ARKIVI:
7 Mars 2026

Porosia e kryengritjes së Xhafer Tahirit, thirrje për rikthim tek baza e LDK-së

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
MESAZHI I XHAFER TAHIRIT,THIRRJE PËR BASHKIM DHE RIKTHIM TE BAZA E LDK-SË
___
Dada Lume Abdixhiku ,lidere formale, e drejtuar nga të tjerët
Lumja e picpilluar po tregon se brenda LDK-së nuk është vetvetja, sepse drejtohet dhe ndikohet nga të tjerët.
Vjen pyetja: kush ndikohet nga të tjerët?
Ndikohet ai që nuk ka formim të plotë politik, ai që nuk ka dije të mjaftueshme dhe mungesë karakteri për të qëndruar në qëndrimet e veta.
Një lider i tillë nuk udhëheq, por udhëhiqet.
Dhe fatkeqësisht, kështu po shfaqet Lumja e Presveves si njeri që e ndjekin të tjerët, jo si ajo që udhëheq me vizion e guxim.
Në momentin që u përball me kundërshtime të brendshme, ai u përpoq të arsyetohej ,jo para anëtarësisë, por para oligarkëve brenda kryesisë së partisë.
Në vend që të tregojë vendosmëri e qartësi politike, Dada zgjodhi të dalë në media për t’u justifikuar, duke u përpjekur të ruajë mbështetjen e atyre që në fakt po e mbajnë LDK-në peng.
Është e qartë se, sikur Xhaferi ta bënte koalicionin me PDK-në,
askush nga këta zyrtarë të kryesisë nuk do të reagonte.
Kjo tregon se në LDK nuk po sundojnë parimet dhe drejtësia e brendshme, por interesat personale dhe klanet politike që i përshtaten vetëm një grupi të vogël.
LDK ka nevojë për një lider apo lidere që merr vendime në bazë të vullnetit të strukturave dhe të anëtarësisë, jo të dirigjimeve nga pas perdeve.
Një lider i tillë nuk arsyetohet pas çdo krize, por e udhëheq partinë me përgjegjësi, transparencë dhe karakter.
Mesazhi i Xhafer Tahirit është një thirrje që LDK-së i duhet më shumë se kurrë: partia duhet t’i ribashkojë strukturat e saj që janë lënduar, injoruar dhe përjashtuar.
LDK nuk mund të ringrihet pa u kthyer tek baza, pa kërkuar falje për gabimet e së kaluarës dhe pa i afruar sërish ata që dikur e ndërtuan me besim e sakrificë.
Pa një qasje të sinqertë ndaj partisë Guxo dhe presidentes Vjosa Osmani, pa përpjekje për t’u pajtuar me ata që u larguan për shkak të përjashtimeve e injorimit, LDK nuk mund të pretendojë as bashkim e as fitore.
LDK duhet të ringjallë degët dhe vendet ku vetë i ka shuar, t’u japë zë njerëzve që u heshtën dhe të largohet nga ata që me sjelljet e tyre përçarëse e të dhunshme e kanë kthyer partinë në një rreth të mbyllur.
Sepse dhunuesit dhe “gangsterët” politikë kanë përkrahjen e një rrethi të ngushtë, vetëm aq sa për t’u siguruar që ata ose ato të kalojnë pragun zgjedhor dhe të bëhen deputetë.
Ky është rrethi që e izolon çdo parti ,ashtu siç e ka izoluar dikur edhe sot PDK-në.
Sa më larg të jetë LDK-ja nga këta individë që e shfrytëzojnë partinë për interesa personale, aq më afër do të jetë me mbështetjen e gjerë qytetare.
Vetëm duke u distancuar nga grupet e ngushta dhe ndikimet destruktive, LDK mund të rifitojë besimin e humbur dhe të rikthehet si forcë e vërtetë politike në vend.
Partia nuk mund të udhëhiqet me “gardhe” e ndasi, por me hapje, bashkëpunim dhe frymë rugoviste.
Vetëm me rikthimin te rrënjët, me ndërtimin e besimit dhe me largimin nga përçarësit, LDK mund ta rifitojë dinjitetin dhe besimin e humbur të qytetarëve

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Mos u mundo me e aresyetu tradhetinë o Halil Gecaj. Mesazhi i Tahirit nuk eshte thirrje per bashkim dhe rikthim te baza e LDK-së por eshte thirrje per percarje te LDK-se.

  2. LDK ka vdek dy here: Me 5 mars 1998., kur u vra Adem Jashari dhe me 21 janar 2006., kur ndrroi jete dr Ibrahim Rugova. NUK KA MO LDK! A duhet me ju vizatua dikujt nga juve, o shqipe?!! Apo me thane se keni pas FAT, KENI PAS FAT o ju shqipe, shume fat te madh keni pas qe kojshit i keni pas serb e jo kroat. Ju kishin qfaros kroatet sepse dinjiteti dhe burrnia te ju NUK ESHTE , e as nuk ka qene as ne gjeneze. Ju jeni, o shqipe, jeni replika e replikes te replikes te vepres te famshme me emertim “Narcis” qe e pikturoi i famshmi Caravaggio kah fundi i viteve 1590 – ve. Dhe meritoni… PO… meritoni te kthehet nga Haga Hashim Thaci e te behet president i perjetshem i Kosoves.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu