Quo Vadis, Kosovë?!…, reagim i shkrimtarit e historianit Jusuf Buxhovi

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

QUO VADIS, KOSOVË?!…
Klithma deri në çirrje nga njëri nga plejada e intelektualëve rreth zhvillimeve të tanishme anti-shtet të klasës së gjithmbarshme politike, është e drejtë dhe e domosdoshme. Sepse, ajo vjen nga një brez intelektual, të cilin historia e ngarkoi me përgjegjësi politike në rrethanat e rrënimit të autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989 nga Millosheviqi, që me të drejtë u përjetua ripushtim i Kosovës pas atij të vitit 1945, për t’iu përgjigjur proceseve që në vitin 1990 me Dekleratë Kushtetuese të 2 korrikut dhe Kuvendin e Kaçanikut të 7 shatorit, që çuan të shkëputja nga sundimit serb dhe njëherësh te shpallja e Kosovës Republikë, me organizimin e rezistencës aktive institucionale paqësore e deri te ajo e armatosur në vitet 1998-1999, me të cila iu hap rruga ultima ratios së NATOS nga 24-10 qershor 1999, që Kosovën e çliroi dhe e solli të protektoratit ndërkombëtar, i cili mori fund me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Ky zhvillim historik ndër më të rëndësishmit e këtij shekulli, i koordinuar ngusht me aleatët tanë perëndimërë, veçmas SHBA-të po rrezikohet dukshëm nga veprimet e papërgjegjshme të fundit të klasës së gjithmbarshme politike të Kosovës, të cilat me bllokimin e konstituimit të Parlamentit të Kosovës dhe veprimet e shumta të paligjshme deri te ato antikushtetuese, jo vetëm që kanë marrë formën-antishtet, por njëherash po sillen në shpërputhje me qendrimet e aleatët tanë që çliruan Kosovën dhe e vunë në binarë të pandalshëm procesin e shtetndërtimit. Kjo sjellje, e sanksionuar tashmë nga aleatët, Kosovën jo vetëm që po e largon nga aleatët tanë perëndimorë, por njëherash, po rrezikon me pasojat tjera të rënda për fatin e shtetit tonë në rrethanat kur pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, priten rirrjeshtime gjjeopolitike të paparashikueshme.
Në këto rrethana, avanturat populiste, siç ishte vendimi i djeshëm i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe me anatemën e veprimtarisë terroriste (gjë që nuk përjashtohet mundësia që nga individët e saj të ketë edhe veprime të tilla po që ato duhet të vertetetohen nga gjykatat dhe jo me diskualifikime paushalle), Kosovën e ballafaqojnë me vështërsi të tjera në raport me ndërkombëtarët, ndërkohë që thellojnë mosbesimin me minoritetit serb, ndaj të cilit, popullata shumicë ka detyrime që ta mbrojë dhe të përkujdeset që ata të pranojnë shtetin e Kosovës si të tyre…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu