Qazim Namani, studjues, Prishtinë
___
Serbët me ndihmën e Rusisë, Polonisë, Çekisë dhe gjermaneve verior, për ta dobësuar sa më shumë P. Osmane në Evropën Jug-lindore, e sakrifikuan popullatën e lashtë ilire, për të krijuar gjuhë teknike kishtare, të ngjashme me gjuhët e krijuara nga kisha bizantine, një gjuhë teknike fetare si greqishtja, dhe gjuhët sllave mesjetare kishtare me Cirilin e Metodin për krishterimin e pak sllaveve që ishin dyndur nga shekulli VII në tokat ilire. Këto gjuhë teknike të përkrahura nga Bizanti, u krijuan të bashkojnë të gjithë ilirët e vllahët në këtë etni në bazë të parimit të kishës ortodokse. Këtë lëvizje e rifilloj Rusia në shekullin XVIII brenda P. Osnane ne qëllim që të krijoi kombe pansllaviste të vreja fetare në shekullin XIX!!
Ata që ishin të lidhur fort me Rusinë, dhe mësuan prej tyre të flisnin më shumë greqisht dhe sllavisht për të ju bashkuar kombeve të reja artificiale, u asimiluan dhe filluan kryengritjet e armatosura kundër P. Osmane.
Popullata Ilire e pa mbrojtur, dhe e goditur nga të gjitha anët, pasi edhe ishte e ndarë në tre fe të ndryshme, u përçan dhe hynë në luftë vëllavrasëse. Në këto rrethana të krijuara, disa shqiptar të krishterë pas reformave të tanzimatit, pas disa kryengritjeve të armatosura kundër reformave, me dhunë u përshtatën, për t’u bërë besnikë ndaj qeverisë osmane-turke përmes konvertimit fetar të besimit mysliman siç u ndodhi në mesin e shekullit XIX.
Zanafillën e gjuhës serbe teknike, serbet duhet ti kërkojnë te klubi polak i themeluar ne Paris në mesin e shekullit XVIII. Platformat e para politike të publikuara pas revolucionit borgjez francez, u hartuan në klubin polak të Parisit, kur Milan Rajic, në vitin 1793 publikon librat e parë për formimin e perandorive sllave në tokat ilire. Nga kjo lëvizje është iniciuar edhe krijimi i mitit të rrejshëm për Kosovën, në klubet e Vjen e Parisë dhe përhapjen e këtij miti të rrejshëm përmes Sima Sarajlisë në tokat ilire. Për përhapjen e këtij miti Sima Sarajlia dërgohet te Njegoshi në Malin e Zi, dhe misionarë tjerë të këtij projekti me në krye Vuk Karagjicin që vepronin në Serbinë e sotme.
Projektet Polake e Qeke si ai i Homajkovit, Qartskovit e Danillevskit deri te projektet e Garashaninit si Nacertanja 1844, Megalo Idea e Jani Kolës 1944, dhe Otocenstvoja bullgare po 1844 ishin platforma të studiuara në klubet pansllaviste për krijimin e kombeve të reja në tokat ilire!
Mendo ku ishin ilirët e lashtë pa mbrojtje dhe pa asnjë projekt dhe në proces të asimilimit e vrasjeve e dëbimeve nga Evropa.
Në këtë periudhë për ta kuptuar rolin e Rusisë, programeve të saj të zbatuara përmes kishës ortodokse ruse, duhet të hulumtoni rolin e pansllavistve dhe misionarëve të paguar nga Rusia, e sidomos rolin e Shafarikut, për krijimin e gjuhës teknike fetare dhe alfabetit të gjuhës së sotme serbe!
Në këtë periudhë edhe territori i Kroacisë së sotme u përfshirë nga rrymat pansllaviste që vinin nga Parisi e Vjena dhe gjate shekullit të XIX, popullata ilire e Dalmacisë dhe viseve tjera kroate. kroatet e braktisen gjuhen e vjetër dhe e pranuan gjuhën sllave. Këto ngjarje i shtynë kroatët të fillojnë lëvizjen ilire në shekullin XIX, por gjuha sllave në ndikimin e Klubit të Vjenës e Parisit e përfshiu gati tërë territorin e Kroacisë
Mbi parimet e kësaj lëvizje ruse, pas Luftës së Parë Botërore në tokat e Ilirikut, më 1918, u formua Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene.
Shih videon:



Nji pytje: Si spjegohet pra qe sot SHQIPJA nuk shkruhet as me alfabetin grek e as me alfabetin Cirilic, por me ALFABETIN LATIN – EUROPIAN?