ARKIVI:
7 Mars 2026

Opozita e sotme nuk do ta kishte votuar as Adem Jasharin…!

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Mbrëmë shkrova një status me një imazh, ku thashë se opozita e sotme nuk do ta kishte votuar as Adem Jasharin.
Pas atij postimi, pati disa ofendime dhe bllokova disa veta. Katër prej tyre shkruan komente shumë vulgare, duke më qortuar pse shkruaj si mendoj unë dhe jo si u pëlqen atyre.
Unë ndoshta kam një “defekt” dhe nuk di të mendojë si të tjerët! As të shkruaj.
Mendoj ashtu si di dhe si mundem, duke u bazuar në njohuritë e mia, në aftësitë e mia, në faktet që kam, në perceptimin tim dhe në vlerësimin tim, duke qenë i lirë, i pa lidhur me parti dhe i pa futur në një grazhd interesi.
Ata e shajnë Kurtin me fjalë si “bollshevik”, “komunist”, “diktator”, ndërsa vetë përpiqen të ndalojnë lirinë e mendimit dhe të shprehjes. Mu si bolshevikët! Në fakt e dëshmojnë se nuk e dinë as çfarë ishte komunizmi, as bollshevizmi.
Unë nuk kam asgjë kundër mendimit të lirë – çdo njeri ka arsyet, faktet dhe këndvështrimin e vet për të menduar si dëshiron. Por kur njerëzit shpërthejnë me agresion e ofendime, vetëm pse unë mendoj ndryshe, atëherë kuptoj se u kam prekur një pikë delikate, ku u dhemb shumë!
Mua më intereson e vërteta, jo dhembja që mund të shkaktojë ajo.
(Njëri më shkroi privatisht, duke më treguar se personi që më shante për mendimin tim mbi neo-veteranët është ai që i ka blerë dy statuset e “veteranit” në familje – një për vëllain dhe një për babanë – dhe sot nuk dërgon para nga Gjermania, sepse jetojnë me aq sa u mjafton nga “veteranizmi” i tyre i shpifur.
Një tjetër më shkroi se një njeri tjetër që shau, ka frikë se nga Kurti i sekuestrohet pasuria e vjedhur!)
E them këtë vetëm për të bërë të qartë një parim themelor të demokracisë: çdo njeri ka mendimin e vet dhe duhet ta shprehë lirshëm. Por në murin tim nuk lejoj gjuhë vulgare, sidomos jo nga ata që në profilin e tyre shkruajnë se kanë mbaruar fakultet…
Makroagresionet dhe mikroagresionet e tyre tregojnë se, në fakt, diplomat i kanë blerë dhe nuk kanë mbaruar kurrë fakultet. Kjo shihet në mënyrën si shprehen dhe në mungesën elementare të edukatës.
Mua nuk më pëlqen kur dikush më shan, por nuk zbres kurrë në gropën ku gjendet ai.
Sepse nëse bie aty, humbas autonominë dhe individualitetin tim. Mossharja ime, mospërdorimi i dhunës verbale, shpërfillja, është sharja më e madhe që mund t’i bëj njeriut në atë gjendje.
Prandaj e bllokoj; nuk kam kohë të merrem me “riedukimin” e tyre, e as nuk është detyrë e imja…
____
Imazhi me Copilot

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Me vie keq per ofendimet ndaj jush, por, ta them te verteten une kam deshire qe deput (kryekuvendar) te zgjedhet nje intelektual e jo nje i pashkollë (kushdo qe te jete ai).

    • ahahahahhahahahahahahahahahhahahahahhaa…. Athu se Dijeni ta jep vetem shkolla? ahahahahhahahhaahahahahhhahahahaahahhaa…. Cfare sholle e paska kry Jezu Krishti para cilit i perkulet me shume se gjysa e Botes ose Budha cfare shkolle paska kry, e qe Dienia e Tij aplikohet ne 1/3 te Botes. Apo Dalai Lama pershembull. cfare shkolle paskan kry keta te permendur?

  2. Adem Jashari kurre, me dy RR KURRE nuk ish kyq ne politike. E as shume tjere nga UCK dhe /apo FARK. Jemi mar vesh ne mes vehti se Luften ne Kosove dhe Luften per Kosove do te e bejme sipas shembullit: Vrapimi me Shtafete (disciplina zakonisht ne Lojra Olimpike- Vrapimi me shtafete, ku vrapojne kater veta ,zakonisht, dhe ja dorzojne njeri tjetrit dhe tutje ne vrapim deri te Perfundim te Vrapimit). Sa dij shumica i jane mbajtur asaj marveshjes. E disa nuk i jane mbajtur asaj Marveshjes. Do tjere qe kan hi ne Politike e sot jane ne Gjygj te Hages nuk ishin ne Fillim te Fillimit kur jemi mar vesh per kete taktike te Luftes per Kosove por dhe kur kane qene te informom, e kane thy kete Marveshje. Adem Jashari i ishte besnik Ibrahim Rugoves. Kush kete nuk e din… nuk e paska kuptu Taktiken e Luftes ne Kosove, Luftes per Kosove. Eksiston nje vidro klip me Adem Jashiri ku ai flet dicka.., e si duket rralle kush e paska kuptu cka ka fol Adem Jashari aty. E ne disa nivele eshte sinjfikante Porosia e Tij, Adem Jasharit, ne ate video klip. Lufta per Kosove ishte shume ma taktike dhe nga nderkombetaret por dhe nga UCK dhe me radhe pastaj nga FARK-u. Shqiperia, per fat te keq, i then disa marveshje dhe me nderkomnetaret, dhe me UCK-ne, dhe FARK-un. Me dije dhe / apo pa dije, eshte nje diskutim tjeter dhe teme tjeter.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu