ARKIVI:
27 Prill 2026

Donika Gërvalla m’i mbylli dyertë e Ambasadës në Paris, si dikur Ambasada e Jugosllavisë në Bruksel që ishte kundër shfaqjes sime

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Shkruan: Reshat Sahitaj
___
DONIKA GËRVALLA M’I MBYLLI DYERTË E AMBASADËS NË PARIS-DIKUR AMBASADA E JUGOSLLAVISË NË BRUKSEL KUNDËR SHFAQJES SIME / ( Ja dokumentet)
Si në Kosovën e pushtuar nga Serbia, edhe në Kosovën e çliruar, Serbia permes sherbëtorëve te vetë , pengon çdo process të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë. Pa u ndalur në pengesat e shumta që nuk e lejojnë përmirsimin e imazhit të shtetit tonë, do të ndalëm në fushën e kulturës që është boshti kurrizor i çdo populli në botë.
Pse Donika Gërvalla , m’i mbylli dyertë e Ambasadës sonë?!
Pas botimit të romanit tim “Iliriana” në Sh.B. “Harmattan” më 2 korrik 2025, gazetat prestigjioze si: “Le Parisien” përveç tjerash shkruan: “Reshat Sahitaj konfirmon me Iliriana statusin e tij si një shkrimtar i madh i skenës ballkanike bashkëkohore. Ashtu si Kadare, Kiš apo Ugrešić, ai dëshmon një epokë ku kufijtë politikë dhe identitarë vizatojnë vija ndarëse në zemër të vetë jetëve intime”. ( Le Parisien, 02/09/2025)
Ndërsa revista “International Diva Diplomatique” që shpërndahet në të gjitha ambasadat e botës në OKB shkruan:” Romani privilegjon një fokus të ngushtë, intim, që i jep një intensitet dramatik më pranë tragjedisë antike sesa freskës historike. Aty ku një shkrimtar si Orhan Pamuk shpalos gjerësinë e rrëfimeve multigjeneracionale, Sahitaj zgjedh shkurtësinë, fragmentin, heshtjen”.
Donika Gërvalla, Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
Ambasada e Jugosllavisë dikur, Ministria e P.Jashtme e Kosovës sot kundër kultures sonë!
Romanin dhe kritikat të botuar në gazetat franceze ia dërgova Donika Gërvallës, më saktësisht Rexhep Gjergjit (shef i kabinetit të Donika Gërvallës). Në të nejtën kohë ambasadori i Kosovës në Paris i shkruan një kërkesë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë që t’i lejohet organizimi i promovimit të romanit “Iliriana” në lokalët e Ambasadës sonë në Paris.
Unë personalisht e njoftova Rexhep Gjergjin dhe i kërkova të më lejonte promovimin në lokalët e ambasadës, duke ia sqaruar se ardhja në promovim e qytetarëve dhe gazetarëve do ndikonte pozitivisht në ngritjen e imazhit të shtetit tonë.
Tri javë më vonë, Ambasada jonë nga Parisi më shkruan letren zyrtare së nuk munden të lejojnë promovimin , në mungesë të mjeteve materiale, ngase për këtë gjë është dashur të bëhet kerkesa njê vit më heret. Imagjinoni ! Ende pa u botue romani të bëhet kerkesa që te më lejohet lokali !
Rexhep Gjergjit i thash: këtë ndalim është duke bërë UDB-a dhe dikush nga ju jeni të UDB-së dhe se për këtë do t’i njoftoj rrjetet sociale dhe TV. . R.Gjergji më tha: Mos e fillo më presione….
Faktët
Më 1983, Ambasada e Serbisë, i shkruan letër Ministrisë së Punêve të Jashtme të Belgjikës, kundër shfaqjes sime “Kosovë Shqiponjë e robëruar”. Në vitin 1990, Ambasada e Jugosllavisë , i shkruan letër Ministrisë së P. Jashtme të Belgjikës, kundër veprimtarisë sime, Më 1994, Ambasada e Jugosllavisë i shkruan letër M.P.J dhe Ministrisë së Kulturës kundër filmit dokumentar që mos të shfaqet nê Festivalin Mesdhetar të Brukselit.
“Askund tankse, askund policë serbë. Askund ushtarë të Serbisë, por Kosova e pushtuar nga vetëvetja! Është fjalia e fundit e romanit “Iliriana”.
Ja faktet dhe letrat e Ambasades se Jugosllavisë, dhe të Kosovës
Embassy of the Republic of Kosovo in France <embassy.france@rks-gov.net>
11 sept. 2025 14:33
I nderuar z. Sahitaj,
Urojmë të jeni mirë.
Ju falënderojmë për interesimin tuaj për të iniciuar bashkëpunim me Ambasadën tonë.
Sa i përket kërkesës suaj, ju njoftojmë se e kemi shqyrtuar me kujdes. Ashtu si me çdo kërkesë apo propozim që nuk është paraparë direkt në planin tonë vjetor të punës, e kemi përcjellë për shqyrtim të mëtejmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Si rezultat, ju informojmë se MPJD nuk e ka miratuar mbështetjen për propozimin tuaj.
Duke mbetur të hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen,
Gjithë të mirat,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris
Ambassade de la République du Kosovo à Paris
Tel.: +33 (0) 1 45 00 02 06
Email: embassy.france@rks-gov.net
Address: 7 Rue de Monceau, 75008 Paris

Kan være et bilde av ‎billettstump og ‎tekst som sier '‎AMBASSADE FEDERALE DE YOUGOSLAVIE DE BONDSREPUBLIEK JOEGOSLAVIE Demot Demotisan BRUXELLES 1050 BRUGSEL 204-3/94 NGA ARKIVI BYROJA Kadame la Ministre, anneze, หอนด transmete copie de m红 lettre jour Madame H.c. PULINGS, Directeur O6πάυαζ ζά Camelを番礼o理 Comunautaino Française. Je ยอนฝิงนน8 attirer votre attention 8น2 par α présentation fizm anti-yougoslave "ρεονο, הדוסש qui pas" ฅน Festivaz du Cinéma Nediterranéen Bruzet1cs. re gré ucTce pour อุนล gramne. นลค votre film soit retire pro- YROJA dềs present, อน2 bien ผ ទី croire, Madame Ministre, haute considération. น ธ ขอนฮ prie de de መርራ Madane Laurette ONKELINX Ninietre-Prboident Française BRUXELLES Tиbe Charpe‎'‎‎

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I repektuari Reshat Sashitaj!

    Edhe dje (më 17/ tetor/ desha të jap koment në shkrimin tënd, por prita a mos po jep dikush tjetër para meje koment. Sot e vërejta se prapë qëndron shkrimi i juaj në fq e DRINI-t,NUK ke asnjë koment në shkrimin tënd, ndaj vendosa të jap koment:
    Në asnjërin nga dokumentet e paraqitura nga ju (bashkangjitur shkrimit) NUK figuron emri i Donikës, vetëm i shefit në kabinetin e saj Rexhep Gjergjit. Si fakt e paraqitëni FOTOGRAFINË E MADHE TË DONIKËS!`
    Një pyetje:
    A nuk gjete asnjë vend (sallë) tjetër në Kosovë apo tjetër shtet të promovosh librin, por t’u ka tek’ vetëm Ambasada e Kosovës???!
    Shkrimtari i mirë nuk zgjedh vendin se ku do e promovoj librin, por lexuesin – dashamirin e librit.
    Të krahasosh znj. Donika me regjimin “Jugosllav” është fyerje e rëndë. Ti e di fort mirë kush ia ka vra të vëllain- Jusufin.
    Mendoj se fajin nuk e ka Donika, as Rexhep Gjergji, por Libri yt dhe sjellja jote. Vet e ke shkruar shak të ka thënë z. Gjergji: “Mos e fillo me presione…”
    Shumë më mirë të kish ra me u sjell më butë e me mirësjellje se me presione!?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu