Fati i Legjislaturës së 9-të në dorën e Listës Serbe!

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Shteti i Kosovës është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të panumërta të shumë gjeneratave, është rezultat i rezistencës së gjatë paqesore dhe kulminacion i luftës së lavdishme çlirimtare, por nuk është përmbushje e aspiratave të heronjve dhe dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë për një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja!

Pakoja e Ahtisaarit më pak se shtet për shumicën shqiptare, më shumë se autonomi për pakicën serbe

Shteti “multietnik” i Kosovës përveqse nuk është përmbushje e aspiratave dhe dëshirave tona kolektive, nuk është përmbushje e amanetit të dëshmorëve dhe atyre që u martirizuan për idealin e bashkimit kombëtar!

Pra, shteti “multientik” i Kosovës nuk erdhi si dëshirë e jona, por si projekt ndërkombëtar, i quajtur ndryshe si ‘Pakoja e Ahtisaarit’, e cila u pranua si kompromis i dhimbshëm, i kthyer tashmë në gabim historik të liderëve të kohës, që e pranuan futjen e shtetit të Kosovës nën varësi të pakicës serbe (Listës Serbe).

Pranimi i shtetit “multietnik” me 95 përqind popullatë shqiptare, është gabimi më i madh historik që nuk i falet politik-bërjes kosovare të 2008-s, e cila e pranoj shtetin me simbole pa përmbajtje kombëtare, që e pranoj shtetin gjysmak me Kushtetutë të ‘harrnuar’ nga kushtetutat e shteteve tjera, e cila nuk po na përshtatet askund, as në vendimmarrje, as në zgjedhje dhe as në Parlament!

Një shtet pa të drejt Referendumi, përveqse gjysmak dhe i varur nga pakica serbe, është më pak se shtet për shqiptarët dhe më shumë se autonomi për serbët (projekt i realizuar nga Serbia dhe mbështetësit e tyre perëndimor)!

Për ironi të këtij fakti nuk po mund ta konstituojmë as Parlamentin shkaku i moszgjedhjes së nënkryetarit serb!

Anashkalimi i votimit në ‘pako’ edhe i nënkryetarit serb e ka futur në telashe të mëdha vijimësinë e kësaj legjislature, e cila rrezikon të shpërbëhet shkaku i ankesës së Listës Serbe në Kushtetuese!

Deshën apo s’deshën ta pranojnë, fajtore për këtë situatë të krijuar në Parlamentin e Kosovës janë partitë shqiptare që nuk arritën marrëveshje paraprake, duke e akuzuar njëra-tjetrën për bashkëpunim me Listën Serbe, këtë ‘Kalë Troje’ të vendosur me ‘Pakon’ diskriminuese, të lansuar përmes përfaqësuesit special të OKB-së, ish presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili ishte ndërmjetësi kryesor për zgjidhjen e problemit mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, i nderuar më pas me çmimin ‘NOBEL’ për një paqe të përkohshme!

Pranimi i pakicës serbe si kategori Kushtetuese, me vende të rezervuara në Kuvend dhe me ‘veto’ në vendimarrje, është kthyer, jo vetëm në ‘Kalë Troje’, por në kancer për shtetin e Kosovës, pa të cilën nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, madje as edhe një amandament i vetëm për zgjedhjen e Presidentit nga populli, e të mos flasim për Referendumin Popullor, që shënon vulën e demokracisë së një vendi të pavarur dhe sovran.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu