
Halil Geci, Skenderaj
____
UNË NUK IKJA NGA LDK-JA KUR KRISTE KALLASHI – JU DJATHTISTËT QË SOT “E MBRONI” LDK-NË PO SHITNI SOVRANITETIN
____
Ky është reagimi im ndaj disa zuzarëve e zuzaricave që më akuzojnë pse po e mbroj Albin Kurtin.
Po, e mbroj Albin Kurtin, edhe pse nuk jam pjesë e partisë së tij dhe e mbështes pa asnjë interes personal, sepse sot ai përfaqëson atë minimum politik që mbron Kushtetutën, sovranitetin dhe shtetin e Kosovës.
Ata që më akuzojnë se po e mbroj Kurtin. Le ta kenë të qartë:
unë nuk e mbroj njeriun, por parimin.
Sot disa zuzarë djathtistë, në emër të Rugovës, po legjitimojnë amanetin e Rankoviçit.
Unë s’kam luajtur bythën kur ka krisur kallashi në kohët më të vështira. Kur ballafaqoheshim me një botë kriminelësh, me shumë bela mbi supe, vetëm pse ishim mbështetës të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së.
Në mjedisin e Drenicës këtë qëndrim e kemi mbrojtur me sakrificë, në kohë kur disa nga gjeneralët e Hashimit thonin hapur:
“Po të na jepej rasti, më parë do ta vrisnim Rugovën se Millosheviçin.”
Kjo është e vërteta që sot po mundohet të varroset.
LDK-në dhe Rugovën i kam mbështetur vetëm për një arsye: sepse mbronin Kosovën dhe sovranitetin e saj, cep më cep. Ndërsa juve disa zuzarve çë e mbështetni “rrugën e re” të dadës Lume, sot po notoni në korrizin e vdekur politik të Ibrahim Rugovës, duke e përdorur emrin e tij për të justifikuar dorëzimin e shtetit.
Ju e keni nënshkruar dy herë Zajednicën dhe e keni votuar në Parlament. Ky ishte hapi i parë drejt shkëputjes së veriut, përmes një autonomie të zgjeruar brenda shtetit. Hapi tjetër, i pashmangshëm, është shkëputja e plotë e veriut, me disa komuna serbe të jugut të marrë peng pas tij.
Ju që sot flisni në emër të LDK-së, në fakt jeni përkrahës të amanetit të Rankoviçit. Amanet që e keni zbatuar de facto dhe de jure, pikë për pikë: që veriu i Kosovës të mbetet i Serbisë.
Dhe kjo nuk është e vetmja tradhti.
I keni bërë tapi Serbisë 40 kisha shqiptare, pa qenë kurrë serbe, dhe i keni shpallur me ekstraterritorialitet. Me një fjalë të thjeshtë:
keni krijuar 40 mini-shtete brenda Kosovës.
Unë, Halil Geci do t’i përkrah ata që e kanë ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën dhe sovranitetin, ashtu siç e ka ruajtur dikur Ibrahim Rugova, cep më cep.
Edhe një herë po ju përgjigjem juve, disa djathtistëve që e quani veten LDK-istë, si dhe disa zuzarëve që lehni si zagarë në komente, e që s’keni as guxim e as fytyrë politike ta mbroni të drejtën mbi shtetin, ta mbroni Kushtetutën dhe sovranitetin. Ju tradhtinë e shisni si atdhetari, ndërsa atdhetarin e paraqitni si tradhti.
Ju që nuk guxoni ta mbroni as sovranitetin, as veriun, sepse shefat tuaj e kanë shitur atë në vitet 2013 dhe 2015. Ju, bashkë me ta, e keni përtypur tradhtinë me turp, ndërsa përfitimet e asaj tradhtie ua kanë mbuluar shefat tuaj me ndonjë post deputeti. Disa që kanë qenë më afër “polarit” i kanë ngrënë edhe rublat ruse. Pikërisht për këtë arsye sot e shani Albin Kurtin dhe i duartrokisni tradhtisë.
Unë s’kam ndërruar anë, por kam dalë në krah të atdheut.
Ju keni ndërruar parime, moral dhe Zot.
Edhe pse nuk jam anëtar i partisë së Albin Kurtit, jam mbështetës i tij për aq kohë sa ai e mbron atdheun, Kushtetutën dhe sovranitetin, njësoj si Rugova dikur.
Ky jam unë.
Mbështes i të mirës dhe partis GUXO, të ndërtuar nga Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla.
Ndërsa ju pa asnjë ekuivok, jeni mbështetës të tradhtisë.


