Kosova është një zonë zgjedhore, të bëhet me 5-7 zona zgjedhore!

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

* Një propozim për ndryshimin e ligjit zgjedhor!
Pse Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë, 93 – 94 deputetë shqiptarë dhe 6 – 7 deputetë minoritarë?!
Lexoni e pastaj komentoni kush të doni:
Përveç ndryshimit të Kushtetutës së Ahtisarit, vazhdimisht prej shumë vitesh, kam kërkuar edhe ndryshimin (përsosjen) e ligjit zgjedhor, i cili ka shkaktuar dhe shkakton kriza të vazhdueshme institucionale!
Sipas ligjit aktual për zgjedhjet, Kosova është një zonë zgjedhore, ndërsa me ndryshimin e ligjit duhet definohet me 5 – 7 zona zgjedhore!
Sa për ilustrim:
– Shqipëria i ka 12 zona zgjedhore,
– Kroacia gjithashtu i ka 12 zona zgjedhore,
– Maqedonia i ka 6 zona zgjedhore, dhe
– Sllovenia i ka 8 zona zgjedhore.
– Ҫdo zonë zgjedhore në Kuvend duhet të përfaqësohet me numrin real të deputetëve [10 – 20], varësisht nga shtrirja e zonës elektorale dhe numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë përfaqësimi i popullatës në Kuvend bëhet më gjithëpërfshirës dhe më cilësor!
– Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë, jo 120 sa i ka sot.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2024:
– Kosova i ka rreth 93% shqiptarë dhe rreth 7% minoritete! Rrjedhimisht në Kuvend shumica shqiptare duhet t’i ketë 93 – 94 deputetë, ndërsa minoritetet 6 – 7 deputetë!
– Minoriteti serb ka 2.31 %, (për shkak të bojkotimit kjo shifër mund arrij në 3 %), ndërsa në Kuvendin e Kosovës, (me ligjin aktual që lejon vende të rezervua), ky minoritet përfaqësohet me 10 deputetë! Sipas ligjit të Ri minoriteti serb në Kuvend duhet të përfaqësohet me 3 – 4 deputetë me votë të fituar, e jo më me vende të rezervuar!
Me ligjin e ri, duhet të hiqet edhe shumica (2/3) e pakicave, e cila kushtëzon çdo votim në Kuvend!
– Minoritetet: romë (0.55%), ashkalij (1.02 %) dhe egjiptian (0.67%) në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen me 3 deputetë, me numër minimal të votave, në saje të vendeve të rezervuara! Dihet mirëfilli se këto 3 komunitete vijnë nga e njejta origjinë, sepse familjet e tyre janë të përziera. Ta zëmë një vëlla është rom, një vëlla tjetër ashkali e një tjetër egjiptian! Prandaj në Kuvendin e Kosovës ky minoritet (i tre vëllezërve) duhet të përfaqësohet vetëm me një deputet, të fituar me votë, jo si vend të rezervuar!
– Minoriteti boshnjakë ka rreth 1.69%, dhe përfaqësohet me dy deputetë në Kuvendin e Kosovës! Janë Emilia Rexhepi dhe Dude Balja, të cilat edhe pse marrin numër minimal të votave, bëhen deputete fal vendeve të rezervuara, sipas ligjit aktual! Realisht ato i përkasin komunitetit TORBESH në Komunën e Prizrenit, dhe torbeshët janë shqiptarë të torbeshizuar nga regjimet e kaluara! Me këtë fakt nuk dua që torbeshët e djeshëm si boshnjakë të sotëm t’i bëjë shqiptarë, por ky komunitet nuk mund t’i ketë dy deputetë(e), të cilat e luftojnë njëra tjetrën për pushtet, duke e kushtëzuar edhe qeverinë me kërkesa absurde, siç është kërkesa e Dudës për formimin e Komunës në fshatin Reçan të Prizrenit!
– Minoriteti Goranë sipas regjistrimit të fundit i ka vetëm 0.58% dhe në Kuvend përfaqësohet me një deputet, Adem Hoxhën. Ky deputet më shumë se goranët në Kuvendin e Kosovës i mbronë interesat e Serbisë, duke qenë vazhdimisht pjesë e grupit parlamentar të Listës SERBE të kriminelëve Vuçiq – Radojçiq! Në këtë legjislaturë Adem Hoxha më duket iu ka bashkuar deputetëve të AAK’ës së Ramush Haradinajt! Ky deputet çimen e ndërron po zanatin nuk harron!
Që ta dini! Ashtu si TORBESHËT boshnjakë të Prizrenit edhe GORANËT e Sharrit në gjenezën e tyre janë puro shqiptarë!
Prandaj me Ligjin e ri Zgjedhor, kur Prizreni dhe Sharri, i përkasin një zone zgjedhore, boshnjakët dhe goranët mund të garojnë bashkarisht për një deputet në Kuvendin e Kosovës, me votë të fituar, e jo si vend të rezervuar!
– Minoriteti Turk ka 1.22% (!!!) dhe në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me dy deputetë, të cilët edhe pse marrin vota minimale, sipas ligjeve të Ahtisarit i kanë dy vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës! Me Ligjin e ri ky komunitet duhet ta ketë një deputet me votë të fituar, e jo si vend të rezervuar! Minoriteti turk është më i përqendruar në Prizren dhe në Mamushë (si komunë e minoritetit turk)!
Është me interes të thuhet se në Mamush pjesëtarët e minoritetit turk, kanë mbiemra: Krasniqi, Bytyqi etj., dhe dihet mirëfilli se të gjitha këto familje janë me origjinë shqiptare, por për interesa ekonomike, politike dhe jo vetëm janë bërë “turq”! Edhe në Prizren është e njëjta situatë!
Me këtë rast dua të sjellë një shembull!
Në vitet 50-të të shekullit të kaluar nga vendlindja ime (fshati Billushë) një kusheri i imi me familje, shkon (shpërngulet) në Prizren, dhe atje nis një biznes fitimprurës. Tregtimin kryesor e kishin me Turqinë. Ndërkohë për ta lehtësuar biznesin e tyre me Stambollin e ndryshojnë mbiemrin në KAZAZI! Dhe sot kjo familje shumë anëtarëshe, në shtëpi flasin turqisht, shkollohen në gjuhën turke dhe në çdo aspekt e ndjejnë veten si turq! Familje të tilla shqiptare të turqizuara ka plotë në Prizren! Kjo është e vërteta!
Si përfundim
Si në çdo vend të botës demokratike përqindja e popullsisë duhet të pasqyrohet edhe me numrin e deputetëve në Kuvend! Rrjedhimisht (siç e thash më lartë) shumica shqiptare nga 100 ulëse në Kuvendin e Kosovës duhet t’i ketë 93 – 94 deputetë, ndërsa minoritetet t’i kenë 6 – 7 deputetë!
……………..
TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA E PAKOS SË AHTISARIT!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu