Ku mbeti Zarfi im?!

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Reagim publik drejtuar KQZ-së:

Jam ndër të parët që jam regjistruar si votues jashtë vendit.

Kërkesën për regjistrim e kam bërë më 12 Gusht 2025.

Njoftimin për regjistrim dhe Dëftesën e Regjistrimit i kam pranuar nga KQZ-ja më 13 Gusht 2025.

E prita për një muaj rresht dhe për çdo ditë ardhjen e Zarfit tim, prita edhe deri në mesditën e sotme…, prisja sepse kisha besim në institucionin e KQZ-së dhe isha me shpresë për arritjen e Zarfit tim! 

Por, paskam pritur kot! 

Forhåndsvisning av bilde

Institucioni shtetëror për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor (KQZ) nuk e kreu punën si duhet! 

Andaj, pas këtij veprimi skandaloz, kam të drejt që t’i kërkojë llogari publike Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ):

Çfarë ndodhi me Zarfin tim?!

Pse nuk më erdhi Zarfi për Votim?!

Ku mbeti dhe ku treti Zarfi im?!

Kush më privoj nga e drejta për votim?!

Kush do të votoj në emrin tim?!

Kush dhe pse?!

Kush dhe pse?!

Kush dhe pse?!

Forhåndsvisning av bilde

Kështu mund t’i parashtroj me qindra pyetje, por të gjitha janë të parendësishme tani.

Një gjë është e sigurtë!

Mbase dikush do të votoj dy herë në emrin tim: një herë nga Zarfi i pa ardhur dhe një herë tjetër në qendrën e votimit në Kosovë (Shkollën Fillore “Azem Bejta” në Grabanicë)!

Megjithatë mbetem me shpresën e fitores së dy kandidatëve të preferuar, njërit për Kryetar të Komunës dhe tjetres per Asambleiste të Komunës së Klinës, të cilëve KQZ-a ua ndaloj voten time!

Forhåndsvisning av bilde

Lutem që fatin tim të mos e kenë pasur edhe bashkatdhetarë të tjerë në shtetet evro-perëndimore!

Ishte ky lëshim, klasifikim apo diskrimin i votës së mërgimtarëve, mbetet të shihet nga reagimet e mërgimtarëve!

Lëshimin do ta pranoja me qetësi, por klasifikimin dhe diskriminimin (mosdergimin e zarfit) sipas bindjeve politike e konsideroj akt të turpshëm të KQZ-së, të ndikuar prej pushtetarëve të nivelit komunal apo qendror!

Dhunimi i vullnetit qytetarë është dhunim i demokracisë dhe akt i rënd kriminal!

Fundja, gabimet dhe lëshimet janë njerëzore, por klasifikimet e votës janë kriminale, dhe për fatin e keq, do të mbeten të pandëshkuara nga (pa)drejtësia kosovare siq kanë mbetur të pandëshkuara vjedhjet serike dhe sistematike të votave në Kosovë!

I zhgënjyer dhe me zemër të thyer: Florim Zeqa, Itali

E shtunë, 11 Tetor 2025, ora 13.00

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. z, Florim!
    MOS U MERZIT bré burrë.
    Populli ynë i urtë e ka nji fjalë; “SHKA HUPT’ MOS U GJETT!”
    Këtë shkrim e ke dërguar në porstalin”Zemra shqiptare, ku është publikuar më 13 tetor 2025.
    Për “gajret” po ta dërgoj këtë anekdotë:
    Nastradin Hoxhës i kish pa hup magari, dhe shokt’ shkojnë m’i pa se thanë Nastradini asht merzit shumë, por kur shkojnë Nastradinin e gjojnë tuj kesh dhe u çuditën, e po ja bojnë:
    – Nastradin a u merzite për magar që t’ka hupë? Po t’shohim që po kesh’?!
    – Jo vallah nuk jam merzitë, bile jam i gëzuem shumë, qi nuk jam kon’ hypun ne magar se isha hup’ edhe une me gjeth’ magar!” – ju tha Nastradini.
    Ti, Florim je i mençur dhe e kupton domethënien e ksaj meselje!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu