ARKIVI:
7 Mars 2026

Halil Geci alarmon se si lokalet në Durrës valëvisin flamurin e Serbisë, e jo atë të Kosovës !

Shkrime relevante

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Shpërndaj

LOKALET NË DURRËS VALVITIN FLAMURIN E SERBISË, POR JO TË KOSOVËS: NJË NËNÇMIM I VËLLAIT PËR VËLLANË – PUSHUESIT NGA KOSOVA REAGOJNË ME INDINJATË
___
Pushuesit nga Kosova kanë shprehur pakënaqësi për trajtimin që po marrin në disa zona turistike të Shqipërisë, veçanërisht në Durrës. Një rast i fundit ka nxitur reagime të forta pasi një pushues publikoi një video nga një restorant pranë plazhit.
Këso marifetesh shihen edhe në jug të Shqipërisë, ku shpesh dëgjohet muzikë serbe e greke dhe shfaqen simbolet e tyre. Disa harrojnë se këta pushtues kanë kryer krime të rënda kundër shqiptarëve: vrasjen e mbi 1.300 fëmijëve, mbi 13.000 civilëve të pafajshëm, si dhe dhunimin e rreth 20.000 grave gjatë luftës.
Megjithatë, disa shqiptarë me mendësi serbo-greke, sot vazhdojnë të luajnë me ndjenjat e kosovarëve, duke shpërfillur sakrificat dhe plagët që ende nuk janë shëruar.
Në pamjet e shpërndara shihet qartë flamuri i Serbisë i vendosur mes flamujve të tjerë në ambientet e lokalit, ndërsa mungonte flamuri i Kosovës. Ky detaj u konsiderua fyes dhe provokues nga qytetari kosovar, i cili theksoi se kishte ardhur në Shqipëri si pjesë e të njëjtit komb dhe nuk priste të përballej me një situatë të tillë.
Sipas tij, vendosja e flamurit serb dhe injorimi i atij të Kosovës është një gjest i papranueshëm dhe i qëllimshëm. “Në ato momente nuk e kuptoja nëse isha në Shqipëri apo diku tjetër. Ndjenja e përjashtimit ishte e thellë dhe e papritur”, u shpreh ai.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku shumë pushues nga Kosova kanë ndarë përvoja të ngjashme, duke kërkuar më shumë kujdes dhe respekt nga bizneset vendase. Disa prej tyre thonë se kjo nuk është hera e parë që përballen me gjeste të tilla në bregdetin shqiptar. Për ta, këto nuk janë thjesht mungesë protokolli, por shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj Kosovës.
Në disa raste janë raportuar gjithashtu edhe shkrime fyese në mure apo ambiente publike që lidhen me Kosovën, gjë që ka shtuar edhe më shumë ndjenjën e pakënaqësisë dhe ka hapur debate më të gjera.
Pushuesit theksojnë se vizita e tyre në Shqipëri nuk është vetëm turizëm, por edhe emocion dhe ndjenjë kombëtare. Për këtë arsye, simbolet kanë rëndësi të veçantë dhe mospërfshirja e flamurit të Kosovës shihet si fyerje. Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe bizneseve që të tregojnë më shumë ndjeshmëri ndaj përfaqësimit të drejtë të të gjitha trevave shqiptare.
Ngjarja në Durrës është kthyer në temë diskutimi, jo vetëm për simbolet, por edhe për raportin mes vizitorëve kosovarë dhe mikpritjes që ata ndiejnë në Shqipëri. Shumë shpresojnë që raste të tilla të mos përsëriten, duke kujtuar se përtej argëtimit dhe turizmit, respekti i ndërsjellë dhe kujdesi për ndjenjat kombëtare janë thelbësore.
Reagimet e pushuesve janë një thirrje për reflektim dhe përmirësim në mënyrën se si bizneset komunikojnë me klientët e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëkombës që nuk duhet të ndihen të përjashtuar.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Cka po e ban kaq t’madhe kete pune, a thu se s’ke pa si n’Kosove si n’Shqipni skandale edhe ma te mdhaja se kete ne Durres. Ha,ha,ha.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu