ARKIVI:
7 Mars 2026

Sonte në Kishën “Shën Kryqi” në Mitrovicë

Shkrime relevante

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Arif Ejupi, Gjenevë (Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit,...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Të dashura shqiptare e shqiptarë,
të nderuar miq , Gëzuar Krishtlindjet ! Gëzuar e për shumë mote !
Sonte, në këtë natë të shenjtë dhe festive, ashtu si në të gjitha kishat katolike anembanë botës, edhe në Mitrovicë u mbajt një meshë solemne në nderim të Krishtlindjes. Në këtë mbrëmje domethënëse u shënua edhe një ngjarje me peshë të veçantë shpirtërore dhe kombëtare: u pagëzua një qytetar shqiptar, duke përkujtuar njëkohësisht njëvjetorin e pagëzimit të grupit më të madh të shaljanëve në historinë e Kishës “Shën Kryqi” në Mitrovicë.
E kam thënë edhe më herët, dhe sot e them me bindje edhe më të fortë: mrekullia po ndodh. Ajo po ndodh në Mitrovicë, po ndodh në Shalë, po ndodh kudo në Dardaninë tonë. Gjatë gjithë vitit, këtu janë kryer pagëzime me vullnet të lirë, me vetëdije të plotë dhe me bindje të thellë shpirtërore, si shenjë e kthimit të shqiptarëve në besimin e të parëve dhe në identitetin e tyre të mohuar për dekada.
Sot, shqiptarët po i thyejnë tabutë artificiale, të ndërtuara me kohë nga ideologjia e islamit politik, nga qarqe dhe agjentura të ndryshme, si dhe nga organizata të caktuara me prapavijë radikale, të cilat synuan ta shkëpusin shqiptarin nga rrënjët e veta historike, kulturore dhe shpirtërore. Ky proces i kthimit nuk është akt urrejtjeje ndaj askujt, por është akt çlirimi, vetëdijesimi dhe rikthimi në vetvete.
Pagëzimet dhe kthimi në identitet do të vazhdojnë edhe gjatë vitit që vjen – madje me ritme edhe më të fuqishme, përtej çdo parashikimi të kundërshtarëve ideologjikë. Ky është një proces që nuk mund të ndalet, sepse ushqehet nga e vërteta historike, nga ndërgjegjja kombëtare dhe nga momentumi i ri gjeopolitik e strategjik në botën perëndimore, me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në ballë.
Kjo e shpjegon edhe shqetësimin, nervozizmin dhe reagimet e ashpra të disa misionarëve të islamit politik në Kosovë, të cilët për vite me radhë nuk kanë lënë gjë pa sulmuar: gjuhën shqipe, kulturën, historinë, figurat kombëtare, doket dhe zakonet tona, me synimin e hapur për asimilimin e kombit dhe realizimin e një projekti ideologjik të huaj për qenien shqiptare.
Jo.
Kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Ne jemi Evropë.
Dhe me ne është edhe Amerika.
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Shqipërinë Natyrale!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu