes, e ajo vuan për krijimin e “komunës boshnjake…”, në Kosovën multietnike !

Florim Zeqa

Nga dita e djeshme e kemi një Kuvend të pakonstituar me 120 deputet të barabart pa ndarje pushtet-opozitë! I kemi dy grupacione politike që synojnë marrjen e pushtetit, porqë asnjëra nuk i kanë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë pa deputetët e Listes Serbe!

‘Qeveria në dorëheqje’, vakum i ri institucional

Në këto rrethana të vakumit institucional, pa Qeveri dhe pa Kuvend të konstituar, i vetmi institucion legjitim në vendin tonë mbetet Presidenca fragjile pa kredibilitet të parlamentit të ri.

Në këtë situatë ekzistojnë dy mekanizma që mund të ofrojnë zgjidhje të shpejtë: Gjykata Kushtetuese që determinon afatet ligjore për konstituimin e Parlamentit dhe bashkësia ndërkombëtare e cila e bën presionin imediat tek partitë parlamentare për krijimin e institucioneve të reja, siq kishte ndodhur edhe në të kaluarën pas ndërhyrjes së Ambasades Amerikane në Prishtinë!

Mirëpo kësaj radhe, me administratën e presidentit Trump presioni mund të jetë akoma më i prerë dhe i drejtëpërdrejt për deputetet e Kuvendit, përkatësisht për liderët e partive parlamentare.

Pse fshehet emri i kandidatit për kryeparlamentar?!

Me mosbërjen publike të emrit të kandidatit për kryetar të Parlamentit nga ana e partisë fituese, tentohet të fshihen dy gjëra: e para) mungesa e numrave në Kuvend, dhe e dyta) përfitimi në kohë për mosformimin e institucioneve, pas të cilave Qeveria e Kosovës do të përballet drejtëpërdrejt me administratën e re të BE-së në Bruksel dhe më kërkesat ultimative të administrates së presidentit Trump në Washington!

Në anën tjetër, konsensusi i partive tjera rivale në Kuvend qëndron vetëm në një pikë të vetme, në pengimin me çdo kusht të mandatit të tretë qeverisës të Albin Kurtit, përderisa partia e dytë dhe tretë nuk kanë pajtueshmëri për të parin e qeverisë në rast të dështimit të partisë së parë, kurse partia e katërt shqiptare në Kuvend i mbështetë ato pa kushtëzime. Mbase ky është i vetmi aspekt pozitiv në situatën aktuale.

Pas votimit të parë për verifikimin e mandateve në Kuvend, raporti i forcave në Kuvend është ky: 52 vota për partinë fituese, 57 vota për partitë e tjera jo serbe! Që i bie, se asnjëri kamp politik nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë!

Përballja e këtyre numrave në Kuvend e çon vendin drejt një ngërçi të gjatë politik i cili kërkon ndërhyrje imediate ndërkombëtare ose veprim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 60 ditëve nga dita e djeshme.

Dështimi i konstituimit të Kuvendit për shkaqe procedurale zanafillen e ka tek inatet personale mes liderëve partiak dhe jo vetëm nga fushata elektorale, të cilët janë të gatshëm ta sakrifikojnë të ardhmen e shtetit për egot e tyre personale.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Florim,
    Loja “ME LETRA” nuk do ishte interesante, sikur mos të ishin “LETRAT” të kthyera “përmbys”!? Në këtë lojé (me letra) nuk ka rezultat baraz – njëri fiton.
    Kryeministri në dëtyrë, Albin Kurti, për PDK-në, LDK-në, AAK-në etj. gjithëherë ka qenë “enigmë”, disi i ka pasë formulat me “Me shifra” të panjohura?!
    Pritja prej 48-të orësh nuk është edhe aq e gjatë, për një çështje relevante. Kryeministrit të tanishëm NUK PO I NGUTËT – KA DURIMIN.
    *
    IMH
    P.S:
    Nuk hera e parë që “shtyhën” seancat e Kuvendit, ndaj të kemi durim (edhe né).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu