ARKIVI:
8 Mars 2026

Boll më! Kosova në udhëkryq – është koha për ndryshim rrënjësor

Shkrime relevante

Kur Presidetja pi ujë, shpërthem shovenizmi religjioz islamik

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Vjosa Osmani u pa...

Lufta në Lindjen e Mesme: Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës paralajmëron se lufta mund të arrijë në Paris

Foto: HANDOUT / AFP / NTB Dmytro Kuleba mendon se barrierat psikologjike...

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Shpërndaj

Nga: Ramiz Tafilaj

  • Deklaratë publike nga mërgimi: Politika ka dështuar, institucionet janë paralizuar, populli duhet të marrë fatin në dorë.

Kosova sot po kalon ditët më të vështira që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë. Ajo që ndër vite u ndërtua me gjakun e dëshmorëve, me mundin e popullit dhe me dijen e gjeneratave të tëra, po shkatërrohet përpara syve tanë nga inatet personale, interesat partiake dhe egoizmi politik.

Shpirti i demokracisë në Kosovë është në shtratin e vdekjes. 120 deputetët e Kuvendit dhe qeveria në detyrë kanë harruar se janë shërbyes të popullit dhe jo pronarë të pushtetit. Mandatet e tyre kanë skaduar dhe, si barnat e skaduara që janë të dëmshme për shëndetin, edhe pushteti i skaduar është helm për shtetin. Askush nuk ka të drejtë të flasë në emër të popullit pa një mandat të freskët dhe të dhënë me votë të lirë.

Institucionet janë të paralizuara. Gjykatat janë të politizuara, të shantazhuara dhe të paafta për të garantuar drejtësi. Vendimet gjyqësore shpesh nuk respektohen. Korrupsioni, nga shpallja e pavarësisë e deri sot, jo vetëm që nuk është zvogëluar, por është rritur në mënyrë alarmante, duke dalë jashtë çdo kontrolli.

Pasiguria në vend është rritur. Vrasjet pothuajse të përjavshme në qytete e fshatra po dërgojnë mesazhe të frikshme brenda dhe jashtë vendit. Brenda një jave janë vrarë disa qytetarë me armë zjarri. Ky realitet e errëson imazhin e Kosovës, e dëmton procesin e integrimit ndërkombëtar dhe e largon vendin nga standardet e një shoqërie demokratike dhe të civilizuar.

Është turp dhe tragjedi që sot jemi në gjendjen e kundërt nga ajo që ndodhi para luftës, kur u zhvillua procesi historik i pajtimit të gjaqeve. Kujtojmë me krenari Verrat e Llukës, ku u mblodhën rreth një milion njerëz për t’i treguar botës se dimë të pajtohemi, dimë të menaxhojmë konfliktet dhe dimë të jemi bashkë. Sot, në vend të unitetit, kemi përçarje, egërsi dhe dhunë.

Zgjedhjet në Kosovë nuk po sjellin ndryshim real. Përkundrazi, ato po forcojnë bindjen e politikanëve se janë të pazëvendësueshëm, duke i bërë ata arrogantë, të pandjeshëm dhe të pamëshirshëm ndaj qytetarëve. Është koha të pranojmë se ndoshta nevojiten fytyra krejtësisht të reja në politikë dhe institucione.

Nga mërgimi, unë bëj thirrje të fuqishme për rikthim në mbrojtje të interesit shtetëror dhe për ruajtjen e vlerave që u fituan me sakrifica të mëdha. Të gjitha partitë politike – nga më e madhja deri te më e vogla – duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për këtë gjendje. Ky është një turp kolektiv politik, jo i një partie të vetme.

Nëse nuk ndodh një ndryshim rrënjësor, shpresa e fundit mbetet populli i Kosovës. Qytetarët kanë në dorë fatin e vendit dhe me ndërgjegje të pastër duhet t’i thonë “mjaft” atyre që mendojnë se janë të paprekshëm dhe të pazëvendësueshëm. Përndryshe, rrezikojmë që fituesi i vetëm i këtij kaosi të jetë armiku historik i kombit tonë.

Koha e justifikimeve ka mbaruar. Boll më! Është momenti i fundit për të rikthyer normalitetin, ligjin, unitetin dhe dinjitetin e shtetit të Kosovës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z. Ramiz,
    po ta ndihmoj pak:
    Sikur shteti dhe demokracia që janë të brishtë dhe fluide, edhe organët e pushtetit janë të tilla. Pavarësia është e mangët, e cunguar dhe mbi të gjtha e kushtëzuar. FJALËN PËRFUNDIMTARE E KANË INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE. Sovraniteti i shtetit dhe i popullit, sikurse edhe rrjeti i organeve të pushtetit shtetëror, nuk shtrihën në mbarë territorin e vendit. Mbretëron shumëpushtetshmëria dhe anarkia pushtetore. Sundimi i Ligjit dhe i së drejtës, përkundër pranisë se vazhdueshme mbi 26 vjeçare ndërkombëtare, është në hallkat më të dobëta të pushtetit. Përveç nepotizmit, bajraktarizmit, akraballëkut, dukurisë se¨taborsisë klanoro-fisnore, demokracia është në stagnim.
    Rinia jonë aktualisht është e dezorienttuar, e paralizuar nga pasiviteti dhe letargjia kapluese dhe e parazitosur.
    Popullsia , poashtu është e painteresuar dhe indiferente me rrjedhat aktuale të proceseve…etj.
    Dhe, po e përmbylli me këtë mendim:
    POPULLI I CILI DUHET T’I KTHEHET LIRISË, PATJETËR DUHET TË FORMOHETT NGA E PARA.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu