Shefi i agjencisë së idiotizmës

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Agim Morina, Prizren
___
Shumë vite ma parë një djalë nga rrethinat e Pukës kishte ardhë si refugjat në Britani dhe ishte paraqitë si i Kosovës. Unë qëllova rastësisht në zyrën e avokatit dhe aj më kërkoi me i ndihmu me punën e përkthimit. Ma dha tekstin e intervistës së parë kur ishte paraqitë në fillim. E lexoj dhe vij te pyetja:
Vendlindja?
Nga Peja.
Ku gjendet Peja?
Asht katund komunës së i Dragashit.
I thashë me shaka që Peja asht qytet ma i madh se Dragashi e koxha larg për me qenë katund i tij. Plus ke shpëtu që nuk të ka qëllu përkthyes ndonjë pejan se të kish ba për pesë pare m’ia ba Pejën katund. Më tha se nuk e kishte asnjë ide as për qytetet, as katundet e Kosovës. E dija këtë, sepse kjo më kishte ndodhë disa herë ma parë.
Por derisa te këta hallexhij kisha mirëkuptim, nuk po mundem me u pajtu që Shërbimi Sekret i Shqipnisë me u qujtë Shërbim i Inteligjencës, për shkakun e thjeshtë që në krye kanë vendosë idiot mbas idioti dhe fjala inteligjencë aty asht fyemje për inteligjencën.
I fundit asht Klosi, një sharlatan që shkon nga një studio televizive në tjetrën, dhe kallxon përralla me mbret. Cili shef inteligjence i cilit shtet në botë bahet palaço i studiove? Ky palaçoja i Tiranës, gjatë mandatit të të cilit kanë mbetë një varg vrasjesh të pandriçueme, del e arsyetohet se disa vrasje paskan ndodhë para se aj me u me u emnu shef i shëbimit sekret! Mirë, a asht ky shërbim i shtetit apo asht shërbim privat, që kur ndërrohet pronari i vjetër, pronari i ri nuk ka ma asnjë obligim për punët paraprake?
Kështu ndodh kur një shtet shkon e merr nga rruga një person dhe e mbjell në karrigen e një institucioni tejet të përgjegjshëm. Dhe ky nga rruga, natyrisht, bahet palaço kur për një rrogë mendon se mundet me ba çdo punë që i ofrohet. A do të mundej me ba punën e kirurgut, fjala vjen? Klosi, ashtu qysh asht dëshmu honxhobonxho, e kishte pranu edhe këtë detyrë dhe kish me marrë në qafë çdo pacient, sepse në sallën e operacionit kish me i vdekë çdo pacient, e ky kish shku në çdo studio për me ça dërrasa kot për suksesin e duerve të tij të arta.
Për me u kthy aty ku e nisa. Disa ditë ma parë Klosi pohoi se UÇK-ja paska luftu për autonomi të Kosovës. Për autonomi? Duhesh me qenë koxha zaif prej mendjes, totalisht i painformuem për rrethanat politike në Kosovë dhe në vitin 2025 me folë këso idiotizmash. Tash paska dalë e paska shpartallu edhe për Albin Kurtin, njeriun që e ka kalu pash më pash ferrin e burgjeve të Serbisë.
Kush i pall këto idiotizma? Shefi i Inteligjencës? Jo. Shefi i Idiotizmës. Ky nuk asht hallexhi, si aj refugjati i shkretë “i katundit të Pejës”. Ky asht në hall për pak mend, ose edhe në hall për m’ia mbushë qesen e pangopshme me monedha.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu