ARKIVI:
7 Mars 2026

Opozita është kundër Albin Kurtit se e pengon vjedhjen e tyre, Serbia se e pengoi projektin për ndarjen e Kosovës në favor të saj

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Pse Albin Kurti ju pengon opozitës, prokurorisë, Edi Ramës,Serbisë dhe disa ndërkombëtarëve? Apo pse të gjithë këta janë kundër Albinit?
Së pari këta nuk janë homogjen. Kanë dallime nga njëri tjetri. Kanë interesa të ndryshime, por të gjithë e kanë një pengesë të përbashkët. Pengesa është Albin Kurti.
1. Opozita është kundër Albinit për arsye se nuk po kanë mundësi me vjedhë;
2. Janë bo 4 vjete e gjysme nga kur Opozita s’ka qasje në fonde e pasuri të shtetit;
3. Opozita ka hallin edhe që pasuria që e kanë do të ju konfiskohet;
4. Opozita është gati të bashkëpunojë me dreqin e të birin veç me largu Albinin që me ruajt pasurinë e tyre;
5. Prokuroria është e korruptuar dhe mjet i Opozitës që dikur ka qeverisë;
6. Prokuroria po ashtu drejtohet nga të korruptuar;
7. Pastrimi i sistemit te prokurorisë paraqet rrezik direkt për opozitën. Prandaj ata po e mbrojne sepse po mbrojnë njeri -tjetrin;
8. Edi Rama e sheh si pengesë Kurtin në tri drejtime: së pari shkëlqimi i Kurtit e thekson degdisjen e Rames në korrupsion e keqpërdorime, së dyti, politika sovraniste e Kurtit e poshtëron kombtarizht Ramen dhe e nxjerrë lakuriqë bashkëpunimin e tij me Vuçiqin, dhe së treti, politika e Kurtit ia zhbënë Rames planet që të paraqitet si lider i shqiptarëve para ndërkombëtarve duke amnistuar aferat e tij korruptive.
9. Vuçiqit i pengon Kurti në realizimin e projektit të tij nacionalist “Bota serbe”;
10. Kurti po e zhveshë përditë e ngadalë para ndërkombëtarëve se Vuçiqi nuk mund të jetë partner i tyre kundër Putinit;
11. Vuçiqi me liderët tjerë të Kosovës e kishte lehtë ndarjen e Kosovës. Kurti ia ndaloi projektin;
12. Vuçiqi përditë e më shumë po shfaqet i pafuqishëm përballë Kurtit;
13. Disa nga ndërkombëtarët që e kanë interes stabilitetin janë kurthuar me Kurtin. Popullariteti i lartë i Kurtit, pastërtia e tij dhe dija po i dështojnë planet e stabilitetit në kurrizë të Kosovës.
14. Prandaj krejt këta për arsye e interesa të ndryshme e kanë pengesën e njëjtë, KURTIN.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Rrnofsh Agim Vunuqi! Respekt per kete Faktografi Madheshtore, e Te Palekundur si Malet e Sharrit. Baraz Asaj se Nuk u Flijuan kot ne Lufte per Kosove Bekim Berisha Abei, Fehmi dhe Xheva Lladrovci, Adem Jashari dhe disa trima tjere. Dhe se nuk ishte e kot qe babi im dhe axhi im ishin me vjet ne burgun famkeq Goli Otok per ate Kosove. FALEMNDERIT.

  2. Teksti i z.Vuniqit është më shumë një shkrim opinioni i natyrës propagandistike, sesa një analizë e argumentuar. Ai bazohet kryesisht në pohime të përgjithshme, me tone të forta emocionale dhe gjykime absolute, pa ofruar asnjë fakt, burim apo shembull konkret për të mbështetur pretendimet. Për pasojë, lexuesi mbetet me përshtypjen e një fjalimi politik dhe jo të një analize të ftohtë e bindëse.
    Ja mungesë argumentesh të mbështetura – Thuhet, p.sh., se opozita është kundër Kurtit sepse “s’po kanë mundësi me vjedhë”, ose se “prokuroria është e korruptuar”, por nuk jepen shembuj realë, të dokumentuar, raste konkrete ose referenca që të mbështesin këto pohime. Këto mbeten thjesht akuza.
    Teksti që në titull dhe në hyrje ka një tezë të ngurtë: “të gjithë e kanë pengesë të përbashkët Kurtin”. E gjithë lista më pas shërben vetëm për ta përforcuar këtë, pa asnjë hapësirë për pyetje të hapura, për dilema apo për perspektiva të tjera.

  3. Teksti i z.Vuniqit është më shumë një shkrim opinioni i natyrës propagandistike, sesa një analizë e argumentuar. Ai bazohet kryesisht në pohime të përgjithshme, me tone të forta emocionale dhe gjykime absolute, pa ofruar asnjë fakt, burim apo shembull konkret për të mbështetur pretendimet. Për pasojë, lexuesi mbetet me përshtypjen e një fjalimi politik dhe jo të një analize të fortë e bindëse.
    Ja mungesë argumentesh të mbështetura – Thuhet, p.sh., se opozita është kundër Kurtit sepse “s’po kanë mundësi me vjedhë”, ose se “prokuroria është e korruptuar”, por nuk jepen shembuj realë, të dokumentuar, raste konkrete ose referenca që të mbështesin këto pohime. Këto mbeten thjesht akuza.
    Teksti që në titull dhe në hyrje ka një tezë të ngurtë: “të gjithë e kanë pengesë të përbashkët Kurtin”. E gjithë lista më pas shërben vetëm për ta përforcuar këtë, pa asnjë hapësirë për pyetje të hapura, për dilema apo për perspektiva të tjera.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu