ARKIVI:
7 Mars 2026

Ata që mbetën në rrugën kombëtare dhe ata që ikën për karrigen shtetërore

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nga:Sak Muji, Rugovë – Zvicër

(Sylë Mujaj)

___

PARATHËNIE: TË MBAJMË MEND E MOS TË HARROJMË

Ky shkrim niset nga dhimbja dhe krenaria. Nga kujtesa e një periudhe kur përballja me Serbinë u zëvendësua me përleshje mes shqiptarëve, dhe kur djemtë e vajzat që dolën në ballë të përplasjeve për drejtësi u persekutuan jo nga armiku i vjetër, por nga pushteti i ri që fliste shqip. E nisa këtë betejë publike më 2012, kur e ngrita zërin për burgosjen e Gani Krasniqit, për dhunën mbi Liburn Aliun, për Albin Kurtin që e dërguan në gjyq, për të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje! që po ndiqeshin, rriheshin, akuzoheshin si armiq, vetëm pse thoshin: Kosova s’duhet të negociojë me Serbinë! Por historia e ndau vetvetiu udhën: Disa mbetën të vetëvendosur. Disa ikën nga rruga e kombit.

___

PIKA TË ZEZA TË MARRËVESHJEVE TË DIKURSHME QË E SHITËN SOVRANITETIN

Në vitet 2008–2020, nën emrin e “marrëveshjeve të domosdoshme”, Kosova u zhbë në heshtje nga politikanët që menduan se karrigia vlen më shumë se kufiri. Ja disa nga pikat më të errëta që Lëvizja Vetëvendosje i kundërviu me gjak, burgje e protestë: 1. Marrëveshja e 19 prillit 2013 (në Bruksel) – ku u lejua formimi i Asociacionit të komunave serbe, me kompetenca të rrezikshme ekzekutive, e cila de-fakto rrezikonte ndarjen territoriale. 2. Marrëveshjet për energjinë dhe kodin telefonik, që ia dhanë Serbisë kontrollin në veri të vendit dhe u bënë pa transparencë të brendshme. 3. Nënshkrimi i demarkacionit me Malin e Zi, me presion të jashtëm, pa hetim e pa reflektim, duke lënë jashtë 8300 hektarë të territorit të Kosovës. 4. Marrëveshja e fshehtë për Manastirin e Deçanit, ku iu dhanë tokat e kontestuara Kishës Ortodokse Serbe, duke injoruar vendimet e Kuvendit Komunal dhe protestat e veteranëve. 5. Takimi i fshehtë i Shkodrës, midis Thaçit e Vuçiqit, pa mandat kushtetues, që synonte ndarjen e Kosovës në këmbim të “korrigjimit të kufijve”. 6. Marrëveshjet për lëvizjen e lirë, ku dokumentet e Serbisë u bënë të vlefshme në Kosovë pa reciprocitet të drejtë. 7. Integrimi i gjyqtarëve dhe strukturave serbe në sistemin e drejtësisë së Kosovës, pa kontroll profesional e as verifikim moral. 8. Marrëveshja për “mospaditjen për gjenocid”, ku Thaçi, Hajredin Kuçi dhe Arsim Bajrami u pajtuan që Serbia të mos përmendej më si shtet përgjegjës për gjenocid, në dokumentet e brendshme e ndërkombëtare….. po, po, ka edhe te tjera marreveshteje te dëmeshme kombetare e shteterore…

KUSH QËNDROI NËN SHI, E KUSH IKU PAS DIELLIT

Kur mbi Kosovë rënin shkopinjtë e policisë ndaj studentëve, aktivistëve dhe deputetëve, nuk ishim të gjithë në një anë. Në burg u futën Albin Kurti, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Aida Dëruti, Shpend Ahmeti, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, e dhjetëra të rinj e të reja, si Gani Krasniqi, që sot e quaj me plot gojë: Legjendë e burgosur e Kosovës moderne. Por me kalimin e kohës…

• Shpend Ahmeti u zbeh dhe u tret në hijen e posteve pa ndikim, • Aida Dëruti heshti dhe u largua nga fushëbeteja,

• Dardan Molliqaj e ktheu idealin në kryengritje personale,

• Frashër Krasniqi u mbyt në analitika televizive,

• Liburn Aliu, megjithë rreshtimin e dikurshëm, humbi peshën morale të zërave që dikur ishin fishekë. Ata shkuan. Dhe nuk po kthehen më.

