ARKIVI:
29 Korrik 2026

Për Xhim Xhemën nga Medvegja, biznesmeni dhe veprimtari i dalluar në SHBA, që gjithë jetën ia përkushtoj kombit

Shkrime relevante

At Pjetër Meshkalla, ndërgjegja e lirë që sfidoi diktaturen komuniste

Nga Frank Shkreli ____ Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura...

Surpriza ka ardhur! Truri i një personi të moshuar është shumë më praktik sesa besohet zakonisht

Agim Vuniqi, Vashington SUPRRIZA KA ARDHUR!* Drejtori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit...

Replikë ndaj pikëpamjeve të Milazim Krasniqit mbi krishterimin dhe identitetin fetar të shqiptarëve

Islamizimi i fëmijëve Nikollë Loka, Tiranë ___ Shkrimi i Milazim Krasniqit "Kriza e sotme...

Përgjigje kryeideologut të islamizimit

Kundërpërgjigje kryeideologut të tjetërsimit- Haxhi Qamilit të kohës sonë - Akademik...

Liria e ndërgjegjes nuk është “çështje sigurie”

Blerim Nika, Kaliçan, Istog ___ Shkrimi i fundit i Prof. Milazim Krasniqit nuk...

Shpërndaj

Xhim XHEMA, nga Medvegja
Është veprimtar dhe biznismen i dalluar Shqiptarë në SHBA,
I CILI NJË JETË IA KUSHTOI SHQIPTARISË,
në angazhimin e veçantë patriotik në kauzën Kombëtare
Biografia
Xhim – Xhemail Xhema është i lindur në Tupallë në vitin 1942.
Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Tupallë dhe katër të tjera në Medvegjë i kreu në gjuhën serbe.
Shkollen e mesme e filloi në Gjilan dhe e mbaroi në Prishtinë.
Në shtator të vitit 1960 ia filloi punës në Svircë, kurse në Tygjec e jepte lëndën e gjuhes frënge në klasën e V-, e cila ishte hapur ate vit. Ka punuar edhe në vendlindje edhe në Banjën e Siarinës.
Më 1968 ka migruar në SHBA te axha i vet dr. Hajdar Xhema, i cili ishte drejtor i një klinike në Nju Jork dhe mjek personal i Presidentit te Amerikes ate kohe. Më 1980 për shkak se ishte i ndjekur migroi edhe i vëllai dr. Ramadan Xhema dhe zhvilluan aktivitet kombëtar në saje të njohjes me kongresmenin Joseph J. DioGuardi dhe personalitete jera të rëndësishme. Hyn ne mesin e njerezve me te pasur te Amerikes me nje pasuri disa milioneshe. Biznesi i tij Xhema Construction eshte mjaft i suksesshem.
Angazhimi patriotik
Eshte aktivist i çeshtjes shqiptare vite me rradhe bashke me te vellaun Ramadanin ku kane kontribuar si materialisht ashtu edhe intelektualisht ne saje te lidhjeve te me politikane te shumte te Amerikes. Mesa duket ky aktivitet eshte verejtur edhe nga sherbimi sekret serb. Ne nje nga takimet e fundit me Holbrook-un, Millosheviç permendi emrin e tij si nje manipulator dhe keqinformues i ca segmenteve te politikes amerikane.
Xhim Xhema me Albin Kurtin
Presidenti i Shqipërisë SH.T.Bujar Nishani, në vitin 2014, e dekoroi në Nju Jork, me dekoratën U “Nderi i Kombit” pesë individë veprimtaria e të cilëve në periudha të ndryshme lidhet shumë me me çështjen tonë kombëtare, përfshirë Jimm Xhemën, dhe Anthony Athanas (pas vdekjes), Nikolla Pano, Harry Bajraktari, Richard Lukaj.
Lidhjet e jashtme
____
Foto:Xhim Xhema, veprimtar dhe biznismen i dalluar shqiptarë në SHBA,Jonuz Fetahu Zenel Neziri, Ismet Selmani dhe Fadil Selmani, nga Medvegja.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu