Deklarata e Dimal Bashës se ai “nuk ndjen përgjegjësi” për shkrimin, është jo vetëm e paqëndrueshme, por edhe tejet shqetësuese

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas
___
BASHKËAUTORËSIA NË SHKRIM ËSHTË PËRGJEGJËSI DHE MENDIM I PËRBASHKËT I AUTORËVE
Rasti i Dimal Bashës, i sapozgjedhur si Kryetar i Kuvendit, ka hapur një debat të fortë publik dhe institucional, i cili nuk duhet anashkaluar. Bashkëautorësia e tij në një shkrim “shkencor”, në të cilin denoncohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa asnjë bazë të qartë faktike, përbën jo vetëm një gabim profesional dhe etik, por një akt të rëndë politik që bie ndesh me ndjeshmëritë historike dhe institucionale të shoqërisë shqiptare.
Në çdo vend demokratik, publikimi i një materiali të tillë nga një figurë publike e nivelit të lartë do të pasohej automatikisht me dorëheqje. Kjo nuk është çështje mendimi personal, por çështje përgjegjësie publike.
Kur dikush mban një post kaq të lartë publik, çdo qëndrim i tij, sidomos në fushën akademike apo mediatike, është i lidhur ngushtë me reputacionin dhe interesin e shtetit. Prandaj, deklarata e Bashës se ai “nuk ndjen përgjegjësi” për shkrimin është jo vetëm e paqëndrueshme, por edhe tejet shqetësuese. Nëse është bashkëautor, atëherë është bashkëpërgjegjës dhe nuk mund të shmanget me justifikime të pa bindshme.
Për më tepër, publikimi i këtij shkrimi me një autore jo shqiptare, në një kontekst që përpiqet të relativizojë ose delegjitimojë luftën çlirimtare të një populli, ka sjellë dëm të drejtpërdrejtë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për përpjekjet e saj për të ndërtuar një narrativë të drejtë historike në arenën ndërkombëtare.
Përmbajtja e artikullit, në mungesë të burimeve të verifikueshme dhe me tone që ngjasojnë më shumë me propagandën sesa me analizën shkencore, vë në dyshim serioz edhe vetë cilësinë akademike të punës. Ajo çfarë bie në sy është më shumë një shkrim i porositur sesa një studim i mirëfilltë.
Pyetja që lind natyrshëm është: Si ka mundësi që kjo çështje nuk u bë publike para se Basha të zgjidhej në krye të Kuvendit? A ka pasur një heshtje të qëllimshme, apo mosinformim të qëlluar? Dhe më shqetësuesja: Si është e mundur që këtë figurë e kanë votuar edhe ata që kanë qenë vetë pjesë e luftës, të cilës ai si bashkautor i ka vënë në dyshim legjitimitetin?
Kjo situatë ngre dyshime serioze për funksionimin e mekanizmave të kontrollit institucional dhe për drejtësinë e proceseve demokratike brenda vendit. A është kjo një shenjë e një pazari politik? Apo një bllokadë e qëllimshme që e mban peng zhvillimin institucional për më shumë se gjashtë muaj? Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje të qarta dhe transparente.
Në fund të fundit, rasti i Dimal Bashës nuk është vetëm një çështje akademike apo individuale. Ai është një sinjal alarmi për mënyrën se si trajtohet e kaluara, për mënyrën se si emërohen njerëzit në pozita të ndjeshme dhe për mënyrën se si politika shpeshherë mbyll sytë para veprimeve që bien ndesh me interesin e përgjithshëm të vendit. Nëse nuk reflektohet mbi këtë rast në mënyrë serioze, atëherë precedentë të tillë do të përsëriten dhe do ta dëmtojnë jo vetëm politikën, por edhe vetë besimin qytetar ndaj institucioneve.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu