Vuçiq, si gjithnjë, kundërthënës

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Gani Mehmeti

VUÇIQ, SI GJITHHERË, KONTRADIKTOR

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përkundër që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, ai në një mënyrë e di se është larg saj dhe se ajo është e pavarur.

Po, sepse, ai u bën thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë partinë e tij në Kosovë, Listen Serbe, e cila sipas Vuçiqit, “Ajo është mbrojtësja e vërtetë e interesave kombëtare serbe. Kjo është kërkesa ime për popullin serb në Kosovë”. – thot Vuçiq, raporton “Tanjug” dhe përcjell (Kosova Sot Online).

Këtu Vuçiqi nuk e thotë se kjo Listë është “mbrojtësja” e serbëve të Kosovës, por mbrojtësja kombëtare serbe, çka është një anomali e tipit të vet, sepse përmes serbëve të Kosovës, nuk ka mbriojtje kombëtare serbe, kupto për të gjithë serbët. Sikur të ishte kështu, Serbia do duhej të ishte nën sovranitetin e Kosovës!

Sikur të mos ishte Kosova shtet dhe jashtë Serbisë, nuk do të kishte nevojë fare të ndërhynte Vuçiqi tek serbët se kë do duhej ta votonin serbët e Kosovës, sepse nuk do të çonte peshë për votat e serbëve të Kosovës. 

Mirëpo, ai e di mirë se është shtet dhe tani fton serbët e Kosovës të votojnë partinë e tij për ta votuar atë. Kjo bëhet për shkak të përpjekjes së ndikimit të Beogradit në Kosovë.

Vuçiqi, edhe pse këtu përzihet në punët e brendshme të Kosovës, le të “mbetet e drejtë e tij” të këshillojë e të thërrasë serbët e Kosovës  se kë duhet ta votojnë. Ai nuk e kupton se, edhe pse i thërret këta serbë, pikërisht përmes kësaj thirrjeje, në një mënyrë del se është plotësisht i vetëdijshëm që Kosova nuk është më nën Serbinë, pra se është e pavarur.

Lidhur me këtë kërkesë të Vuçiqit, nuk e shoh të arsyeshme të reagohet, por reagimi do duhej bërë kundër veprimeve armiqësore të Listës Serbe ndaj Republikës së Kopsovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu