Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
____
Për ata që nuk e dinë: “gjykata speciale” është iniciuar nga USA dhe BE për ta demantuar e diskredituar Raportin e Dik Martit, i imponuar me rezolutë të Asamblesë së Këshillit të Europës, më 25 janar 2011.
Atë iniciativë të USA-ve e BE-së e ka miratuar Kuvendi i Republikës të Kosovës, sepse USA dhe BE nuk donin që “gjykata speciale” të formohej nga KS të OKB-së. Meritorë kryesor për formim të “gjykata speciale” nga Kuvendi i Kosovës ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për çka mertitojnë ekstra mirënjohje. Mëpastaj hetuesia prokuroria (ZPS) dhe “gjykata speciale” është kompletuar me kuadro nga USA, BE, financohen vetëm nga USA, BE, Anglia, Norvegjia, Zvicra.
Në vlugun që në proces gjyqësor në Hagë po demantohen e diskreditohen shpifjet që i përmban Raporti i Dik Martit, BIA e Beogradit ka mobilizuar marionetat thaçiste për ti diskreditur ZPS-në dhe “gjykatën speciale”. Atyre u janë bashkuar matrapazët profiterë dhe mjeranët e mashtruar e të manipuluar. Prandaj protesta e thirrur për nesër në Tiranë është komprometuese për Shtetin e Kosovës, sepse ZPS-ja dhe “gjykata speciale” janë institucione të Juridiksionit të Shtetin të Kosovës.
Protesta e nesërme në Tiranë dëmton reputacionin e UÇK-së, sepse në proces gjyqësor në Hagë po demantohet e diskreditohet akuzat e shpifura që i përmban Raporti i Diik Martit. Vetëkuptohet, Beogradi fashistoid nuk do që procesi gjyqësor në Hagë të përmbyllet me aktgjykim që zhvlerëson Raportin e shpifur të Dik Martit, prandaj i ka urdhëruar marionetat klandestine të organizojnë protesta kundër ZPS-së dhe “gjykatës speciale”, sepse nuk duan që “gjykata speciale” ta fisnikëron UÇK-në nga shpifjet ruso-serbe që i përmbante Raporti i Dik Martit.
Këto protesta, të organizuara edhe nga viktimat e luftës diversioniste të BIA-s që simulojnë se janë kreu i organizimit, dëmtojnë sidomos vetë të akuzuarit që është duke ju bërë procesi gjyqësor në Hagë, sepse gjyqtarët mund të irritohen nga fushata denigruese që po ua bëjnë matrapazët profiterë thaçistë, prandaj edhe mund të hakmerren kundër të akuzuarëve kur ta marrin vendim përfundimtar gjykues.
Prandaj, sa më larg kësaj proteste!
![Kan være et bilde av tekst som sier 'Apel: sionit Ju lutëm, mos u bëni pjesëmarrës në protestën e nesërme në Tiranë, Ae organizohet kundër ZPS-së dhe "gjykatës speciale", sepse dëmton Shtetin e Kosovës, Tee ato institucione janë pjesë e Juridik- Shtetit tonë. Protesta e komprometon re- putacionit të UÇK-së. Protesta i dëmton sidomos akuzuarit e po u behet giyq në Hagë. [ibrahim kelmendi]'](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/562084274_122170094480470117_4770464158258916535_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=127cfc&_nc_ohc=yAz0KytJwA0Q7kNvwGgTLWb&_nc_oc=Adkhd3Qjl7gF5bOmnSsKyUZnXKU5PcJK3Gp58gU_yC2cjquge_QRCB0Xy1FbA78b8mNzHeLLM0Rw-OVPO9oCieft&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&_nc_gid=hZfAlvsDSoe4Ifq_2O2k9A&oh=00_AffLfUy2D5PXGhH3d4cflgZTAPWixuDqzlNuiKR7_bRe5Q&oe=68F7322B)



z. Kelemendi,
lexova shkrimin e juaj këtu në DRINI, dhe mendova të jap koment, por njëherazi lexova ne portalin ZSH shkrimin e prof.dr.Sabile Basha dhe mbeta në medyshje: Ju shruani: MOS TE SHKOHET NË PROTESTË NË TIRANË,sepse protest e dëmton reputacionin e UÇK-ës e sidomos të akuuarit në Hagë! Ndersas prof.dr. Sabile e thot të kundërtën – T’E SHKOHET NË PROTESTË NË TIRANË.
Atëherë protestuesit – të shkojnë gjer në gjysmë të rrugës e të kthehen, pra nisen për atë qëllim, por I BIEN PISHMAN.
Besoj se si Ju si prof. Sabile më kuptoni.
Mendimi im është ky:
Atë gjykatë e ka themelue vet Kuvendi i Kosovës, dhe tash e kanë kuptuar se ajo gjykatë i ngjanë “Baltës se gjallë” nga e cila, sa më shumë që përpiqesh të dalësh (nxjerresh) ajo aq më shumë të tërheqë TEPOSHTË!
Më dhimbsen ata të katërtit që gjënden aty, PA FAKTE NUK DO TË DËNOHËN!