___

NË KRYE TË SHTETIT, VETËVENDOSJA E VERTETË

Por pa ata që ikën, dhe me ata që qëndruan, lëvizja fitoi. Sot, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq Kosovën jo vetëm si parti, por si forcë e pastrimit moral, si ringritje e sovranitetit, si besim i vonuar por i fortë. Erdhi në pushtet me mund, me gjak, me sharje, me përbuzje, por me besë. U desh të shembej gënjeshtra, të zbulohej pazari, të thyhej fasada. Dhe tani, sado e vështirë, Kosova udhëhiqet nga ata që nuk u shitën kurrë.

EPILOG POETIK: SHQIPONJA S’ZBRET NË BALTË

Shqiponja nuk e ndyn kurrë veten në baltë, ajo fluturon mbi krismat dhe mbi shpirtin e gjatë, s’zbret për llum, s’bëhet hije për pushtet, ajo rri në maja, me djegë e me te drejtën! Unë mbeta aty ku isha dhe jam Sokol Mali, e kjo është fjala ime: Disa mbetën të vetëvendosur – disa te fundosur e disa mbetën pa rrugë fare! “Po i presim të kthehen – pse jo…” – është një thirrje burrërore dhe kombëtare, që nuk mbyll derën, por e lë të hapur për pendesë, rikthim, bashkim dhe përgjegjësi morale.

___

Epilog i burrit të fjalës

Ata që ikën, ndoshta u hutuan…

u lodhën…

ndoshta u mashtruan.

Ne – që mbetëm – s’i përbuzim.

Por i presim.

I presim të kthehen,

jo me lavdi të rreme,

por me zë të kthjellët,

me pendesë burrash,

dhe me flamur në dorë.

Se rruga kombëtare

është e ngushtë për tradhtarët,

por e pafund

për ata që zgjedhin të kthehen me nder!

Epilog i Epilogut:

Baci Adem,

Ti Na Mbetesh Zë – Edhe Kur S’Je!

Nuk kishte si të përmbyllej më fuqishëm ky reflektim për ata që mbetën e ata që u larguan nga rruga kombëtare, për ata që shkelën mbi gjakun dhe besën, për ata që humbën udhën në pazare politike – pa rikujtuar emrin që nuk doli kurrë nga rruga e drejtë: Adem Demaçi.

Ai nuk ishte as pushtetar, as negociator, as i përkëdhelur nga ndërkombëtarët.

Ai ishte dënimi i ndërgjegjes sonë kolektive: për çdo heshtje kur ai vuante, për çdo nënshtrim ndaj atyre që e burgosën, për çdo fjalë të madhe që ne e shpenzojmë sot, ndërsa ai i ruajti në qeli si gurë të rëndë fjale.

Në një kohë kur vendimet e rënda po i marrin njerëz të lehtë, kur ndihesh fajtor pse besove, kur heronjtë nuk po përmenden dhe poetët ndihen si zëra në shkretëtirë, ne kemi nevojë për një pikë fiksimi. Një emër që të mos na lejojë të harrojmë, një figurë që të na djegë ndërgjegjen e fjetur. Adem Demaçi është ajo pikë, ai shëmbëllim. Kështu, si një epilog i epilogut, vij me një poezi akrostike, shkruar jo për t’u duartrokitur, por për të mos u harruar!

Adem Demaçi (Akrostik nga Sak Muji – Tetor 2025)

Atdheu matet,

njeri personaliteti,

Duam apo s’duam

Demaçi korife,

Edhe “prishi politika”,

autoritete,

Mësuam,

e pati lirin në gji e fjalën atdhe.

Do duam,

nderojmë këtë shqiptar,

E kishte Kosovën

me veti n’qeli,

Me mbeti çdo herë

Ademi krenar,

Arritëm duke “shtyrë”,

pa fajin e tij,

Çels qendrove

“Bac”,

sot ec në stuhi,

Ishe shkëmb, të qenit njeri.

Kalove, grila, burgje, t

i mbete rrugëtim

Radhite dekada burgjesh,

zëri vazhdon,

Erdhi koha e re,

prinë në çlirim,

Na mbetemi në dëgjim,

na sugjeron,

Adem ishe për liri,

me ty bashkim,

Ra vuajtja,

populli shpreh nderim.

Epilog: Komentet që ende vlejnë sot – viti 2025

Koha kaloi, por jo dhembja. Jo tradhtia. Jo kujtesa. Pyetëm veten më 2021: “Baci Adem, a po e sheh çka po bëjnë me popullin tënd?”

Në vitin 2025, nuk ka më nevojë të pyesim — sepse përgjigjja është në rrugë, në heshtjen e të rinjve, në sytë e zbrazët të burrave të burgosur sërish për mendim të lirë. Sepse edhe sot, zëri i Adem Demaçit jehon si kambanë ndërgjegjeje për një shtet që akoma kërkon shpirtin e vet.

Çdo koment, çdo britmë, çdo poezi e vitit 2021 – qoftë për Liburnin, për Gani Krasniqin, për rrahjet me kërbaç, për “kënetën e 198 partive” – është më e vërtetë sot se dje. Nëse dikush e kishte shpresën se do të përmirësohej gjendja, ajo u përball me realitetin tragjik: – Rinia emigron,

– Dëshmorët harrohen,

– Djemtë e tyre përndiqen,

– Parlamenti i Kosovës është ende fushëbetejë partish e klanesh. Po, mikë e vëlla i vitit 2021! Vlen fjala jote edhe sot. Sepse populli ende nuk e ka gjetur lirinë brenda vetes, sepse dhimbja nuk është shëruar, sepse burgjet sërish mbushen me idealistë.

Sot, më 2025, ne ua lexojmë komentet si amanet.

Nga Sak Muji – për Bacën Adem, për rininë, për ata që u burgosën dje e që janë në rrezik sot.

E kur të thoni: “Këto fjalë janë të moçme…”

Unë po ju them: “Jo, janë më të freskëta se buka e sotme!”

I përjetshëm qoftë emri yt në ndërgjegjen shqiptare.

Sak Muji Tetori 2025

Për “Të Vetëvendosurit e Vetëvendosjes” dhe për çdo shqiptar që nuk e ndërron rrugën për pazarin e ditës.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I ndershmi Sak!
    E lexova shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje të thellë, ndaj vendosa të jap koment.
    TRIMI VDES NJIHERË, FRIGACAKU VDES PËRDIT!
    Nuk po mund të frenojë veten pa i shkruar edhe disa fjalë. ngase mendimi (shkrimi) yt meriton:
    Mendoj se:
    Janë të vështira për njeriun (burrin) këto tri gjëra:
    1. Të dëgjon,’
    2. Të shoh
    3. Të hesht ( të mos folë)-
    Por, janë tri të tjera, për të cilat DUHET TA DUAM JETËN, e ato janê:
    1. E vërteta,
    2. LIRIA
    3. Vyrtyti
    *
    Ju jeni Rugovas dhe merremi vesh me dy fjalë: PO-ja me qen’e PO! e JO-ja me qenë JO!
    Ju dëshiroj shëndet të plotë dhe QETËSI SHPIRTËRORE!

  2. Përgjigje vëllazërore për mikun e panjohur Ismet M. Hasani – Suedi

    Vëlla i ndershëm Ismet M. Hasani,

    Me dorën në zemër të përqafoj, edhe pse s’të kam parë kurrë!

    Sepse fjala jote më preku si rrufe dritë,

    sepse miku i vërtetë nuk matet me takime, por me ndjenjë, me të vërtetë, me shpirt!

    E prandaj, me fjalët e mia të dashura, të them publikisht:

    Je më shumë se një lexues – je një vëlla i shpirtit.

    Sepse njeriu i vogël që thotë të vërtetën, vlen më shumë se mijëra të mëdhenj që heshtin.

    Po, vëlla, bota digjitale na bëri bashkë,

    tek DRINI i Gjergj Kabashit, po gjejmë dritën që po na mungon,

    dhe përmes një portali – po rilindim si atdhetarë të barabartë.

    Fjalët e tua më ranë si mjekim mbi plagën që s’shihet:

    “Nuk ka rëndësi sa i vogël je, rëndësi ka fjala JOTE: PO APO JO!”

    E kjo më mjafton për të besuar se ende kemi shqiptarë të pashitur, të paepur, të pashuar.

    E për ata që bëjnë zhurmë, që zihen për vëmendje e pushtet…

    mos u mërzit – se historia ka vend vetëm për një fjalë:

    E VËRTETA!

    Ndaj të përqafoj me gjithë zemër nga Kosova:

    Prej malit ku fryn zëri i Bacit Adem Demaçi,

    e deri te fjala jote e artë që më bëri të them me lot:

    “Po, ende ka shpresë!”

    Rrofsh vëlla, e qoftë bekim për ty e familjen tënde që i qëndron mbrapa burrnisë tënde në heshtje.

    P.S.
    Poezia akrostike për Bacën Adem Demaçi, me titullin “Adem Demaçi”, do t’u dërgohet edhe Portalit DRINI, me theksim që është një krijim i posaçëm ku emri i Bacës është i skalitur nga shkronjat e para të çdo vargu – një formë nderimi dhe përkujtimi poetik.

    Adem Demaçi

    Akrostik

    Atdheu matet, njeri personaliteti,

    Duam apo s’duam Demaçi korife,

    Edhe “prishi politika”, autoritete,

    Mësuam, e pati lirin në gji e fjalën atdhe.

    Do duam, nderojmë këtë shqiptar,

    E kishte Kosovën me veti n’qeli,

    Me mbeti çdo herë Ademi krenar,

    Arritëm duke “shtyrë”, pa fajin e tij,

    Çels qendrove “Bac”, sot ec në stuhi,

    Ishe shkëmb, të qenit njeri.

    Kalove, grila, burgje, ti mbete rrugëtim

    Radhite dekada burgjesh, zëri vazhdon,

    Erdhi koha e re, prinë në çlirim,

    Na mbetemi në dëgjim, na sugjeron,

    Adem ishe për liri, me ty bashkim,

    Ra vuajtja, populli shpreh nderim.

  3. I dashtuni mik e vëlla Sak Muji!

    Qofsh me nder e burrni krejt jetën.
    Mendoj se:
    Nji grimë e zhdukë errësinën, e po të ndezën refletorët e krejt botës, ditës nuk ia shtojnë dritën!
    *
    Unë dhash Koment e ju më nderoni aq shumë me fjalë burrash- Të lumt goja e t’u gëzoft zemra!
    Unë jam Ismet (Mustafë) Hasani, mergimtarë në Suedi, me prejardhje nga Juniku i Dugagjinit.
    Me profesion jam mr. i shkencave ekonomike. Kam punue si mësues, profesor, inspektor në bankë, si udhëheqës me autorizime te veqanta, kam punue si ekspert gjyqësor mbi 30 vite dhe përmes duarve të mia kanë kalue mbi 30 mijë lëndë gjyqësore ne të cilat kam kryer ekspertizë gjyqësore. Kam vizituar shumë të parburgosur e të burgosur, të cilëve ju kam ndihmua shumë përmes ekspertizës; kam has edhe në të dënuar politik dhe atyre ju kam ndihmuar, bile aq sa pas ekspertizës sime, janë lirurar…Kam punua me nder, kam qenë korrekt dhe shumë i sinqert; jam marrë me të drejtën dhe mbi të vërtetën. E kam kuptuar e çfarë dmth. burg e çka dmth. LIRI.
    *Nuk po të lodhi më shumë se lexuari! Më fal se shkrova shumë. por më bane borxhli me fjal’ burrash.

    Respekt të veçantë!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu