ARKIVI:
7 Mars 2026

Pse Albin Kurti PO, e Lumir Abdixhiku JO

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Nga: Agron Mani
____
Albin Kurti është më i afti për t’i fituar votat në zgjedhje dhe, njëkohësisht, më i paafti për të qeverisur me to.
Këtë e ka dëshmuar pesë vitet e tij qeverisëse.
Ai nuk fiton sepse ka program më të mirë, por sepse e njeh më mirë psikologjinë e masës.
Ai nuk u flet qytetarëve të emancipuar – sepse ata janë pak – por masës së paemancipuar politikisht, që kërkon emocion, jo projekt.
Doktrinën e polarizimit të shoqërisë Albin Kurti e ka studiuar thelbësisht në mijëra faqe të librave për populistët botërorë, prandaj ai, jo rastësisht, e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, jo rastësisht e kthen votën në akt identitar fetar, kombëtar, nacionalist (pasha musafin, hajvana, zuzarë, bashkëpunëtorë të serbëve).
– Ky u jep mbështetësve ndjenjën se janë të përjashtuar që 20 vjet.
Dhe kjo funksionon, sepse Kosova, dhe sidomos diaspora, ka me bollëk: votues emocionalë,
votues të painformuar,
votues që nuk i jetojnë pasojat e politikave,
votues që reagojnë më shumë ndaj fjalëve sesa rezultateve.
Kurse, në anën tjetër:
– Lumir Abdixhiku ka studiuar me mijëra faqe libra për doktrinën se si ndërtohet shteti, demokracia, ekonomia, shëndetësia, politika me miq ndërkombëtarë, miqësinë e jo ndasinë; dhe për këtë arsye LDK flet për institucione, reforma graduale, shtet ligjor, politika publike. Në zgjedhje ky dhe LDK ofroi një program qeverisës ndër më të mirët që ka pasur dhe që do të ketë në 20 vitet e ardhshme; ofroi njerëz, kuadro, profesionistë prej më të mirëve që çdo shtet do t’i kishte zili. Jo rastësisht edhe Albin Kurti e donte me çdo kusht në qeveri.
Programi i Lumirit u ofrua çdo strukture, çdo grupimi, çdo moshe, çdo qytetari me zgjidhje dhe zhvillim programor.
Pra, ai flet me qytetarin racional, sepse e respekton dhe dëshiron ta trajtojë me dinjitet, por problemi është se ky qytetar nuk përbën shumicë.
– Kurti nuk ka nevojë të jetë konsistent, as ideologjikisht i pastër.
Ai është makiavelist funksional; ideologjia për të është mjet, jo qëllim.
Sot majtist, nesër nacionalist, pasnesër moralist – aq sa i sjell votë.
– Abdixhiku, përkundrazi, mbetet brenda kornizës së demokracisë liberale dhe korrektësisë politike.
Kjo është virtyt shtetëror, por disavantazh elektoral në një shoqëri të polarizuar.
– Kurti fiton sepse i përshtatet nivelit të masës.
– Abdixhiku humb sepse nuk e ul veten në atë nivel; ka tjetër ideologji, kulturë jo polarizuese, por përbashkuese, kulturë shtetformuese. Kjo ideologji politike quhet Rugovizëm.
Dhe demokracia humb, sepse manipuluesi duket më i fortë se ndërtuesi.
Kjo nuk është fitore e ideve të Kurtit, por fitore e një grumbullimi të elektoratit të shumtë, të legjitimuar edhe nga PISA si ndër më të paditurit, pra edhe më të paemancipuar politikisht.
– Kurse Abdixhiku dhe LDK humbin sepse respektojnë dhe duan një elektorat më të emancipuar politikisht, që ende nuk ekziston në shumicë; një elektorat që përpiqen ditë e natë ta krijojnë me reforma në arsim, mësim tërëditor, digjitalizim etj.
– Kurti flet me masën, Abdixhiku flet me qytetarin.
– Kurti e njeh shumë mirë një të vërtetë brutale të demokracisë së brishtë: masa nuk mendon, masa reagon.
– Kurti përdor polarizimin moral, jo programin.
– Kurti nuk u thotë votuesve çfarë do të bëjë, por kush janë ata: të ndershëm kundër hajnave, popull kundër elitës, “ne” kundër “atyre”.
Votuesi nuk e pyet më veten: “A është ky program i mirë?”, por: “A jam unë pjesë e anës së drejtë?”, dhe kalon pa menduar në taborrin e “të mirëve”.
– Suksesi i Kurtit nuk vjen vetëm nga votuesit tradicionalë, por nga: të zhgënjyer it, diaspora emocionale, votuesit pa kulturë programore.
Albini ua jep një rol: “Ti je viktimë, unë jam zëri yt”.
– Abdixhiku do votues që lexojnë, krahasojnë, kuptojnë politika publike.
Por ky grup është numerikisht i vogël.
– Kurti nuk ka nevojë të jetë konsistent; mjafton të jetë bindës.
Kontradiktat e tij – sot thotë një gjë, nesër tjetrën; sot antisistem, kundër flamurit laraman, kundër gjykatës, sindikatës, policisë, arsimtarëve, gazetarëve; nesër prosistem; sot laik, nesër fetar sipas interesit – nuk e dëmtojnë, sepse votuesi i tij nuk kërkon koherencë, por ndjenjë përfaqësimi.
– Abdixhiku, me ideologji shtetërore, përkundrazi, është i “burgosur” i koherencës dhe korrektësisë. Kjo është fryma rugoviane – virtyte që nuk shpërblehen më në mjedisin politik populist, të kapluar nga klientelizmi dhe grupet e interesit.
Kjo nuk është fitore ideologjike e Kurtit, por fitore teknike mbi një shoqëri të lodhur, shpesh të zhytur në kotësi, fe, tradita të papërshtatshme për shekullin tonë; shoqëri të paarsimuar politikisht dhe shumë lehtë të manipulueshme, aq sa rrezikon të prishet rendi kushtetues laik dhe properëndimor.
Andaj, edhe po t’u kërkojnë të tjerët që Abdixhiku të japë dorëheqje, apo edhe po ta japë ai vetë si akt moral përgjegjësie, zor se vjen një më i mirë se ky; dhe edhe po të vijë, gjendja nuk ndryshon për së afërmi. Sepse LDK është e vetmja parti politike që nuk përdori populizmin, klientelizmin e nepotizmin për të ushqyer elektoratin e saj; nuk i shpërbleu apo bleu votat me toka, parcela, fabrika të rrënuara gjatë privatizimit të pasurive shtetërore, as me pozita në institucione shtetërore, aeroporte, KEK, KEDS, ZRRE, ZHPT-ja, LMG-ja….
LDK kurrë nuk i bleu zgjedhjet – një votë 100 euro. siq kan ble partit e tjera e së fundmi edhe rekordmenët e qeveris Kurti.
Andaj, kjo ideologji politike rugoviste, që në fillim ndërtoi shtetin në rrethana tepër të rënda, sot e ka vështirë dhe duket si demode në kohën e klientelizmit, interesit të ngushtë personal, paditurisë dhe theqafjes shtetërore, qëkjo parti ky Rugovizëm modern i Abdixhikut, në këtë fazë të sjell vota.
LDK ka një faj të madh – nuk po flas për faje të vogla, ato ia kam thënë gjithmonë, kjo frymë intelektuale e Rugovizmit që Lumiri përfaqësoi është para kohës.
Me gjasë, pas 20 vjetësh, njerëzit do të Rugovizohen.
Faleminderit për kulturën politike që na ofruat Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ju:
Alban Zogaj, Janina Ymeri dhe të gjithë ju të tjerët #Rugovizmi

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pergezime z Mani. Ke bere nje analize aq objektive sa qe askush nuk do te mundet me te kundershtue.
    Per sa i perket Lumirit, plotesisht pajtohem me ty, por mendoj se per te miren e LDK-se ai do te duhej te jap doreheqje.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu