Grafitet nacionaliste në veri: strategji për ta komprometuar shtetin e Kosovës!

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Shkrimi i parullave nacionaliste, vendosja e grafiteve kërcënuese dhe rastet e zbulimit e konfiskimit të armëve në pjesën veriore të Kosovës nuk janë thjesht akte sporadike. Ato përbëjnë veprime të menduara strategjike me synimin e qartë: komprometimin ndërkombëtar të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Çdo herë që organet e sigurisë ndërmarrin masa për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, këto veprime interpretohen nga qarqe të caktuara qeveritare dhe nacionaliste serbe e ruse si “dhunë sistematike e policisë së Kurtit ndaj komunitetit serb”. Në këtë mënyrë, masat legjitime shtetërore te Kosovës propagandohen ne arenen nderkombetare si represion, me qellim te minimit te imazhit ndërkombëtar të Kosovës.
Përmes grafiteve dhe parullave të tilla, synohet të forcohet ndjenja e unitetit dhe fryma patriotike e komunitetit serb në Kosovë, si dhe të rritet besimi i tij ndaj qeverisë së Serbisë dhe strukturave paralele që ende veprojnë në veri. Po ashtu, krijohet një narrativë e rrezikshme se në Kosovë ekziston një strukturë e organizuar që vepron kundër shtetit, duke tentuar të legjitimohet rezistenca e tyre ndaj institucioneve kosovare.
Ky skenar shërben për të ushqyer tensione të vazhdueshme dhe për të mbajtur veriun si zonë të pasigurt, gjë që dëmton jo vetëm rendin juridik e sigurinë publike, por edhe procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës. Në plan më të gjerë, ai është pjesë e një lufte hibride të Beogradit dhe Moskës për ta penguar konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
Në këtë kontekst, është jetike që institucionet e Kosovës të veprojnë me kujdes: të ruajnë rendin dhe ligjin me profesionalizëm e proporcionalitet, duke mos u bërë pre e narrativës propagandistike. Po aq e rëndësishme është që komuniteti ndërkombëtar të lexojë drejt këto zhvillime dhe të mos bjerë pre e interpretimit të njëanshëm.
E ardhmja dhe stabiliteti i Kosovës nuk influencohen e as nuk përcaktohen përmes grafiteve kërcënuese, por përmes dialogut, respektimit te rendit kushtetues dhe ligjit si dhe integrimit të barabartë të të gjitha komuniteteve ne shoqerine kosovare. Padyshim se integrimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë garanca më e qëndrueshme për paqe dhe stabilitet në rajon!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu