ARKIVI:
7 Mars 2026

Hysen Berisha – gjenerali me një muaj luftë, apo mercenari i paguar

Shkrime relevante

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Histori e pa treguar, islamizimi i shqiptarëve…!

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ____ Moderator: Asdren Shala (në tekstin e mëtejmë...

Shpërndaj

GJENERALI I NËNSHKRIMEVE, DEPUTETI I RASTËSISË!
___
Nëse Kosova ka prodhuar heronj të vërtetë të luftës, ajo ka prodhuar edhe karikatura të uniformës. Në mesin e tyre, më i spikaturi mbetet Hysen Berisha – gjenerali me një muaj luftë, mercenar i paguar.
Një muaj në luftë si mërcenarë i paguar. Aq sa zgjat një pushim semestral për studentë, aq i mjaftoi Hysenit për të kapur gradën që të tjerët e fituan me vite sakrifice, me gjak e me kocka të thyera. Ky “gjeneral” nuk e pa vitin 1998 kur në fshatin e tij lufta përplasej derë më derë dhe komandant Tigri luftonte po thuajse i vetëm, sepse atë vit Hyseni ishte larg, në mërgim, duke ndjekur lajmet nga televizori. U kthye vetëm një muaj para fundit të luftës, në mesin e pranverës së 1999-s, kur baruti po shuhej dhe fitorja veç po shkruhej. Hyri në luftë si turist me një këmbë në Koshare e me tjetrën në Padesh të Tropojës dhe doli prej saj si gjeneral. Në historinë tonë të dhimbshme, kjo është një nga ato komeditë e hidhura.
Por arma e tij më e fuqishme nuk ishte pushka, ishte lapsi i pas luftës. Me një firmë të vetme, Hysen Berisha futi në listat e veteranëve me mijëra emra që s’kishin parë asnjëherë plumbin dhe frontin, përveç atyre që binin nëpër filma aksion. Kafenetë e pasluftës u mbushën me “komandantë të kapuçinëve” dhe “veteranë të domino-s”. Ky është trashëgimi i gjeneralit: një ushtri fantome, veteranë fallco që sot janë barrë për shtetin dhe turp për të vërtetët.
E megjithatë, rruga e tij politike nuk ishte më pak qesharake. Para luftës, Hyseni ishte një satellit i LDK-së. Vraponte poshtë dhe lartë pas saj si një qenush që ndjek karvanin, por shoferi as nuk e sheh. LDK-ja as që e formoi pikërisht për shkak të lojalitetit të tij , sepse aty duhej punë e disiplinë, jo shfaqje e tituj të zbrazët.
Pas lufte, e ndërroi fanellën dhe me 6 shtator të vitit 2019 u kyç në PDK, aty ku për herë të parë u ndje si lojtar i ekipit, jo pse kishte vizion, por sepse titulli “Gjeneral” tingëllonte bukur nëpër lista. Megjithatë, edhe aty nuk shkëlqeu. Në vitin 2021, kur PDK garoi në zgjedhje, Hysen Berisha nuk arriti ta kalojë pragun e deputetit. Ai hyri në Kuvend vetëm falë rastësisë – pasi Uran Ismaili dha dorëheqje, Berisha u fut në legjislativ si “rezervist politik”, jo si i zgjedhur nga populli.
Nga viti 2021 deri më 9 shkurt 2025, Hysen Berisha u ul në ulësen e deputetit të PDK-së. Por as aty nuk la gjurmë përpos palljës së tij që ngjanë me atë të gomarit. Asnjë fjalim që t’u mbetet njerëzve në mendje, asnjë ligj i vlefshëm, asnjë kauzë për popullin. Ishte thjesht deputet i pushimeve të kafeneve, duke shijuar privilegjet dhe rrogën e trashë. Një “pajisje dekorative” në Kuvend, më shumë se një zë politik.
Kur erdhi zgjedhja e vitit 2025, populli ia dha përgjigjen: nuk e kaloi pragun. Një maratonist që pengohet në vijën e finishit. Një gjeneral i një muaji dhe një deputet i katër viteve që përfundoi aty ku nisi – në hiçe.
Prandaj, Hysen Berisha do të mbahet mend jo për ndonjë heroizëm, jo për vizion politik, por si: Gjenerali i fletushkës, që gradën e mori nga kalendari, e jo nga fronti. Komandanti i nënshkrimit, që krijoi me mijëra veteranë fallco.
Deputeti i rastësisë, që në 2021 nuk e kaloi pragun, por u fut në Kuvend vetëm pas dorëheqjes së një tjetri.
Deputeti i kolltukut, që katër vite i kaloi pa një gjurmë të vetme përpos britmave të tij që ngjajnë me ato të gomarit.
Një figurë që tregon më së miri se si titujt në këtë vend mund të bëhen më të mëdhenj se vetë njeriu. Pra ky është gjenerali i fletushkave dhe deputeti i rastësisë!
– Nga unë Gani Osmani apo Dardan Unic

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu