ARKIVI:
12 Qershor 2026

Krishtlindjet në terrin e politikës së Shkupit

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Dijana Toska, Shkup
___
KRISHTLINDJET NË TERRIN E POLITIKËS – SHKUP
___
Ndërsa Krishtlindjet festohen anë e kënd botës, me dritë, gëzim dhe bekim në botën katolike, në Maqedoninë e Veriut mbi këtë festë ka rënë mort.
Asnjë urim.
Asnjë fjalë.
Asnjë shenjë kujtese.
Një heshtje që nuk është rastësi, por akt i vetëdijshëm braktisjeje.
Të ashtuquajturit liderë shqiptarë nuk gjetën as minimumin njerëzor për ti uruar familjet shqiptare katolike, që tashmë kanë mbetur sa grushti – jo nga fati, por nga neglizhenca institucionale shumëvjeçare.
Asnjë organizim institucional për shënimin e kësaj feste themelore të qytetërimit evropian dhe të identitetit tonë historik.
Edhe më rëndë:
institucionet që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore shqiptare i kanë fshirë Krishtlindjet nga kalendari institucional, sikur kjo festë të mos ishte pjesë e ADN-së sonë historike dhe evropiane.
Prej 25 vitesh nuk ka vullnet, gatishmëri apo përpjekje që të sigurohet së paku një prift, qoftë edhe një herë në javë, për të mbajtur meshë në gjuhën shqipe për këto familje.
Një e drejtë elementare shpirtërore – jo privilegj.
Në Maqedoni, sonte shqiptarët katolikë meshat mund t’i ndjekin vetëm në televizion.
Ndërkohë që në katedralet e Shqipërisë dhe Kosovës po festohet me gëzim, këtu po festohet me braktisje nga vetvetja.
Kjo nuk është më çështje feje.
Kjo është dështim i politikës shqiptare dhe dështim i hierarkisë fetare shqiptare për ta mbrojtur njeriun e vet, gjuhën e vet dhe kujtesën e vet.
Është çështje dinjiteti, përgjegjësie kombëtare dhe ndërgjegjeje historike.
Kur politika shqiptare hesht, kur kisha nuk flet, kur institucionet fshijnë festat, atëherë kjo nuk është më neglizhencë,
është akt i organizuar i përjashtimit të një pjese të popullit nga trungu i vet.
PS:
Me zemër të thyer, fillimisht u uroj Krishtlindjet të gjitha familjeve shqiptare katolike në Maqedoni, e më pas të gjithë shqiptarëve në trojet tona.
Lutuni sonte edhe për ne
siç po na quajnë: “pakicë”, qoftë katolike apo myslimane.
Sonte bien kambanat.
Por jo për të gjithë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu