Intervista për Associated Press për rolin e Tony Blair-it në luftën e Kosovës dhe sa do t’i ndihmojë Gazës eksperienca e tij…
Në këtë intervistë janë edhe Tonibler Gashi, Vlora Çitaku dhe Veton Surroi.
Për këtë intervistën jam kontaktuar në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” – “We Remember Tony Blair” Foundation, edhe për arsye të ngritjes së shtatores së vetme në botë të Tony Blair-it, në Ferizaj, Kosovë, një iniciativë e imja e nisur që në 2016-ën dhe e përuruar në 25 vjetorin e Çlirimit të Ferizajt e Kosovës, 12 qershor 2024.
U kam kërkuar gazetarëve që në asnjë mënyrë mos ta përziejnë këtë aktivitet timin me kandidimin tim. Dhe siç e kemi parë, unë vetë askund gjatë fushatës zgjedhore nuk e kam përmendë ngritjen e shtatores së Tony Blairit dhe as nuk kam prezantuar fotografi të mia nga ky aktivitet, pasi nuk kam dashtë ta përdori. E dijti kush e dijti me rëndësi është këtu.
Këtë aktivitet bashkë me shumë të tjera që i kam ba, ato i kam ba pse kam besu se duhet të bëhen dhe i kam shku deri në fund, sikur shumë të tjera, përfshirë këtu Varrezat e Dëshmorëve, bashkë me bacin Kadri Islaki, babait e Tonit e të tjerë.
Ferizaji e Kosova dhe shqiptarët kudo në botë krenohen me këtë akt të pasjes së shtatores së Tony Blairit, dhe ashtu siç kam parashikuar dhe u kam thënë se, Ferizaj do të jetë qendër e lajmeve botërore. Dhe kjo është më e pakta që ne bashkë me donatorët vullnetarë kemi mund ta bëjmë në krahasim me veprën gjigante të këtij njeriu të madh, heroit të gjallë të Kosovës, Sir Tony Blair. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se kush janë miqtë tanë të vërtetë që na janë gjendur në kohën më të rëndë të popullit tonë!
Falenderoj gazetarët, Zana Cimili dhe Florent Bajrami për mundësinë dhe korrektësinë. Intervista është realizuar me 1.10.2025 në Sheshin “Tony Blair” Ferizaj, të cilën e kemi emërtuar paradoksalisht me shumë mund. Një ditë do t’i shpalos të gjitha për shumëçka.
Me shumë respekt,
Drejtor Ekzekutiv
Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair”
Foundation “We remember Tony Blair”
16.10.2025
Vëmendje: Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, Kosovë.


