ARKIVI:
7 Mars 2026

Kallëzim penal…, kërkesë për veprim urgjent

Shkrime relevante

Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…

Aurel Dasareti  Ditën kur unë Aurel Dasareti (arbër-shqiptar) nuk do të shkruaj më...

Trekëndëshi i gabimeve dhe bllokada e shtetit

Zeqir Bekolli, Drenas Kushtetuta e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e kompromisit....

Parandalimi i një masakre të radhës në Istog, sipas Isntitutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike

Isa Mulaj, Istog Parandalohet Masakra e Radhës e Policisë së LDK-UDB-KGB-së në...

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shpërndaj

Sylë Mujaj, Rugovë – Zvicër
___
Drejtuar: Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës
___
Unë, si qytetar i Republikës së Kosovës që aktualisht jetoj në Zvicër, paraqes këtë kallëzim penal / kërkesë për veprim lidhur me publikimin e një përmbajtjeje me karakter kërcënues ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të shpërndarë përmes portalit “Dritarja”.
Publikimi në fjalë përmban elemente të qarta të kërcënimit dhe nxitjes së dhunës, duke tejkaluar çdo kufi të lirisë së shprehjes apo debatit politik. Këto veprime përbëjnë rrezik serioz për rendin kushtetues, sigurinë publike dhe funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Theksoj se:
kërcënimet ndaj Kryeministrit dhe zyrtarëve të zgjedhur janë vepra penale, jo mendim politik;
publikimi i një përmbajtjeje të tillë përmes një portali informativ rrit ndjeshëm rrezikun dhe ndikimin publik të aktit;
përgjegjësia penale duhet të trajtohet pa dallim, qoftë individuale apo institucionale.
Screenshot
Në këtë kuadër, kërkoj nga Prokuroria e Shtetit që të veprojë urgjentisht për:
Identifikimin e autorit apo autorëve të mesazhit kërcënues,
Verifikimin e rrethanave të publikimit dhe rolit të portalit “Dritarja”,
Përcaktimin e përgjegjësisë penale, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.
Publiku ka të drejtë të dijë:
Kush qëndron pas këtij akti, pse është publikuar, dhe në shërbim të cilit interes është bërë.
Çdo mosveprim ose tolerim i këtyre akteve përbën precedent të rrezikshëm dhe cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe rendin demokratik në Republikën e Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu