Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Mitrovicë, 1 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Arian Tahiri, ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherësh Kryesuesin e Bordit të Përbashkët të dy komunave, Elbert Krasniqi, dhe ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, morën pjesë sot në vendosjen e themeleve të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Forhåndsvisning av bilde

Ura e re për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve do të ketë një gjatësi prej 51 metrash, një gjerësi prej 10 metrash, nga të cilat 3 metra trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët), ndërsa ura tjetër, vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë një gjatësi prej 41 metrash dhe një gjerësi prej 37 metrash. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove. Punimet pritet të përfundojnë deri në vjeshtë.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, Kryeministri Kurti theksoi se duke ndërtuar këto ura, ne po tregojmë përkushtimin tonë për të pasur sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim dhe shkëmbime ndërmjet veriut dhe jugut.

“Mbi lumin Ibër ka gjithsej 77 ura në tre vende; në Mali të Zi, Republikë të Kosovës dhe Serbi. Nga këto, 35 janë në Kosovë. Këto dy ura të reja do ta çojnë numrin e urave mbi lumin Ibër në Republikën e Kosovës në 37”, tha Kryeministri.

Ai falënderoi kryetarët e të dy komunave, qytetarët, operatorët ekonomikë dhe punëtorët e tyre, si dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Forhåndsvisning av bilde

Ministri Liburn Aliu, tha se projektet e këtyre dy urave janë kërkesë e Komunës së Mitrovicës së veriut dhe Komunës së Mitrovicës së jugut dhe derivat i Memorandumeve të Bashkëpunimit që ministria që ai drejton ka nënshkruar me dy komunat përkatëse. Ai dha më shumë detaje rreth urës së re për këmbësorë, e cila tha se do të lidhë sheshet në të dy anët e lumit dhe kështu do të rrisë sipërfaqen për ecje dhe rekreacion në hapësirat publike.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndërtimin e dy urave të reja tha se e sheh si një mundësi të mirë për të lidhur qytetarët nga veriu në jug dhe nga jugu në veri të qytetit të Mitrovicës. Ai njoftoi se Bordi Funksional i Mitrovicës, të cilin ai e kryeson, në listën e prioriteteve ka vendosur edhe aktivitete të tjera dhe projekte të tjera infrastrukturore, ndër të cilat transporti  publik urban i përbashkët, për të cilin tha se ura e re është ideale. Ai e cilësoi këtë si një moment shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e dy komunave në Mitrovicë, si dhe për vendin.

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu