Bardhyl, patriotizmi dhe hajnia nuk futen në një thes

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Kadri Kryeziu, Prishtinë
___
Nga mënyra si është sjellë, Bardhyl Mahmuti, pa i hyrë në hak, e ka marrë stafetën e shpifjeve kundër meje. Kam pritur që do të reflektonte dhe do të korrigjonte fjalët e tij, por mungesa e burrnisë për ta bërë këtë më zhvesh nga çdo arsye për t’u përmbajtur.
Bardhyli më njeh mirë nga burgu. E di fort mirë sa larg mund të shkoj, prandaj ky reagim është vetëm fillimi. Le ta bëjmë si të duan: kur të duan, ku të duan dhe me çfarë të duan, sepse për sojin e Bardhylit nuk jap pesë pare.
Edhe pse dikur ishim të burgosur si disidentë të regjimit jugosllav, me Bardhyl Mahmutin dhe sojin e tij — që përfshin burra të ligë në Kosovë e Maqedoni — unë i kam ndarë rrugët moti. Kontributi i tyre si disidentë, madje edhe pjesëmarrja në luftë, janë venitur përballë pisllëqeve që kanë bërë pas saj.
Ne nuk u ngritëm kundër Jugosllavisë së Titos e pastaj kundër Serbisë së Millosheviqit që disa, sot, ta ndiejnë veten të autorizuar të grabisin, të përvetësojnë e të pasurohen pa fre e pa turp. Jo! Nuk u takon. Nuk u ka takuar kurrë dhe nuk do t’u takojë asnjëherë.
Pangopësia, llupësia dhe pisllëqet e këtij soji janë fyerje për vuajtjet që kemi kaluar në burgje, për gjakun që është derdhur dhe për sakrificat e popullit tonë.
Bardhyli dhe soji i tij duhet ta dinë mirë: patriotizmi dhe hajnia nuk futen në një thes.
Pikërisht pislliqet dhe pangopësia e tyre janë arsyeja pse, për një pjesë jo të vogël të popullit, liria ka marrë shije të hidhur. Ata që u betuan për drejtësi e dinjitet, por më pas e shndërruan luftën në biznes personal, ia kanë prishur njerëzve ëndrrën për lirinë. Dhe ky mëkat nuk u falet.
Aq janë të verbuar nga etja për pasuri, sa as nuk e kuptojnë pse populli u ka kthyer shpinën — dhe do të vazhdojë t’ua kthejë.
Populli nuk është kundër luftës çlirimtare, siç përpiqen të thonë ata për t’i larë mëkatet. Populli e nderon luftën, por i ka njohur e i ka gjykuar ata që kanë dezertuar nga misioni i saj fisnik.
Milionat që kanë mbledhur dhe banditët që mbajnë përreth nuk do t’u bëjnë asnjë dobi, sepse mllefit të popullit nuk mund t’i shpëtojë askush.
Ps! Ky është vetëm shkrimi i parë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu