Nga Dritan Goxhaj
Pjesa e pare
Një nga parimet kryesore të drejtësisë është ajo që njihet si “Parimi i Prezumimit të Pafajësisë”, që nënkupton se, një person, që organi i akuzës i ka atribuuar kryerjen e një vepre penale, konsiderohet sikur nuk e ka kryer atë, deri në momentin që një gjykatë kompetente do të krijojë bindjen dhe do të vendosë, nëpërmjet një vendimi gjyqësor të formës së prerë, që ai është i fajshëm penalisht për kryerjen e faktit penal, dhe se gjatë procesit gjyqësor barra e provës i takon ekskluzivisht organit të prokurorisë.
Por kur organi i akuzës i atribuon personit ose personave të akuzuar vepra penale në një periudhë kohore në të cilën të akuzuarit nuk kanë qënë fare në detyra dhe struktura përgjegjëse për atë çka ka ndodhur, atëherë ky parim i prezumimit të pafajësisë ka rënë automatikisht.
Dhe kjo ka ndodhur, ose më sakt po ndodh në procesin gjyqësor në Hagë kundër 4 (katër) ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Pikërisht, dje, më 16 korrik 2025, kjo Gjykatë Speciale e Kosovës, e stacionuar në Hagë, ka vendosur të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: për të hequr nga aktakuza të gjitha akuzat që lidhen me ngjarje të pretenduara para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.
Sipas mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konflikti i armatosur në Kosovë ka zgjatur nga maji 1998 deri më 20 qershor 1999, dhe çdo pretendim për krime jashtë kësaj periudhe është i pabazë në realitetin historik dhe ligjor.
Pamvarësisht se ideja e kësaj kërkese është e drejtë, formulimi i saj mbetet i gabuar, dhe kjo Gjykatë Speciale nuk është organi kompetet për të shtjelluar këtë këkrkesë, pasi në ligjin për Dhomat e Specializuara të vitit 2015, në Nenin Nr.7, Juridiksioni Kohor shkruhet: “Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre, të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.”
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të kërkojë që këta të mos akuzohen për vepra penale që prezumohet dhe që kanë ndodhur para dhe pas periudhës kur këta persona kanë qënë pjesë e strukturës komanduese të UÇK -së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë bërë pjesë e strukturës Komanduese të UÇK -së në qershor të vitit 1998. Më konkretisht: në 10 Qershor të vitit 1998, kur këta persona themeluan Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK -së.
Deri më këtë datë përgjegjës për gjithë veprimtarinë dhe atë çka ndodhte brenda UÇK -së ishte një strukturë tjetër me persona të tjerë.
Dhe kjo strukturë quhej Sektori i Rëndësisë së Veçantë -SRV.
Ky sector, i quajtur SRV, është krijuar nga kryesia e LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) në vitin 1993, me detyrë: për krijim e lëvizjes së armatosur për çlirimin e Kosovës.
Dhe më datë 17 Dhjetor të vitit 1994, në një mbledhje të saja, Këshilli i Përgjithëshm i kësaj force politike (LPK), me bazë jasht vendit, vendosi që, Ushtrinë që do krijohej ta emërtojnë “Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK”, dhe po në këtë mbledhje ju kërkua këtij Këshilli që të emëronte edhe anëtarët e këtij Sektori të Rëndësisë së Veçantë.
Dhe në përbërje të këtij Këshilli Kryesia e LPK-së emëroi këta persona: Xhavit Halitin, Azem Sylën, Jashar Salihun (i ndjerë) dhe Ali Ahmetin si drejtues dhe përgjejgës të SRV për gjithë veprimtarinë e UÇK-së.
Jashar Salihu u caktua kryetar i Fondit Vendlindja Thërret, ndërsa tre të tjerët, nga data 17 dhjetor 1994 e deri më 10 qershor 1998 kanë qënë përgjegjës për gjithçka ndodhte në dhe me UÇK -në.
Prandaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke mos qënë pjesë e kësaj Strukture të Rëndësisë së Veçantë, nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vepra të supozuara të ndodhura në periudhën kohore nga 1 janar 1998 deri në 10 qershor 1998.
Por këta persona, nuk mund të jenë përgjegjës as për vepra penale të supozuara të kryera në periudhën nga Qershori i vitit 1999 e deri në më 31 dhjetor 2000, sipas Nenit Nr.7 të larpërmendur.
Më saktësisht, më 20 qershor të vitit 1999 Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së ka nënshkruar me KFOR-in Marëveshjen e demilitarizimit dhe transmormimit të UÇK -së. Kjo do të thotë se, në 20 Qershor të 1999, UÇK -ja ka pushuar së ekzistuari dhe funksionuari si organizëm dhe, me përjashtim të Shtabit të Përgjigjëshëm, i cili pësoi një ristrukturim të ri në kuadër të transformimit, gjithë strukturat e tjera të UÇK -së u shpërbënë.
Pra UÇK-ja nuk ekzistone më, dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk ishin më pjesë e UÇK-së, por anëtarë të Qeverisë të Përkohëshme, të krijuar në Rambuje.
Prandaj, për gjithçka që ka ndodhur midis periudhës kohore: 20 Qershor 1999 dhe 31 Dhjetor 2000 është përgjegjëse Qeveria e Përkohëshme e Kosovës.
Do thoni ju që këta kanë qënë anëtarë të Qeverisë dhe drejtues, po, por ama këtu po akuzohen vetëm si strukturë e UÇK- së, ndërkohë që kjo structure, për të cilën këta mbahen përgjegjës, ka funksionuar në periudhën kohore 10 Qershor 1998 deri në 20 Qershor 1999, vetëm një vit.
Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të riformulojnë sërish kërkesën e tyre, drejtuar Dhomave të Specializuara, që klientët e tyre të mos akuzohen për vepra penale të cilat janë kryer në kohën që këta nuk kanë qënë përgjegjës të strukturës drejtuese të UÇK -së, por, për to të mbajnë përgjegjësi ata që kanë qënë, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti.
Pasi tashmë është evidente, ashtu si në rastin e Sali Mustafës, edhe në rastin e Pjetër Shalës (që do e trajtoj në pjesën e dytë të këtij shkrimi), dhe tashti në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, drejtësia që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendojnë të përçojnë dhe japin, është një drejtësi që i ka humbur parimet e saja dhe nuk mund të pritet që ajo të korigjojë vetveten.
Ndërsa shoqata e Veteranëve të Luftës, të mos merret vetëm me deklarata mediatike por të inicojë një kërkesë ligjore drejtuar Gjyaktës Kushtetuese të Kosovës për ndryshim të Nenit Nr.7 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Si dhe njëkohësisht të fillojë organizimin e protestave massive, jo vetëm në Prishtinë, por në të njëjtën kohë e ditë në gjithë qytetet e Kosovës, kundër kësaj Gjykate e Prokurorie, në mënyrë të vazhdueshme.
Ndërsa partitë e dala nga rradhët e luftës në kuvendin e Kosovës, atëherë kur të arrijnë ta konstituojnë atë, duhet të inicojnë një rishkim total të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke filluar që nga kopetencat e tyre, e deri të ndryshime thelbësore në nene të veçanta.
Ndryshe çdo lloj retorike tjetër është e kotë.
Populli ynë thotë: “Llafet e tepërta janë fukarallëk.”
Tiranë, 17 korrik 2025



Pse nuk na spjegon autori i ketij shkrimi se pse dhe kush e vrau ne Tirane Kolonelin kosovar te UCK-s Ahmet Krasniqin më 21 shtator 1998, pakëpara mesit të natës të 22 shtatorit 1998?
Shteti shqiptar ish i ashtuajturi ”Shtab i UÇK-së” që vepronte në Kosovë e në Shqipëri. Keto ne Shqipri ishin ne pushtet pasardhesit e Enver Hoxhes dhe veglve te tyne ne Kosove. Keto kan organizu vrasjet gjate luftes dhe mbas luftes shume prej luftetarve te Ibrahim Rugoves, te cilet ishin per lidhjen e Kosoves me prandimin.
Hashim Thaçi i tha Ahmet Krasniqit – “Shumë shpejt do e kryej misionin me ty”
Lexoni ma hollesisht shkrimi:
“Ata që e vranë ushtarakun Ahmet Krasniqin, vranë Ushtrinë e Kosovës”
https://www.drini.us/ata-qe-e-vrane-ushtarakun-ahmet-krasniqin-vrane-ushtrine-e-kosoves/
Autori i ketij shkrimi ka kry shkollen e oficerve te Enver Hoxhes “Skenderbe” ne Tirane. Ky ndjek mesimet e diktatorit Enver Hoxha, por ne formen e re te rrethanave te reja. Kete gja e kam konstatu nga intervistat e shumte qe i bajne ne TV. Ky i ka dyert e hapuna dhe ban propaganden e neokomunistit Edi Rama. Prandej ky mbron Hashim Thacin, veglen e komunistave te Tiranes ne Prishtine. Jo kot Hashim Thacit ia paten njite epitetin adapt “GJARPERI”.
Ne kete shkrim demek me karakter juridik nuk ka asgja juridike, pervec shtrembrimeve te vertetatve ose mosthanjen e te vertetave. Nuk paraqitet nji permbledhje e te gjitha akuzave qe i bahen grupit kriminal me ne kry Hashim Thacin-Gjerprin.
Ky shkrim tendencioz ka per qellim shtrembrimin e se vertetes.