ARKIVI:
10 Mars 2026

Ibrahim Kelmendi rreth shpifjeve të Xhavit Halitit kundër tij në “Debat Plus” të Ermal Pandurit

Shkrime relevante

Sulmi i frymëzuar nga ISIS pranë shtëpisë së Mamdanit në Nju Jork

Hans Rustad / Document.no Policia ndalon Emir Balatin pasi ai u përpoq...

A janë të detyruar deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim?

Prof. Dr. Kolë Krasniqi, ekspert i sigurisë, Pejë Sipas Kushtetutës së Republikës...

Fillimi i fundit të perandorisë politike kurtiane

Agron Mani, Ferizaj A është sot Vjosa Osmani vaksina kundër përhapjes së...

Të drejtat e gruas jashtë botës perëndimore: regresi ligjor dhe beteja për të drejta njerëzore edhe pas 8 Marsit

Shqipe Bytyçi, poete, Zvicër Të drejtat e grave nuk janë vetëm çështje...

A është Kosova republikë, apo juristokraci, pyetja është tani…?

Agim Vuniqi, Vashington “Juristokracia i referohet një sistemi qeverisjeje ku gjyqtarët e...

Shpërndaj

XHAVIT HALITI (?!)
Në emisionin e TV Dukagjinit “Debat Plus” (më 28.08.2025), në një akuzë nga Dimal Basha, të cilën e citoi moderatori i emisionit, gazetari Ermal Panduri, kishte të bënte me shpërdorim të Fondit “vendlindja thërret” nga Xahvit Haliti. Pasoi pasoi reagimi i Xhavitit:
“Mas spari për opinion, du t’ju them që unë skam qenë shef i Fondit vendlindja thërret dhe skam qenë përgjegjës për atë fond. Unë kam dhanë idenë e themelimit të Fondit, por nga viti 97 shef i Fondit vendlindja thërret, në nivel t’Evropës e t’Amerikës ka qenë Jashar Salihu, me vendim të këshillit drejtues të Lëvizje Popullore t’Kosovës, edhepse në faza e para të krijimit të strukturave të UÇK-së kompetencat i ka pas vetëm Kryesia. Mirëpo ka pas disa sekvenca debatesh, kryesisht mas arrestimeve në Kosovë, dhe mas rënies së Luan Haradinajt. Diku ka mesi i vitit 98 Shtabi i Përgjithshëm, përmes ni komunikate, ka autorizu Mujë Rugovën si shef i t’gjitha fondeve. Menoj që nuk e ka ushtru ketë funksion sepse s’ia kanë lënë me ushtru. (…) Fondi ka qenë problematik, sepse ku ka pare ka probleme. Decentralizimi i Fondit ka kriju probleme t’mdha, sepse zona të caktuara, vende të caktuar, përfaqësues të Fondit, kanë dërgua mjete në Kosovë për furnizime. Kështu ka funksionu. Unë kam përfaqësu Kosovën n’raporte ndërkombëtare dhe e kam përfaqësu Ushtrinë Çlirimtare në Shqipëri dhe kam qenë anëtar i Shtabit Qendror dhe Shtabit të Përgjithshëm. Asniherë, me dije temën, – nëse dikush ka thënë apo shkru është punë e tij, – unë kurrë s’kam qenë shef i logjistikës. Unë e kam nimu logjistikën nga funksioni im n’raport me shtetin dhe n’raport me këto që po flas unë. Por shef i logjistikës kur është njeri, atëherë e ka buxhetin vet, është dashtë me i pas tana fondet dhe ni grup, i udhëhequn pre meje me i menaxhu, që s’ashtë e vërtetë që e kam pas dhe s’ashtë e vërtet që i kam pas fondet unë. Mas lufte, pastaj, ashtë kriju qeveria e përkohshme dhe disa ia kanë dorëzu qeverisë, disa sja kanë dorëzu hiç, i kanë majt për vete disa (…) Nuk e di taman kush i ka majt për vete, por e di që zhurma e Ibrahim Kelmendit ka qenë e madhe, po Brahim i ka pas nja dy milionë që ia kanë gjet në sef BKA-ja e Gjermanisë. E ka pranu edhe publikisht. Nuk ka problem. Po shumica e fondeve kanë kalu në nenaxhim të qeverisë së përkohshme. Fondin me e menaxhu në Tiranë LPK-ja e kaq u Ramiz Lladrovcin. Ai e ka menaxhu ni pjesë të madhe të Fondit. Ndërsaa edhe ne kemi operu për nevoja të ndryshme me qato mjete.”
U mundova me e citua tekstualisht, që të shihet sa vlerë ka diploma e tij për gjuhë shqipe, e lëshuar nga Universiteti në Tiranë…
Isha duke përcjell emisione tjetër. Nodhen ardhje të mesazheve se po më akuzonte Xhavit Haliti në “Debat Plus”. U kyça paksa me vonesë. E dëgjova. Mendimi im i parë: paska rrëfye paskatësisht disa detaje për ta hesht informimin kryesor, se nga viti 1993, kur LPK e formi Fondin “vendlindja thërret”, deri në prill 1998, Xhavitit i janë dorëzuar mbi 95 % të mjeteve të Fondit, me mendim se do ia përcjell UÇK-së, e ai nuk i ka shpënzua as 20 % të tyre për UÇK (por për “vrima t’zeza”).
Në ora 21.24, ia dërgova reagimin moderatorit Ermal Panduri:
“Keqardhje që ndodhi në emisionin Tënd shpifja e Xhavit Halitit kundër meje. Unë kam shkruar më shumë se një herë, se BKA gjermane [Enti Federativ i Kriminalistikës] ka bastis Zyrën e Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, i kanë bastis kompjuterat dhe krejt arkivën e Fondit dhe i kanë konfiskuar rreth 1,4 milionë DM që kanë qenë xhirollogari në bankën Sparkasse Bonn dhe 500 mijë DM që kanë qenë në librezë kursimi, e cila ka qenë në sejf në të njëjtën bankë, sepse banka na ka pas këshilluar t’i depononim në librezë kursimi, si garantim për të tërheq mjete kur kemi urgjencë, nëse në xhirollogari ishim në minus.”
E informova se nuk munda t’i telefonoj për shkak të sëmundjes.
I jam falënderues Zotëri Pandurit që e pat lexuar. Në minutën 48 të emisionit Z. Panduri e afishoi tekstin e reagimit tim në monitorin e madh të studios dhe filloime e lexua, përkundër përpjekjes se Xhavitit për ta pengua. Pasoj reagimi i Xhavitit, i cili u ndie se shpifje që kishte bërë i që demantuar bindshëm:
“E postat në Kosovë, të cilat i ka menaxhu Ibrahim Kelmendi, me para t’kujat janë ba? Kabinat telefonike mas lufte. Isa Elshanin nuk duhet me e përmend se Isa Elshani nuk jeton. Ashtë e vërtetë që Isa Elshani ka qenë shef i Fondit për Gjermani, bashkë me Xhavat (m’iku miemni), i cili ashtë vra të Rrasa e Zogut [ia kishte harrua mbiemrin Xhemajl Fehajt]. Të drejtë me i tërhek prej Fondi e kanë pas Ibrahim Kelmendi dhe Sabri Kiçmari. Po këto pare, nëse ka dalë vendim nga qeveria e përkohshme, sepse Adem Graboci nuk ka pas të drejtë nëse nuk ashtë autorizu nga qeveria e përkohshme me i kërku mjetet me u dorëzu në fondin e qeverisë. Ademi ka qenë ministër i financave. Unë kam mujt mos me pranu Ademin si ministër financave, por Fondi nuk ashtë dashtë me pengu kërkan hiq. Ka shumë që mund t’flasim për këto çështje, por po e lëm.”
Në ora 21:37 Ermalit ia nisa reagimin edhe për “posta”. Fatkeqësisht më rezulton se ende nuk e ka lexua. Ky ishte reagimi që nuk është lexuar:
“’Postat’ në Kosovë kanë qenë të firmës gjermane CPN, e cila e ka ofruar teknologjinë dhe minutat e telefonisë satelitore pa asnjë investim nga unë as nga askush, sepse e ka ofruar minutën e telefonisë për 2,5 DM minutën dhe unë me bashkëveprimtarë ua kemi ofruar qytetarëve për të kontaktuar më njerëzit e tyre nëpër botë. Pra, ishte biznes pa asnjë DM investim paraprak.”.
Tani po bëjë sqarim plotësues. Në fund të marsit 1999, Zotëri Nikolai, inxhinier i telekomunikacionit, nga televizioni publik gjerman ZDF ku ka qenë i punësuar, ka hap firmë private me akronim CPN, me seli afër Koblenci (Koblenz). Ai më ka pa në televizione gjermane duke dhanë intervista, prandaj ka ardhur në zyra të Fondit në Bonn që t’më takojë. Ka ofruar të njëjtin shërbim, siç po na e ofron Telcom i Gjermanisë nga marsi 1998, por me çmim më të ulët. Duhet t’i kemi kontraktuar të paktën 24 telefona satelitor nga firma CPN dhe ia kemi dërguar UÇK-së në Kosovë. Deri atëherë nga Telecomi gjermani kishim kontraktuar të paktën 120 telefona satelitor. Për ata që nuk kanë informim, shpenzimet mujore patën shkuar mbi 500 mijë DM…
Zotëri Nikolain e pata takuar edhe me kryeministrin Pandeli Majko kur ishte për vizitë zyrtare në Gjermani, sepse kishte projekt interesant për të ngrit kabina me telefona satelitor në Kukës, që refugjatët të kishin mundësi të komunikonin me familjarët në emigracion. Majko e mirëpriti atë ofertë, meqë nuk duhej të paguante asnjë qindarkë qeveria. Por ministri për telekomunikacioni, të cilin Z. Nikolai dhe unë si përkthyes e takuam në Tiranë, e sabotoi, sepse u hidhërua që nuk ia dhamë 50 mijë DM bakshish, meqë tha se po i duheshin ta dërgonte vajzën për studime në Gjermani…
Z. Nikolai ia mundësoi Televizioni Shqiptar një alternativë për çmim më të lirë për emisionin satelitor dhe me atë rast pata rastin ta shoqëroja kur në çati të TVSH-së pat instaluar pajisjet për emetim satelitor. Ishte Eduard Mazi drejtor i RTSH-së. Ai na falënderoi për atë shërbim.
Në fund të qershorit 1999 Zotëri Nikolai i CPN-it erdhi në Prishtinë. Në recepsion të Hotel Grandit e kanë informuar se banoja në hotel, meqë SHIK kishte vlerësuar që jam i rrezikuar nëse banojë në banesë të Kunatës dhe Vëllait në lagjen Dardania në Prishtinë, dhe e kishte urdhërua shefin e Hotelit, Zekë Çekun, të më sistemonte pa pagesë në Hotel Grand (si dikur që banonin paramilitarët e Arkanit). Nikolai ma prezantoj ofertën. Nuk i kisha 50 mijë DM për investim. Pyeta ca shokë nëse m’i jepnin hua. Nuk gjeta zgjidhje. E binda pronarin e rajzebyros Gryka (Reisebüro Gryka Osnabrück). Me pronarin Ramiz A. Nikçi ishim tezak (nanat motra). U dakorduam të ishim ortakë me nga 50 %. Ai e dërgoi me auto Nikolain deri në aeroport në Shkup. I kishte premtuar Nikolait që brenda jave ia jepte 50 mijë DM në Gjermani. Ai PIS nuk e mbajti fjalën. Nikolai erdhi prapë në Prishtinë dhe tani ishte përcaktuar të kërkonte partner tjetër. E luta të ofronte mundësi që të startonim pa 50 mijë DM paradhënie investuese. U dakordua, por minutën e telefonimit e rriti nga 2,20 në 2,50 DM dhe për secilën kabinë kërkoi 300 DM qira mujore, nëse do të ecte biznesi. Ato kabina u vendosen pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Ishte fitim i madh…
Në minutën 72 të emisionit Xhavit Halitit i bie ndërmend që nuk i kanë zënë vend dërdelisjet e tij, prandaj ndërhyri:
“Të problemi i BKA-së po du me dalë. BKA-ja ashtë e vërtetë që i ka kontrollu përfaqësuesit e Fondit Vendlindja thërret në Gjermani. Ua ka marrë dokumentacionin. Ua ka marrë faturat. Të gjitha këto ua ka kthy. I kanë kontrollu. Këta i kanë të shpia ose i kanë djeg. Nëse janë n’rregull, le t’i bin dokumentat që ua ka marrë e ua ka kthy BKA-ja dhe janë n’rregull.”
Në ora 22:37 e dërgova reagimin e tretë, ndaj këtij “plotësimi” të Xhavitit. Fatkeqësisht, si i dyti, nuk u lexua. Ja teksti:
“Në fund të vitit 2002 BKA (Enti Federativ i Kriminalistikës në Gjermani), i ka kthye gjerat e bastisura, pasi janë mbyll hetimet, sepse nuk është gjet asnjë provë që Fondi e ka financuar UÇK-në “terroriste”, siç akuzonte BKA. Të gjitha gjerat e bastisura në Zyrë i janë dorëzuar Shaban Thaçit (nga komuna e Drenasit), sepse e kemi pas bërë kujdestar fizik të zyrës së Fondit, meqë jetonte në Bonn. Shabanin e kam lut që arkivin e Fondit me ia dorëzua Arkivit të Kosovës. Ndërsa mjetet financiare të Fondit që ishin në xhirollogari bankare janë konfiskuar nga Ministri e Financave të Gjermanisë.”
Me Shaban Thaçin dhe Isa Elshani ka komunikuar BKA dhe ata duhet t’i kenë shkresat që dëshmojnë, çka ishte bastis, dhe sa mjete financiare na janë konfiskuar. Kur ka ndodh bastisja e zyrave dhe banesave të disa veprimtarë të Fondit “vendlindja thërret”, shef “zyrtar” i Fondit (nga 12 qershori 1999) ishte Kushtrim Hadergjonaj. Po më 12 qershor 1999 në emër të DVAD e.V (akronim zyrtar në gjermanisht, për emrin Bashkësia Demokratike e Shqiptarëve në Gjermani, bashkësi ajo e regjistruar si OJQ, që ishte pronare zyrtare e Fondit dhe e kishte marrë edhe statusin e bamirësisë) patëm bë informimin publik për mbyllje të Fondit “vendlindja thërret” në Gjermani, sepse “qeveria e përkohshme” nuk kishte kompetencë ta përvetësonte.
Uroj, Shaban Thaçi dhe të tjerët ta kenë ruajt dokumentacionin që ua ka kthye BKA dhe ta dorëzojnë në Arkiv të Shtetit tonë (edhe pse Xhavit Haliti & Co nuk e kanë dorëzuar asnjë arkiv, as të LPK-së as të UÇK-së). Përndryshe, ndonjë institucion i Kosovës mund ta lut BKA-në që t’ia jap një kopje të dokumentacionit.
[Në vazhdimin pasues do mundohem të ofroj sqarime, pse Xhaviti simuloi se po informon detaje për Fond dhe çfarë shqetësimi të vërtet ka që ma diskreditoi emrin ekstra.]

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. QE, ME NE FUND ERDHEM NE KETE TEME DHE CESHTJE!!! Moti kam dasht me shkrujt ne detaje per kete ceshtje, edhepse kete ceshtje e kam permend ne faqe te nje mjeku te njohur ne Shqiperi. Por QE, erdhi rasti tash te e shkruaj nje kapitul TE RENDESISHEM E LIDHUR ME XHAVIT HALITI e me radhe dhe Ibrahim Kelmendi. Mas vrasjes te Bekim Berisha Abeit isha ne Shqiperi ne fund te gushtit, kam permend kete diku. Tu u kthy ne Zagreb, ne aeroportin Rinas “rastesisht” me priti Xhavit Haliti. Me dhe nje leter dhe me tha: “Vetem ne ty kam besim gjena keto”. Pak mu prejten kembet ngase foli fjalin qe shpesh me thoshte Bekim Berisha Abei: “Vetem ne ty kam besim.” Nuk du, kete kam than shume here, nuk e them KURRE cka me foli Abei ne qershor 1998., kur ishte se fundi ne Zagreb dhe kur u pam se fundi. Eshte teme tjeter cka me foli, trishtime qe mi foli, dhe cka me pyeti dhe per kend me pyeti. Kete nuk e foli KURRE, as nuk do te e flas. Po kthehem te Xhavit Haliti dhe pritje te “rrastesishme” kur udhtova ne Zagreb ne fund te gushtit nga Tirana, e me ate leter qe me dha papritmas. Ne aeroplan shiqova kete leter qe Xhaviti me tha: “gjena keto..”. Asgja nuk kuptova. Shkrunte dicka aty, me rend sinonime qe hiq nuk i kuptove perveq njenes: “STINGER”. U njersita sepse disjha, kuptova cka eshte Stinger. Keto tjera, zero poena, hiq nuk kuptova. Ne Zagreb pas nji jave thirra nje shok timin i cili punonte ne Ministri te Mrojtejes. Ishte njeri i rendesishem, por jo i ekspozum ne jeten publike. Ishte i Vukovarit. Ai me tha: “Te thirri mbrenda dy dite.” Me thirri dhe u takuam. Me pyeti detaje: Kush me dha kete dhe me kerkoi numrin e telefonit, mobitelit te Xhavit Halitit. Nga diku e ka thirre dhe eshte mar vesh te takohemi na tre, pra Xhaviti, ky nga Ministria e Mbrojtejes dhe une, e ne shtet tjeter (nuk e them shtetin, as qytetin). Udhtova me te dhe u takuam me Xhavit Halitin ne kafe te nje motelit afer qytetit te njohur ne Itali. Keshtu ishte biseda. Foli kroati Xhavitit: ” Mi jako cijenimo Dianu Rexhepi i ne želimo da bude umiješana u nikakvo posredništvo u svezi oružja”. Xhavit Haliti tha serbisht: ” I mi jako cenimo Dianu Rexhepi i ne želimo da bude umešana u oružje”. Kroati e shiqoi ne sy u kthy kah une dhe me the me nje ton gati urdhrus: ” Rezivirao sam ti sobu u hotelu, evo ti ključ, vidimo se sutra u 9 sati u ovoj istoj kavani.” Shkova pa fjale ne drejtim ta atij hotelit, dhe te nesermen ne 9 ora erdha ne kafe ku ishim nje nate perpara. Ishte vetem ky kroati, Xhaviti nuk ishte. Nuk pyeta asgje. Asgje. U kthyem ne Kroaci. Pas nje kohe i njejti ky shoku im kerkoi nga une te vij ne kontakt me Bujar Bukoshin dhe me thot se nje delegacion i larte nga Ministria e Mbrojtjes don te takohet me ministrin Bujar Bukoshi. Bukoshi me tha se po pranon takimin. Ky shoku dhe une shkuam me veture te tij ne Ulm te Gjermanise, kurse ata dy zyrtar udhtuan me aeroplan e ky shoku me tha se nuk dojne qe te i shoh une kush jane. Se pari u takuam na dy me Bukoshin ne nje kafe. Bukoshi me dha 20 marka dhe me tha te shkoi ne kafe dy rruge ma larg, dhe te kthehem per dy ore. Ne nderkohe kane ardhe keta nga Ministria e Mbrojtjes per cilit as sot nuk dij kush ishin. Mas dy ore u ktheva ne ate kafe. Ishin vetem Bukoshi dhe ai shoku im, e keta te Ministrise kane shku tutje… dhe me aeroplan jane kthy ne Zagreb, e une dhe shoku im nga Ministria me veture. Tane naten ka vozit ky shoku deri ne Zagreb. Cka jane mar vesh me Bukoshin, e a jane mar vesh, kurre nuk kam pyt. Pra, paret i ka pas Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi e JO Ibrahim Kelmendi. Nje mosmarveshje me Ibren e kam pas kur ai e sulmoi Fadilin Demirin haptas. Aspak nuk kuptu pse e ka sulmu por me ka ardh rand pse e ka sulmu Fadilin dhe i thash… Cka po gjuhesh ne popullin tend dhe i thash Lamtumire. Sepse kisha besim te pakontestushem ne Fadil Demirin cili ishte kryesori ne Kroaci per Logjistike. ASNJEHERE nuk kam dyshu ne Fadil Demirin lidhur me fondin e pareve per Kosove, asnjehere. Por si duket kam gabu dhe lidhur me Fadilin. Por kjo eshte tregim tjeter dhe ma i komplikum ngase nje gazete e njohur kroate e shkruan nje tekst per Fadil Demirin dhe shperdorim te parave te fondit “Vendlindja thrret”. Nuk i kam besu ketij shkrimi. Por per Ibrahim Kelmendin E DIJ se kurre nuk ka shperdoru paret nga fondi, ATE E DIJ. Si mud te verifikohet kjo…? Shiqoni si jeton sot Ibrahim Kelmendi, si jeton Fadil Demiri dhe si jeton Xhavit Haliti cili bashk me Fatos Nano dhe kompanine nga SHIK-u e kane shperdoru te gjitha kontigjente te armeve qe vishin ne portin Durres POR KURRE NUK HYNEN NE KOSOVE ATO ARMET, ARMATIMI. Ne nderkohe kam mesu kete: PERGJOJE, PERCJELLE GJURMEN E PARAVE! Pra si jeton sot Ibrahim Kelmendi i cili sa per para per vehte ishte gjithemone modest. GJITHEMONE. Si jeton sot Xhavit Haliti dhe si u shpetua te mos shkon ne Haag…?!! Ku eshte Fatos Nano dhe keta zyrtare te larte te Shqiperise ne kohen kur armatimi per Ushtrine e Kosoves (UCK-ne) vinte ne portin Durres e NUK HYRI KURRE NE KOSOVE. Te gjithe keta jane terhek nga politika. Rrastesisht?!!! E Ibrahim Kelmendi jeton ne banese dhe sipas dienise time, e kaq e njof, edhe me qene dhe i unet NUK kish kerku ndihme nga shoket. Nga askush!!! Mundem me u fjalos pershembull me Ibrahim Kelmendin per kryqin qe e ka mbajt Bekim Berisha Abei. Qe edhe jam fjalos me te. Por ai i njejti Ibrahim Kelmendi, mas Lufte ishte i vetmi qe ndejti me mu disa ore ne Grand kafene dhe me pyti cka kisha dasht me honger. I thash qe kisha dasht fli me honger. E gjeti Ibrahim Kelmendi fli dhe me dha. Kam pas kryq rreth qafe, te njejtin cfare e ka pas Bekimi. Asnje fjale nuk me foli per ate pune. Me respekt vllaznor u sjell ndaj meje, atehere ne Prishtine, kur te gjithe nga UCK ikshin nga une, e une atehere NUK KUPTOJSHA PSE IKSHIN NGA UNE. Sot e kuptoj. Njehere jam kyq me Azem Sylen kur ka hi ne Kosove Afrim Shureci Leopardi, e nga Shqiperia hyni, e keta e kane shti ne Kleqke dhe e kan sakatu tu e rreh. Kam shku te Azem Syles dhe i thash: THUJ HASHIM THACIT SE NESE NUK E LESHON AFRIM SHURECIN MBRENDA 3 ORE NGA KLEQKA, TERE KROACIA E MER VESH QE HASHIM THACI E KA MBYLLE NE KLEQKE AFRIM SHURECIN, Trajnerin te komandove kroat ne Rakitje afer Zagrebit! E leshuan mas tri ore, te sakatum ne ftyre nga rrahje. Mos ta zgjas: Xhavit Haliti e ka ble lirin e vet me pare dhe me shantazhime te Lirinse te rrethit te zyrtarve te lart te Shqiperise me cilit ka kontrabandu armatimin per Kosoven me se shumti ne vende te Afrikes aq sa kam dijeni, informata. Eedhepse kisha mujt me thane shume.. shume detaje per ata zyrtar te Shqiperise dhe Xhavit Halitin. Por po qes PIKEN KETU.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu