ANALISTËT SONTE NË KTV – MË MBUSHËN MENDJEN SE JANË TË DËRGUARIT E SHESHELIT
Në emisionin Tempus të KTV-së, me gazetarin Bekim Musliu, disa analistë u përpoqën të sqarojnë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe çështjen e mandatarit për kryeministër. Por mënyra se si flisnin krijonte përshtypjen se nuk ishin aty për të ndriçuar opinionin publik, por për të njollosur institucionet e Kosovës. Për çudi, asnjë argument serioz nuk u dëgjua – vetëm fjalë që të kujtonin diskursin e Sheshelit.
Një mesazh nga populli: flisni sa të doni, sepse dëmet që i keni shkaktuar këtij vendi nuk mund të fshihen. Opozita po mundohet ta mashtrojë qytetarin me premtime për paga të larta e forma të tjera joshjeje. Mendoni se kështu mund ta hutoni opinionin, ndërkohë që në prapaskenë synimi kryesor mbetet realizimi i “Zajednicës” dhe dhënia e ekstraterritoreve për kishat ortodokse.

Por gabim e keni. Ky popull nuk han bar. Nuk mashtrohet më me paga, as me premtime boshe. Qytetari i Kosovës nuk është bagëti për t’i mbushur grazhdin – ai i njeh tradhtitë dhe nuk i harron.
Ardhja në pushtet e opozitës ka vetëm një synim: zbatimin e marrëveshjeve të dëmshme që tashmë i kanë nënshkruar. E kur të vijë momenti, do të arsyetohen me frazën e zakonshme: “Kështu na tha Amerika.”
Por populli i ka provuar më parë. E di mirë kush e ka sakrifikuar Trepçën, kush e ka rrezikuar Ujmanin, kush e ka cenuar sovranitetin përmes “Zajednicës” dhe kush ka dhënë ekstraterritore për kishat ortodokse. Këto nuk janë harresë – janë plagë të hapura që tregojnë qartë kush ka punuar kundër interesit të Kosovës.

Prandaj, më mirë shkoni në shtëpi dhe pushoni. Sepse Kurti ka ende tetë vite për ta udhëhequr vendin. Ju, opozitarë, mund të silleni rreth mullarit dhe të kapeni pas “karotës”, por një gjë është e sigurt: Amerika nuk do t’ju lejojë të sillni Rusinë në Trepçë. Sepse Trepça është interes strategjik jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




SAKT. Ne mes fuqive te mdha eshte si nje lufte perfundi tavolines per koncesionin e Trepces ku vlera e produkteve te Trepces eshte diku 1000 miliard euro, e ku ari eshte vetem nusprodukt. Gjermanin e qiten nga loja para disa jave. Pra ja SHBA ja RUSIA. Kosova i ndihmon Rusise po dhe SHBA-se, nese insitohet per bashkim me Shqiperi. Ngase SHBA i kthehet Serbise ciles do te i takon Trepca nese Kosova bashkohet me Shqiperi. Thjesht. Zgedhni.