ARKIVI:
7 Mars 2026

Merz pranon gabimet, po Europa përse heshtë në raport me Kosovën?

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

“Për një kohë shumë të gjatë, ne në Gjermani nuk donim të dëgjonim paralajmërimet e fqinjëve tanë baltikë në lidhje me politikat imperialiste të Rusisë. Ne e kemi pranuar këtë gabim – dhe nuk ka kthim prapa nga ky konstatim”, ka deklaruar Merz.  Transmeton gazeta “Kosova Sot Online », më 24 qershor 2025.

Dhe, deri sa Merz pranon gabimin, Europa hesht. Sa herë Kosova ka dhënë sinjalet e saja për Serbinë fashiste e gjenocidale, dhe Europa sërish heshtte !
Madje, Europa, duke kuptuar në Bashkimin Europian, ka shkaur edhe më larg me Kosovën, duke kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo është kërkesa më e dëmshme për shtetin e Kosovës. E kanë thënë ndërkombëtarët se nuk ka ndonjë rrezik, se nuk është Republijkë Serbe e Bosnjes, por asnjëra nuk ka garantuar dhe nuk ka bindur as edhe bariun e Kosovës, se Asociacioni nuk qenka i dëmshëm për Kosovën shtet, se përmes asociacionit, nesër a pasnesër, do ketë referendum, duke qenë të grumbualluar serbët në veri të ksoovës, dhe për synim kanë ndarjen nga Kosova dhe bashkangjitjen me Serbinë. Kjo është e qindpërqindtë. Pikërisht për këtë Vuçiqi e kërkon asociacionin sa sikur edhe kushtëzon zhvillimet e bisedimeve me Kosovën derisa të themelohet asociacioni.

Prandja, është koha që, edhe BE, të vërë gishtin kokës, të mendojë mirë për këtë asociacion. Në anën tjetër, sikur vërtet të ishin shumicë serbët me kohë në këto komuna, do hahej disi. Mirëpo, shumicë mbetën tek pas përndjekjes së shqiptarëve nga veriu i Kosovës në vitin 2000, ku pati edhe të vrarë edhe të plagosur edhe iu dogjën shtëpitë dhe nuk u lejuan më të kthehen në shtëpitë e tyre deri sot. Vetë komunat nuk ua jipnin lejet të rindërtonin shtëpitë e tyre. Ata, pas ndarjes së Mitrovicëas në Mitrovicë veriore, nuk lejonin të ktheheshin shqiptarët, me qëllimin se po u kthyen, do bëhen sërish shumicë ose do të barazoheshin dhe nuk do mund të relalizonin qëllimet e tyre të ndarjes nga Kosova.

Prandaj, unë them se, ashtu sikur ka parë gabimin Merz, duhet të kthjellohen edhe të BE-së dhe të anulohet si kërkesë themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sa më heret, aq më mirë.

Në anën tjetër, asociacioni nuk i integron në Republikën e Kosovës serbët, përkundrazi, ata do të mbyllen ne vetvete dhe në vend të integrimit, do të ç’integrohen, dke e dëgjuar Serbinë.

Le ta kuptojnë qëllimin e Vuçiqit. Nuk duam njohje të Republikës së Kosovës nga Serbia pa veriun e Kosovës.

Europë, bëhui e drejtë, prano gabimin, largoje nga kërkesa Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu